Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- UDHË E FSHEHUR

Atdhe Geci 

UDHË E FSHEHUR

Mërgimi s´është udhë por ikje 
përballje  me  të  panjohurën 
përballje me qiej krejt të huaj 
përballje me mallin  dhe  lotin. 

 
Jeta në mërgim është e ftoftë 
zjarr i ngrirë  midis kraharorit 
ku i mërguari dhe e mërguara 
humbasin gjuhën e identitetin. 

 
Udhë e errët e mërgimit vret 
më të shenjten e mërgimtarit 
indin e gjuhës së nënës, dhe 
gjaken e zemrës së atdhenjtë. 

  
Plagë  e  mërgimit  nuk është 
festë, e as dëshirë kombëtare 
me mërgime  po  zvoglohemi 
jeta në mërgim është e rëndë. 

  
Unë s´di ta festoj jetën këtej 
mbi skelete ëndrrash të rëna 
as  me  lumturi  të kallajisura 
mërgimi s´është udhë po ikje!… 

Atdhe Geci – Dortmund, 2023 

 

Shperndaje ne
Updated: 19 Mars, 2023 — 01:57

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.