Letërsi Shqiptare: Atdhe Geci- KËMISHA E DEHUR

KËMISHA E DEHUR

Autor: Atdhe Geci

Kam provuar sy të bukur grash

dhe buzë të kuqe gjak, e  gjij të

përvëluar! Por, shijuar s ́ kam si

buzët e  së ardhurës në Roganë!

 

Motër  e  ajrit  e ulur në kopsht

dëgjuar i kam lulet tek fjalosen

era përpiqej paq ti pajtonte, por

hija vranshëm fliste nën vetulla.

 

Ca pemë vere frutat  i  pjekin në

mëngjes, e disa tjera janë natore

tokën tonë  ne  duhet ta njohim,

në dashuri ne jemi epiko-lirikët.

 

Në Roganë jetuar kam 20 vjet

moshën më të harlisur të rinisë,

me  muzën  kam  bashkëjetuar,

e sytë e vajzave i kam në shpirt.

     

Hëna në Roganë mbetet natore

natore mbeten yjet, hijet e tyre

Një këmishë e dehur nga prilli

thërret! Jam e duhura, puthëm!…

 

Atdhe Geci

 

Shperndaje ne
Updated: 20 Maj, 2023 — 17:03

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.