Letërsi Kombëtare: Kasam SHAQIRVELA – VADITJE TROJESH

Një poezi e marrë nga libri poetik, me titull: “Dhimbje ka Atdheu”, të autorit,

Kasam SHAQIRVELA

VADITJE TROJESH

Dhe sinorit ç’i theri plaga
Një herë nga dhimbja dy herë nga vraga
Shtrihej vala lemeri
Që nga jugu deri në veri…
Vaditen Trojet nëpër Arbëri
Kemi Nishin dhe Morenë …
Dhe sa të tjera që skuqën dhenë
Kur për Qele Kulla koka prenë
Vezirët shqiptarë për osmanlinë
Dhe Turhanët si në Janinë..?!
*
Në More dhe në Nish…
Në vend të gurëve për Kala
                                                       Koka të prera, të grirë mish

Ç’kullojnë në gjak plis e këmishë
Ngrihen klithjet deri në “hava”.
*
Histori moj në të thënçin…
Për shumë cuba e vasha nëne
Se për ne atë besë dhënshin…
Qe dhe mbete një kasaphane!

 

© Kaso VELA

Shperndaje ne
Updated: 24 Korrik, 2023 — 13:42

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.