Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci – LEHRAVE TË OLIMPIT

PLEHRAVE TË OLIMPIT

Asgjë s´ ndrrueka koha pa i ndërruar

nga Olimpi asnjëri  nuk bie vetëvetiu

duhet të ngritën tallaze si  të detit, që

plehu i Olimpit  të  hiqet e  pastrohet

Në  atdheun  tim  drejtësia gjykohet

me gabime, me  dëshmi  të rrejshme

dhe  anime, e  vërteta  duhet  të  jetë

fanar, që  asnjë  stuhi të mos e shuaj

Ah, si  ta  shoh  kombin  tim kështu

të ndarë dhe të përçarë brenda vetes

një qeveri që i plagosë të vetët e vetë

s´di nga cila dritare duhet të shohim

I ashpër është populli kur krye ngre

ai i bie me gjithë  forcën  pushtuesit

a keni dëgjuar për Adem Jasharin e

UÇK-në, ai  është trimi i Dardanisë

Nga vështrim im për pellazgë-ilirinë

të gjithë armiqtë  i  kemi afër kufirit

duhet të ngritën tallaze si të detit, që

plehu i Olimpit të hiqet e të pastrohet.

Atdhe Geci – Dortmund

Shperndaje ne
Updated: 13 Prill, 2024 — 09:09

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.