Pse po na mungon kultura politike, juridike dhe demokratike?

Para një shekulli eruditi jonë i madh Faik Konica, pat trumbetuar duke thënë; Armiku më i madh i shqiptarëve është vetvetja. Ndaj, disa politikan tanë, a thua pse ndonjëherë nuk e mendojnë (kujtojnë) këtë thënie të tij ?…

Shkruan: Mr. Bislim Aliu

E marte 18 Nëntore 2014

Ismail Kadare

Ismail Kadare

Ky ngërç politik 5 mujor, po tregon kjartas dhe sheshazi se politikanëve tanë, po ju mungon në masë të madhe kultura politike, juridike dhe demokratike. Po ju mungon atdhedashuria dhe njëmendësia për vendin dhe për shtetin.

Dhe, a mos vallë, a është harruar populli dhe shteti? Si të harrohet populli i cili me vullnetin më të lartë pat votuar me 8 qershor. Këto votime u cilësuan si më të mirat në 15 vjetët e fundit. Fjalë miradie u shprehën edhe ndërkombëtarët duke e lavdruar popullin për këto votime të sukseshme.

Zatën votimet e 8 qeshorit, treguan dendur kulturën dhe demokracinë e lartë të popullit. Pra qytetarët si vlera më e lartë e një shteti tregoi intelektualizëm dhe demokraci logjike për shtetin dhe për përparimin e tij.

Disa politikan tanë, duhet gjithsesi ta përkrahin këtë kulturë politike të popullit. Me këte dua të them se populli është më tepër i vetëdijesuar se sa politikanët tanë. Populi pra, më tepër mendon për shtetin, e politikanët tanë mendojnë më tepër vetëm për pushtetin. E popullin dhe institucionet e shtetit i kanë harruar. A thua, për këte i morën votat; që të mendojnë më tepër për shtetin, apo vetëm për pushtet?

Kjo amulli e pushtetarëve tanë po e brengos popullin dhe për këte populli ësht tejet skeptik në disa politikan kosovar. Dhe deri kur ata të luajnë me ndjenjat e qytetarëve që vazhdimisht po shkon në dëm të Kosovës. Apo, vallë, a e kanë ndërmend që të vetëdijesohen se shteti është mbi të gjitha e jo pushteti?…

Deri kur politikanët tanë do të vetëdijesohen?

Qytetarët e Kosovës vetëdijesimin e vet e tregoi në zgjedhjet e 8 qershorit. Ky vetëdijesim ishte i lartë. E politikanët tanë pse nuk po e përkrahin këtë vetëdijesim të popullit. Përkundrazi, ata po tregojnë varg e vijë një vetëdijesim të mangët, jonjerëzor dhe aspak parimor për formimin e institucioneve.

Si të dilet nga ky ngërq politik dhe, a thua, a pati nevojë Kosova për këtë ngërë? Dhe kush e solli këtë ngërq politik? Zgjedhjet e 8 qershorit si parti fituese e zgjodhën PDK-në.

E formimi i bllokut pasgjedhor LDK AAK Nisma dhe Vetëvendosje e krijuan ngërçin politik. Ndaj, ky ngërq politik është kryekput peng i mosmarrveshjeve dhe i funksionimit normal të institucioneve të shtetit.

Ndaj, qe 5 muaj shteti në Kosovë nuk funksionon dhe kjo papërgjegjësi e dëmton shumë përparimin Kosovës. Ky peng i palogjikshëm dhe aspak parimon qiti në shesh inatet e mëdha partiake. Dhe nuk e di se si do të largohet ky ngërë politik kur këto dy blloqe nuk komunikojnë në mes vete dhe nuk tregojnë asnjë shenj përafrimi.

Pse LDK-ja është humbësja më e madhe

A isjte e nevojhme formimi i bllokut opozitar LDK AAK Nisma dh Vetvendosje? Jo nuk ishte e nevojshme dhe tani po dihet kjartas se ishte gabim i madh. Në këtë formim bllokues, LDK-ja po del si humbësja më e madhe. Ajo në vend se t’i ofrohet partisë fituese PDK-së dhe ta qeverisin vendin, ajo u bashkua bllokut VLAN, i cili që nga fillimi kishte koncept antikushtetues.

Sa herë duhet të gaboi lideri i LDK-së Isa Mustafa? I humbi tri pale zgjedhje, e humbi kryetarin e Prishtinës, pas formimit të bllokut, vendin e kryeministrit ia dhuroi liderit të AAK-së. E tani pyetemi; a thua deri kur Kryesia e LDK-së duhet ta durojë që t’ia humb autoritetin e LDK-ë?

LDK-ja gjatë zgjedhjeve të 8 qershorit u rendit e dyta, por edhe tani, brenda bllokut opozitar nuk është lidere në udhëheqje. Kjo më së miri e dëshmon kur vendin e kryeministrit ia dhuroi Aleancës.

Sido që të jetë LDK-ja duhet gjithsesi të reflektojë dhe t’i ofrohet partisë fituese PDK-së. Kjo mendoj se është logjika më e mire për funksinalizimin e institucioneve të shtetit. Mendoj se është momenti i fundit që LDK-ja ta ruaj autoritetin e një partie serioze dhe një partie me vision të qartë që së bashku me PDK-në partinë fituese ta udhëheqin vendin. Vetëm kjo udhëheqje, tani për tani i duhet Kosovës. Dhe, a thua, deri kur do të vazhdojë kjo amulli e moszgjdhjes? Dhe, a mos vallë, tani është momenti i fundit që domosdoshmërisht dhe patjetër duhet të largohet ky ngërç politik. Pa mëdyshje, është e nevojshme që të bashkëpunohet me partinë fituese PDK dhe të bisedohet shtruar për formimin e institucioneve.

Patjetër duhet të angazhohen më seriozisht ndërkombëtarët

Nuk e di se disa politikanë tanë, a e kanë studjuar mirë deklaratën e ambasadorës amerikane Trejsi An Jakobson, kur ajo shtruar deklaroi se në çfarë gjendje politikanët e sollën Kosovën duke thënë; Mos e dh. punën. A thua ky mendim i saj nuk po mjaftuaka për të parë gjendjen e vështirë që ka ardhur Kosova.

Populli gati krejtësisht e ka humbur durimin duke e shtuar pesimizmin se a thua kur do të formohen institucionet e shtetit. Disa politikan tanë, sikur nuk po i marrin seriozisht deklaratat dhe këshillat e disa ndërkombëtarëve.

Ngërçin politik mund ta largojnë vetëm ndërkombëtarët, e sidomos SHBA-ja. Dhe, ata, bile tani, duhet më seriozisht t’i qasen këtij problemi. Pra të përfillet mendimi i kushtetueses dhe t’i dëgjojmë ndërkombëtarët.

Shpresoj dhe më mban shpresa, që më në fund (bile gjatë kësaj jave) të fillojnë shenjat pozitive për t’i zgjedhur institucionet. Pra të mendohet dhe të punohet më tepër për shtetin se sa për pushtetin. T’i largojmë inatet në mes vete dhe të komunikojmë përherë, për të mirën e shtetit dhe të vendit.

Vetëm kjo do t’na shpie përpara. Vetëm bashkëpunimi dhe përgjegjsia për shtetin i duhet Kosovës. Dhe deri kur duhet pritur që shteti dhe institucionet e saj të funksionojnë. Mos vallë, që përfundimisht duhet të mësohemi; “se nuk ka vlera pa parime dhe se demokracia pa dije, është e rrezikshme” J. Kennedi. Mendoj se është momenti i fundit që t’i zgjedhim institucionet meqë tani e tutje pa to nuk ka më logjikë, ligjshmëri por as demokraci. Pra të mendohet shumë më seriozisht për shtetin dhe për qytetarët, dhe mos ta harrojmë pyetjen; me këtë ngërç politik kah po duam të shkojmë dhe a ka nevojë që edhe më tej të ekzistojë?…

Shperndaje ne
Updated: 20 Nëntor, 2014 — 22:01

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. ashtu eshte e verteta duhet te dal sheshit heret apo vone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.