ZHVILLIMI I IDEOLOGJISE DHE I KULTURES SE RILINDJES KOMBETARE (VITET 80 Te SHEK. XIX – 1912)

1. MENDIMI POLITIKO-SHOQEROR, SHKRIMI DHE SHKOLLA SHQIPE

Levrimi i gjuhes shqipe dhe perhapja e shkrimit shqip

Abdyl Frasheri

Abdyl Frasheri

Pas themelimit te Lidhjes se Prizrenit me 1878 dhe te Shoqerise se Stambollit me 1879 mori hov levizja per levrimin dhe studimin e gjuhes shqipe. Mendjet me te ndritura te kohes, si Kostandin Kristoforidhi, Naim Frasheri, Sami Frasheri, Jeronim de Rada, Pashko Vasa, Jani Vretoja, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta etj., duke e njohur mire gjuhen amtare dhe duke pasur besim te patundur ne zhvillimin e saj te shpejte, iu perveshen me zell nje pune te shumanshme qe nuk vonoi te jepte perfundime te dukshme. Drejtimet kryesore te perpjekjeve te tyre, qe kushtezoheshin nga kerkesat e kohes, ishin perhapja e shkrimit shqip, pastrimi i gjuhes shqipe nga fjalet e huaja te panevojshme, pasurimi i saj sidomos me terma shkencore e me fjale te tjera te fjalorit abstrakt dhe perpunimi i disa normave gjuhesore qe do te conin shkalle-shkalle ne zhvillimin e vazhdueshem te gjuhes letrare shqipe. Me keto perpjekje atdhetaret rilindes synonin te forconin bashkimin dhe afirmimin kombetar te popullit shqiptar, per te cilet nje faktor vendimtar ishte gjuha, si tipar themelor qe dallon cdo komb.
Alfabeti i Shoqerise se Stambollit (1879) me 36 shkronjat e tij i plotesonte mire kerkesat fonologjike te gjuhes shqipe dhe, me gjithe mungesen e shkollave shqipe, ishte perhapur nder shqiptaret brenda e jashte vendit. Por, duke qene i perzier edhe me disa shkronja greke dhe me disa shkronja te vecanta, ai paraqiste mjaft veshtiresi per botim librash e fletoresh neper shtypshkronja. Pervec kesaj, megjithese beri te mundur menjanimin e disa alfabeteve te perdorura me pare, alfabeti i Stambollit nuk mbeti i vetmi alfabet per shkrimin e shqipes. Keshtu ne Shkoder vijoi te perdorej alfabeti tradicional i shkrimtareve klerike te Veriut. Madje, ne kapercyell te shek. XX ne ate qytet u vune ne perdorim dy alfabete te reja: alfabeti thjesht latin i Shoqerise “Bashkimi”, i themeluar me 1899 nga Preng Doci, Gjergj Fishta etj., dhe alfabeti i Shoqerise “Agimi”, i formuar me 1901 nga Zef Mjeda, Ndre Mjeda etj. Gjate kesaj periudhe ne Shkoder nuk munguan edhe perpjekjet per ta shkruar shqipen me alfabetin arab.
Rilindesit u perpoqen edhe per pastrimin e pasurimin e fjalorit, gje qe diktohej nga vete gjendja e gjuhes shqipe, e cila, ne kushtet e nje prapambetjeje te gjithanshme te popullit shqiptar, ishte e mbushur me fjale te huaja dhe kishte mbetur e varfer sidomos per fjale te fushave te ndryshme te shkences e te kultures. Per t’ia arritur ketij qellimi te dyanshem u shfrytezuan me shume mjetet fjaleformuese te gjuhes shqipe, duke krijuar keshtu nje numer te madh fjalesh te reja, nje pjese e mire e te cilave i kane qendruar kohes. Te tilla jane, p.sh., fjalet ndergjegje, vetedije, cilesi, sasi, folje, rrokje, peremer, atdhe, memedhe, kryeqytet, qyteteroj etj. eshte e vertete se perpjekje per te krijuar fjale te reja ishin bere edhe me pare, duke nisur qe nga Buzuku, Budi e Bogdani e deri te Naum Veqilharxhi. Por perpjekjet e dhjetevjecarit te fundit te shekullit te kaluar ne kete fushe dalloheshin per karakterin e tyre me te vetedijshem, per permasat e gjera dhe per perhapjen e madhe qe paten.
Per pasurimin e fjalorit te gjuhes shqipe u shfrytezua ne radhe te pare visari i pasur i gjuhes popullore. Per kete qellim u mblodhen nga goja e popullit fjale e shprehje te rralla qe rilindesit i shtine ne perdorim ne veprat e tyre. Ne kete pune fisnike u dallua ne menyre te vecante Kostandin Kristoforidhi, i cili i ra kryq e terthor mbare vendit, duke mbledhur nje visar te pasur, qe e perfshiu edhe ne vepren e tij madhore “Fjalori i gjuhes shqipe”. Por kete veper me vlere te madhe autori nuk mundi ta botonte sa qe gjalle. Pas shume perpjekjesh, ky fjalor u botua me ne fund me 1904 ne Athine. Fjalori nuk kishte karakter dialektor, si fjaloret e botuar me pare, por ishte nje fjalor i mbare shqipes. Shpjegimet aty jepeshin ne gjuhen greke, por kishte edhe shpjegime plotesuese shqip. Ata qe nuk dinin greqisht e perdornin per te gjetur ekuivalenten greqisht te fjales shqipe.

ismail_qemali_1

Ismail Qemali

Me 1908 u botua ne Shkoder nga Shoqeria “Bashkimi” nje tjeter fjalor i gjuhes shqipe me shpjegimet ne gjuhen italiane.
Drejtimi tjeter kryesor, ku u perqendruan perpjekjet per levrimin dhe studimin e gjuhes shqipe, ishte perpunimi i disa normave drejtshkrimore e gramatikore dhe studimi i struktures gramatikore te gjuhes. Edhe ne kete fushe puna nuk nisi nga e para. Perpjekje te tilla ishin bere edhe me perpara. Por pas vitit 1880, ne kushtet e reja te rritjes se levizjes kombetare, shtrohej detyra per nje pune me te vetedijshme dhe me synime me te qarta. Ne shkrimet shqipe duheshin zbatuar disa norma drejtshkrimore qe t’i benin ato sa me te kuptueshme per te gjithe shqiptaret, pavaresisht nga baza dialektore. Per nje pune te tille te vetedijshme shprehen ne shkrimet e tyre sidomos Kostandin Kristoforidhi, Samiu, Naimi etj. Gjate kesaj periudhe u bene perpjekje edhe per nje afrim te dy varianteve te shkruara te shqipes. Por, ne kushtet e sundimit te huaj dhe te percarjeve krahinore e fetare, te ushqyera nga armiqte e jashtem e te brendshem, keto perpjekje nuk mund te shkonin larg. Ne keto rrethana, kur edhe nje pjese e shkrimtareve vijonin te perdornin ne shkrimet e tyre nje gjuhe thjesht dialektore, ishte shume e veshtire te perpunoheshin e te zbatoheshin nga te gjithe norma drejtshkrimore e gramatikore te njesuara. Megjithate, u be nje pune e madhe per vendosjen e disa normave drejtshkrimore e gramatikore, qe shenuan nje hap te rendesishem perpara ne zhvillimin e metejshem te gjuhes letrare shqipe.
Nje vemendje e posacme iu kushtua edhe studimit te struktures gramatikore te gjuhes e kjo duket qarte edhe nga botimi i disa gramatikave me vlere, te hartuara kryesisht nga autore shqiptare. Nga keto dallohen sidomos gramatika e Kostandin Kristoforidhit (1882), me shpjegim ne gjuhen greke, “Shkronjetorja …” e Samiut (1886), qe eshte e para gramatike e gjuhes shqipe, gramatika e Gjergj Pekmezit (1908), me shpjegime ne gjuhen gjermane, gramatika shqipe e Anton Xanonit (1909) etj.
Puna per levrimin e per studimin e gjuhes beri te mundur zhvillimin e metejshem te gjuhes letrare shqipe.
Ne fund te shek. XIX dhe ne fillim te shek. XX u shtuan edhe me shume perpjekjet e atdhetareve shqiptare per lirine e mesimit te gjuhes shqipe dhe per celjen e shkollave shqipe. Edhe pas hapjes se shkolles se Korces ne vitin 1887, gjendja e arsimit ne Shqiperi mbeti e mjerueshme. Gjithe sistemi arsimor osman perbehej nga shkollat fillore (mejtepe) ne qytete e ne fshatra, nje pjese e madhe prane xhamive, nga disa shkolla gjysme te mesme ose qytetese (ruzhdie) qe funksiononin ne qytete, ndersa shkolla te mesme shteterore (idadie) ishin ngritur vetem ne kryeqendrat e kater vilajeteve. Mesimet zhvilloheshin kudo ne gjuhen turke, ndersa numri i femijeve qe i ndiqnin keto shkolla ishte shume i paket. Ne keto rrethana atdhetaret rilindes si ne memorandumet e peticionet e njepasnjeshme, qe i derguan Portes se Larte dhe Fuqive te Medha nga kolonite e mergimit e nga brenda vendit, ashtu edhe nepermjet organeve te shtypit shqiptar te viteve 1897-1908, protestuan ndaj kesaj gjendjeje te rende te arsimit ne Shqiperi dhe kerkuan me kembengulje qe shqiptareve t’u jepej e drejta e mesimit te lire te gjuhes amtare shqipe dhe qe te hapeshin kudo ne Shqiperi shkolla shqipe te te gjitha hallkave. Organet e shtypit theksonin se “ne shqiptaret duhet te hapim shkolla shqipe ne Shqiperi dhe te mesojme ne gjuhen tone”, “te celim shkolla shqipe ne te gjitha anet e Shqiperise, ne cdo qytet dhe ne cdo fshat, me qellim qe te lulezohet Shqiperia” (“Shqiperia”, 1897, “Gjuha shqipe dhe shqiptaret”; “Drita” 1903, “Kombet e tjera dhe shqiptaret” etj.)
Atdhetaret, me gjithe pengesat e qeverise turke, nuk i nderprene perpjekjet per te perhapur arsimin ne gjuhen amtare. Pervec dy shkollave shqipe te Korces, ne mjaft vise te Shqiperise, si ne Elbasan, Diber, Kruje, Korce, Berat, Gjirokaster, Kolonje, Starove, Vlore, Permet, Skrapar, cameri etj., funksiononin, ne shumicen e rasteve prane shtepive private, shkolla te fshehta shqipe, ne te cilat arsimtaret atdhetare u mesonin femijeve e te rriturve abetaren e gjuhes shqipe. Ne keto qendra, si edhe ne qytete te tjera te vilajeteve shqiptare, si ne Shkoder, Durres, Tirane, Prizren, Prishtine, Shkup, Manastir etj., mesuesit atdhedashes u mesonin fshehurazi shkrimin shqip nxenesve ne shkollat e huaja turke, greke etj.
Atdhetaret rilindes protestuan ne ato raste kur Austro-Hungaria beri perpjekje per te zevendesuar gjuhen shqipe, qe ishte futur ne shkollat e saj, me gjuhet e huaja. Ne vitet 1898-1900 shpertheu konflikti ndermjet popullsise se Prizrenit dhe agjenteve konsullore austro-hungareze, qe deshen te fusnin ne shkollen shqipe te qytetit sllavishten. Vatikani me 1898 largoi nga kjo shkolle kleriket shqiptare nga Prizreni dhe emeroi ne vend te tyre klerike e murgesha kroate, qe filluan te perdornin ne shkolle krahas shqipes edhe sllavishten. Meqenese kerkesat e popullsise se Prizrenit per pezullimin e mesimit ne gjuhen sllave nuk u moren parasysh, ajo ngriti me 1899 nje shkolle te re shqipe te pavarur, ne te cilen jepte mesim Mati Logoreci. Ne keto perpjekje atdhetaret prizrenas paten edhe perkrahjen e popullsise se Shkodres dhe te viseve te tjera. Shkolla e re terhoqi shumicen e nxenesve te Prizrenit. Ne konfliktin per ceshtjen e shkolles se Prizrenit (qe zgjati 2 vjet) nderhyri me kerkesen e Vjenes edhe policia turke, e cila arrestoi mjaft shqiptare atdhetare. Qendresa e gjate e protestat e vazhdueshme te popullsise se Prizrenit bene me ne fund efektin e tyre; me 1900 u kthyen ne Prizren kleriket e larguar shqiptare dhe u hoqen nga shkolla mesuesit e huaj. Pas kesaj te dyja shkollat u bashkuan ne nje shkolle te vetme.


Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.