Gënjeshtra: gjen i kombit serb!

A_skenderbeu

Gazeta serbe “Kurir” e pranon: “Skënderbeu nuk është serb”

(QOSIQ: NE SERBËT GËNJEJMË QË TA FSHEHIM MJERIMIN E MORALIT TONË!)

riza_greqevciShrkaun: Riza GREIÇEVCI

Ka ditë, në Kongresin Amerikan, serbët kanë prezantuar monografinë “Trashëgimia e krishterë në Kosovë: Vatër historike e shpirtërore e popullit serb”, botim i zgjeruar dhe i plotësuar i librit “Trashëgimia e Kosovës” në gjuhën angleze. Në solemnitetin, në të cilin, drejtori i Sektorit për Librin Evropian, Haris Grang, ka thënë, transmeton Tanjug , se biblioteka e Kongresit është e nderuar që ka një monografi të rrallë historike artistike si kjo e serbëve. Për fat të keq, në vend se ato të njihen si pasuri e trashëgimisë botërore, këto objekte ortodokse dhe serbe, përjashtuar disa nga to, i janë nënshtruar demolimit e shkatërrimit”, thotë kumtesa e Kishës Ortodokse Serbe. Libri është shkruar nga dhjetëra autorë ndër të cilët edhe historiani Dushan Batakoviq. Vallë, ku jemi ne shqiptarët? Ku na mbeti atdhetarizmi, patriotizmi, shqiptarizmi, nderi dhe dashuria për të mbrojtur etninë pellazge-ilire dardane? Ku janë faktet, dëshmitë, argumentet e gjenocidit shekullor të Serbisë mbi Kosovën dardane, mbi popullatën dhe etninë kombëtare e fetare? Ku janë faktet, dëshmitë, argumentet e shtetit të Kosovës, historianëve, intelektualëve,ku është Akademia e Shkencave të Kosovës? Ku është Dosja e krimit të forcave militare e paramilitare serbe-çetnike mbi Familjen e Shaban Murat Jasharit?

Gazeta “Kurir”: “Skënderbeu nuk është serb”

Kastriotiq e ka origjinën nga dinastia e vjetër serbe e Braniloviqëve të Zetës. Populli dhe historianët serbë e kanë pasur të lehtë të hedhin poshtë kalorësit dhe heronjtë serbë. Ngaqë janë harruar nga historianët serbë, këta heronj janë duke rënë në errësirën e harresës, apo thjesht po konfiskohen dhe përvetësohen nga njerëz të tjerë! Një fat i tillë i ka ndodhur kalorësit serb dhe gjeneralit të Papës, Gjorgje Braniloviq Kastriotiq, të cilin shqiptarët e kanë deklaruar si Heroin e tyre Kombëtar. Madje, edhe flamurin e tij e kanë kthyer në simbolin e tyre kombëtar”. Duke i cilësuar shqiptarët me emrin “arnautë”, gazeta “Kurir” shkuan se populli serb ka bërë propagandë për figurën e heroit, duke e bërë të mundur përvetësimin e tij. “Në mungesë të heronjve të tyre mesjetarë dhe kombëtarë, arnautët zbuluan Skënderbeun. Në vitin 1898, Naim Frashri botoi një libër me titull ‘Historia e Skënderbeut’, ku deklarohet se ai është heroi më i madh i të gjitha kohërave, duke injoruar faktin se ai ka luftuar kundër myslimanëve”, shkruan “Kurir”. “Skënderbeu nuk është thjesht kalorës serb, prandaj qe pse historianët tanë hoqën dorë lehtë duke e harruar atë. Arnautët e kuptuan se historia nuk mund të bazohet mbi heronj të vjedhur. Nën mbështetjen e plotë të shkollës perëndimore e të historisë, ata tani përdorin një tjetër gënjeshtër të madhe duke pretenduar se janë pasardhës të ilirëve në Ballkan”. /Shekulli/

“Gënjeshtra është gjen dhe interes i kombit serb”

Dobrica Qosiq,”Babai i kombit serb: “Gënjeshtra është interes kombëtar serb! Ne gënjejmë në mënyrë që ta hutojmë veten, që t’i qetësojmë të tjerët! Gënjejmë që ta fshehim mjerimin tonë! Po ua lejuam flamurin ( shqiptarëve në Luginë të Preshevës) ata pastaj do të kërkonin edhe Republikën, shtetin, dhe bashkimin me Kosovën, Shqipërinë e Madhe! Me gënjeshtra nuk sundohet shqiptari…! Për mua çështja e Kosovës është e zgjidhur. Domethënë ajo nuk ekziston më si krahinë jugore serbe. Ne e kemi humbur Kosovën në luftë me shqiptarët. (…) Me luftën e vitit 1999, Kosova është humbur politikisht, asnjë atom të fuqisë nuk duhet harxhuar për këtë çështje. (…) Unë e këshilloj gjeneratën tuaj që të mos harxhojë fuqi në çështjen e Kosovës, sepse këtë e ka rregulluar historia duke ju anashkaluar juve. Nuk ka më luftëra për serbët. Nuk bën të luftojmë më. Nuk kemi potencial biologjik, por as patriotik. Besoj se paqja është kushti i vetëm i ekzistencës sonë. Të bëjmë kompromise, të heqim dorë edhe nga parimet nëse duhet ruajtur paqen! Nuk është momenti për çështjen e Kosovës. Shtyjeni atë…”.

Një shkrimtar serb, Aleksandër Teshiqi, ka marrë guximin që të shpalos gënjeshtrat shekullore që udhëheqësit serbë, duke përfshirë edhe historianët, u kanë treguar qytetarëve të tyre, lidhur me Kosovën. Ky shkrimtar shtron pyetjen: “Çka nëse serbët fare nuk e kanë humbur Kosovën në vitin 1389?”. Pranon se serbët me shekuj kanë besuar në gënjeshtrat e veta. “Me shekuj serbët kanë besuar në gënjeshtra”, ndërsa shton se “Beteja e Kosovës është gënjeshtra më e madhe në historinë serbe”.

Çka nëse serbët fare nuk kanë humbur në Kosovë në vitin 1389? Nga Konstandin Filozofi e deri te shënimi i 550 vjetorit të betejës së Kosovës të gjithë kanë qenë të bindur se kjo betejë ka qenë disfatë e rendë e ushtrisë serbe e cila ndërkohë është bërë pjesë esenciale e identitetit të popullit serb. Mirëpo, duke u nisur nga viti 1939 përmendet një anë tërësisht ndryshe e historisë, shkruan Teshiqi. Sipas mitit kosovar, serbët të vetëdijshëm e kanë sakrifikuar mbretërinë tokësore për atë të qiellit në Vidovdan të vitit 1389 në krye me Knez Llazarin. Sa i përket rezultatit të betejës, sipas mësimit tanë, thotë shkrimtari serbë “ushtria serbe ka qene e mundur dhe Knezi ka qenë i vrarë”.

“Është koha për të dorëzuar Kosovën në mënyrë të civilizuar”

Dobrica Qosiç, kishte bërë publik qëndrimin tij se “Serbia duhet në mënyrë të civilizuar të dorëzojë Kosovën,” sepse ajo është kanceri më i madh i shoqërisë sonë në Serbi, thotë Qosiç. Pozita e kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliq që partitë parlamentare duhet të hartojnë një konsensus kombëtar për Kosovën, dhe deklarata e tij se “kurrë nuk do të jetë president në Prishtinë”, qarqet në Serbi interpretuan si një adaptim në temën “Kosova të dorëzohet në mënyrë të civilizuar”, propaganduar nga Dobrica Qosiç.

Nikoliq kërcënon prokurorin serb: “Mos i zbulo krimet në Kosovë!”

Ekspertët në Serbi vlerësojnë se presidenti Tomislav Nikoliq është duke bërë presion ndaj prokurorisë së këtij vendi për krime lufte, për rastin e komandantit të forcave të armatosura të Serbisë, Ljubisha Dikoviq. Në muajin janar 2015, Fondi për të Drejtën Humanitare e ka prezantuar dosjen Rudnica në të cilën pretendohet se Dikoviq është drejtpërdrejt përgjegjës për krimet në fshatrat Rezallë dhe Çikatovë e Vjetër në Drenicë, si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rashkë. Pas publikimit të akuzave, Prokuroria serbe për krime lufte e ka kërkuar këtë material. Megjithatë, menjëherë në mbrojtje të Dikoviqit ka dal presidenti serb, Nikoliq, i cili duke e komentuar interesimin e prokurorit serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, i ka lënë këtë porosi, “mendohu mirë se çka po gjurmon nëpër Serbi”. Sipas Nikoliqit, “secili prokuror ka autonomi, por nuk ka pavarësi”.

Shperndaje ne
Updated: 25 Mars, 2015 — 07:19

The Author

Riza GREICEVCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.