Luftëtari i lirisë dhe kolaboracionisti

 

gazeta_bota

Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Sapo kishte përfunduar lufta çlirimtare, vendi mbante akoma erën e shtëpive të djegura. Qe edhe prag vere, gruaja Nektarja kur e pa në oborr, pranë shtëpisë së djegur, qau në heshtje nga mallengjimi, deshte ta përqafonte por në sy të vjehrrit dhe vjerrës, nuk bëhej dot ajo punë. Admiri ishte një burrë më vështrim të sertë, por mjaft i këndshëm kur i buzëqeshte fytyra, dhe qalonte më njërën këmbë, se kishte mbetur invalid lufte. Prindërit u gëzuan nga përqafimet e tij. Në përqafim të përmallshëm iu bë edhe nga vëllai i tijë Çeçua, i cili nuk ishte angazhuar aspak në këtë luftë dhe as që e kishte ndihmuar fare familjen e Admirit. Por edhe ai u gëzua, se lirisë do t’i gëzohej edhe vetë ai.

Të nesërmën sapo dielli kapi fshatin Kujeshi dukej si një fushë përplot me lule.

– A nuk do shkosh në qytet Admir, të takosh qeverin komunale, mbase do fillosh edhe ndonjë punë aty?- e pyeti i ati Asimi.

– Qeveria ime është kjo tokë more baba, pemët, zabeli me drunj, bagëtia, – tha ai.
– Më qe ishe në luftë, më qe je edhe invalid nga këmba e djathë, me të cilën mezi po shkelën mbi tokë, ndaj edhe të thashë, – nguli këmbë plaku i moshuar.

– Në luftë ishim për lirin e mëmëdheut, jo për qeveri lum baba, – tha ai, dhe doli nga shtëpia.

Nektarja pa nga vjehrri me keqardhje që mori atë përgjigje. Edhe ajo mbase kishte dëshir që burri t’i punonte si nëpunës në komunë të Therranjetit, sepse luftoi, e mori plagë në kmbë e po çalonte. Gjatë kohës sa ishte në luftë, ata mendonin se kur të mbaronte lufta ai mund të bëhej qeveritar, si vëllai i tij Çeçua, që ishte afër shtëpisë së tyre. Çeçua, edhe kur ndërroheshin pushtetet, ky Esat Pashë Toptani i ri, është po në qeveri. Nëna po i thoshte Admiritit, se Çeçua, është shumë i zoti, ua gjen derën njerëzve u përshtatët atyre në parti.

gazeta02– Që me Titon komunist, tani fapë e ka hy në parti me krahun e luftës, ay aty në qeveri edhe tani, shikoje se si e ka ndërtuar shtëpin e djegur, me ndihmat humanitare, që po sjellë Europa, kurse ty që lufteve, askujt nuk po i bie ndërmend për ta renovuar të paktën shtëpinë. Po, more bir unë me mendtë e mia kështu e kujtoj, se ai është i zoti, – thoshte ajo. Admirit i mjaftonte që kishte tokën, pemët, zabelin e bagëtinë, të jetonte pa e shqetësuar askush. Ky lloj njeriu mendonte se liria e atmëmëdheut është mbi të gjitha, kjo liri është më e modhe se postet qeveritare, pa të tjerat me kohë do të rregulloheshin. Ai mjaftohej që kishte dy lop, ca dele dhe disa dhi, për bulmet, pula, rosa e pata. Kjo ishte më pak fjalë historia e tij.
Por babai i tij, Asimi një ditë kishte zbritur në qytet dhe ishte ankuar te qeveritarët komunal se nuk e kishin ndihmuar me asfarë ndihmash familjen e tij, anipse djalin e kishte invalid lufte, kurse djalin tjetër Çeçon po e ndihmon qeveria me gjitha të mirat. – Si është e mundur kjo, – i kishte thënë zyrtrit te qeverisë komunale.

– Zyrtari qeveritar i kishte dhënë si me shaka këtë përgjigje, – xhaxhi Asim, djalit tuaj Admirit po i del biografia e keqe, se ka patur një vëlla kolaboracionist! – Si more ashtu, – po ai djali kolaboracionist është në qeveri me ju, – po, ashtu është, ama atij poi del biografia e mire se ka vëllaun invalid lufte.

Njëherë u mat ta pyeste atë zyrtarin e pamend si e qysh, a ishin në vete këta njerëz, por ndërroi mendje. Më mire t’i lë gjërat të rrjedhin në udhën e tyre, edhe pse ishte i bindur se kjo udhë ishte e mbrapshtë, por e mbante shpresa mbase një ditë edhe kjo udhë do të marrë fund, e do filloj një jetë e re, ndryshe nga kjo e tanishmja.

Shperndaje ne
Updated: 5 Prill, 2015 — 18:17

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.