E dini se kush jane INDIANËT E MAQEDONISË?

indianet_e_maqedonise

Nga publikimi i bisedave të përgjuara telefonike, me të cilat opozita maqedonase po tenton të zbardhë aferat korruptive të Qeverisë së Nikolla Gruevskit, po zbulohen edhe fyerjet e rënda ndaj shqiptarëve, që kanë përdorur pushtetarët maqedonas gjatë komunikimit mes tyre.

Nga bisedat e përgjuara midis ministrave maqedonas, ata dëgjohen duke përdorur termin përbuzës “shiptari” kur flasin për shqiptarët, raporton TCH.

Në një nga bisedat e publikuara së fundmi, që sipas liderit të opozitës Zoran Zaev zhvillohet mes kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, dhe ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, këta të fundit në mënyrë ofenduese i quajnë “indianë” deputetët shqiptarë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ja biseda mes Gordana Jankullovskës dhe Trajko Veljanovskit

Zëri 1: Me indianët e kemi pastruar?

Zëri 2: Po, po. Me indianët kryesorë.

Zëri 1: Ë…?

Zëri 2: Them me indianët kryesorë është pastër, tani me tanët. Me tanët…

Deputetët e BDI-së shprehen të ofenduar, nga – siç thonë – niveli i ulët i komunikimit mes pushtetarëve maqedonas, me të cilët bashkëqeverisin.

Sa i përket mënyrës së komunikimit të atyre që dëgjohen në komunikim, mendojmë se është çështje e etikës individuale, njerëzore dhe nivel i ulët i komunikimit. S’do mend, që ne nuk e komentojmë dhe nuk pajtohemi me atë nivel komunikimi. Ne si deputetë jemi angazhuar të përmbushim përcaktimet tona programore dhe të kryejmë punën tonë, që na e kanë besuar zgjedhësit tanë”, tha Talat Xhaferi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.

Pas publikimit të bisedës ku fyhen deputetët, në rrjetet sociale kanë filluar të shpërndahen fotografi të ndryshme ku lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe bashkëpunëtorët e tij shihen të veshur si indianë.

Ndërkohë, në një tjetër material që u publikua më parë, ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dëgjohej duke thënë se, nëse është e nevojshme, do t’i kapte prej fyti shqiptarët e Kumanovës për të penguar fitoren e kandidatit të opozitës në këtë qytet, në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Dergoi: Maxhun Aliti

Lexoni postimet tjera të Kategorive Opinione, Kultura dhe Thënje Kombëtare


Opinione

[catlist id=3  thumbnail=”yes” numberposts=5]


Kultura

[catlist Name=Kultura  thumbnail=”yes” numberposts=5]


Thënje Kombëtare

[catlist id=53  thumbnail=”yes” numberposts=5]


 

Shperndaje ne
Updated: 8 Prill, 2015 — 08:58

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.