Shqipëria refuzon paradën e Vladimir Putinit

reg1

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake të Rusisë për të festuar 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vendi ynë i ka kthyer përgjigje negative ftesës së presidentit rus, Vladimir Putin, duke qenë në të njëjtën linjë me qëndrimin e partnerëve strategjikë.

“Në ceremoni të tilla ftohen krerët e shteteve. Gjithsesi, qeveria shqiptare e ka dënuar ndërhyrjen ruse në territorin ukrainas dhe i është bashkuar komunitetit euro-atlantik në qëndrimet e mbajtura. Ne jemi në të njëjtën linjë me partnerët tanë strategjikë”, thonë burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton A1.

Ftesa për “superparadën” e 9 majit është refuzuar nga liderët e BE-së, Angela Merkel dhe David Cameron, për shkak të krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë. Kancelarja gjermane i ka thënë “jo” kësaj ftese që në datën 11 mars. Ndërkohë që BE kërkon të dalë me një konkluzion të qartë, por negociatat vijojnë ende.

Ndërkaq, presidenti serb, Tomislav Nikoliç dhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura e kanë pranuar ftesën e ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu dhe kanë rënë dakord që ushtarët serbë të marrin pjesë në paradën ushtarake të 9 majit, raportojnë mediat serbe.

Mediet serbe shkruajnë se disa nga liderët më në zë të BE kanë vendosur të bojkotojnë Putin, për shkak të krizës në Ukrainë, por çështja shtrohet sesi do ta shohë BE pjesëmarrjen e Serbisë në paradën ushtarake.

Dërgoi: Kreshnik Gashi, Prishtinë

 

Shperndaje ne
Updated: 9 Prill, 2015 — 19:56

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.