Konica, rrenjet e saj

shqiptare_1913

11138552_485207888293650_4956187048747390132_nShkruan: Brilant Gashi

Ka shume dokumente te cilat vertetojn se kane ndodhur edhe ngjarje te tjera te rendesishme, edhe pertej 1913 dhe vendimeve qe solli konferenca e londres per territorin shqiptare. Dhe ne keto te verteta ben pjese edhe qyteza e konices sot ne greqi por ku dallohen qartazi rrenjet e saj.

Konica shtrihet sipas hartes saktesisht ne vijen kufitare midis dy shteteve fqinje , dhe mund te themi se kjo zone lidh, dy shtetet fqinje, shqiperine dhe greqine. Ka me se 5000 banore, kaq nese i shton edhe rrethinat e saj.

Dikur kjo zone banohej nga fiset ilire te moloseve, ku gjithashtu ishte pjese e sanxhakut te janines, ku fuqine me te madhe e arriti gjate sundimit te Ali Pashe Tepelenes. Nga ky fshat ishte edhe nena e tij “Hankoja”. Edhe sot e kesaj dite shtepia e tij, mban hijen e saj te rende, dhe restaurimeve te pakta qe jane bere per ta ruajtur.

Kjo zone jetohej shume edhe nga bejleret shqiptare ku sot per ta nuk gjen ndonje gje te vogel ne kete fshat. Diku me lart ndodhet edhe nje tjeter shtepi e famshme shqiptaresh, ajo e “Hysen Shishkos” sic njihet ne konice, kurse ne e njohim si shtepia e Faik Konices, qe sot ka nje gjendje te mjerueshme, nje pjese e madhe ka rene duke marre formen e nje shtepie te bombarduar, por edhe sot ajo e ruan idenditetin e saj te vertet. Ne nje shkrim ne “The New York Times”, ne vitet 1940, Faik Konica shkruan per fshatin e tij, qe dikur kishte rreth 800 shtepi, nga te cilat plot 600 ishin shqiptare dhe vetem 200 greke. “Por sot”, pyet faik konica ne shkrim, “Ku shkuan keta 75% shqiptare”. Kane kaluar shume kohe nga shkrimi i tij dhe gjerat kane ndryshuar shume. Ne keto zona kishte presion te vazhdueshem dhe nje pjese e banoreve te ketij fshati migruan drej turqise sipas traktatit te laussanes te vitit 1923 e cila ishte nje marreveshje greko-turke, ku kishte te bente me shkembimin e popullsive, nje pjese e banoreve te ketij fshati ne ate kohe, nuk i leshuan tokat e tyre , kurse pjesa tjeter emigruan drejt turqise. Kjo eshte konica, aty ku eshte shtepia e “Hankos e “Faik Konices e “Bejlereve Shqiptare” qe ne ate kohe shtruan tavolinat e tyre ne gjuhen shqipe.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.