Daorsët…Ata ishim ne !

 

Illyria_Map_-_Ardiaei

fahri_xharra_ri

         Fahri Xharra

Daorsoi  ose Daorsoni ishte kryeqyteti i fisit Ilir  doarsetDaorsët i cili ishte në tokën ku sot është fshati  Oshaniçi afër Stolacit (Diluntum)  -shek Iv-III PrK (Hercegovina e sotme ) . Daorsët ishin një fis Ilir që jetonin në luginën e lumit Narona ( Sot-Neretva) me një qytet të ndërtuar me gurë megalit. Edhe sot gjenden mbetjet gurore dhe monumentet e kohës së qytetit të lashtë Daorson. Përbëhet nga tri pjesë, me në qendër kështjellën e madhe-akropolin i mbrojtur nga gurët ciklopik.Në te gjëndeshin ndërtesa të mëdha administrative ,publike dhe fetare. Muri mbrojtës shtrihej nga jugperëndimi në juglindje me gjatësi 65 m ,dhe i gjerë deri në 4,5m  e me lartësi deri në 7,5m.Në të dy skajet, akropoli përfundonte me hyrje dhe kulla.

muretVendi arkeologjik i qytetit të vjetër ilir Daorson ,duke u bazuar nga konfiguracioni i tokës pra përbërbëhej nga tri njësi.Pjesa qëndrore një fortifikatë parahistorike ishte e banuar nëvazhdimësi që nga koha e herëshme e Bronzit(shekXVII-XVI prK deri ne kohën e vonëshme të Bronzit (shek.IX-VIII prK)( (Basler, Đ., (Gradina in Ošanići near Stolac), Naše starine III,Sarajevo, 1956)

“Paraardhjes së Romakëve, vendbanimi kryesor në këto anë shtrihej në Oshaniçi , një bregore për rreth lumit afër Stolacit. Këtu ishte një fortifikatë e Dorsëve Ilir ,të citura shpesh në burimet e vjetra(App. Ill. 2; Plin. HN 3.143; Polyb. 32.18; Ptol. Geog. 2.16; Strab. 7.5.5 ) Evidencat arkeologjike tregojnë që Daorsët kishin lidhje tregtare me grekët në Detin Adriatik nëpërmjet lumit Narona( Neretva).

Vendbanimi e kishte arrijtur statusin e municipalitetit dhe u shndërrua  në një qytet të përparuar në territorin e Naronës. Kulmimi i kësaj ane arrijti rreth shek.4-3 prK,  duke iu falënderuar bujqësisë the tregtisë që iu mundësua nga pozita gjeografike  , mu pse gjendej në mes  Salonës ( Splitit) dhe Dokleas. (ThePrincetonencyclopedia of classical sites. Stillwell, Richard. MacDonald, William L. McAlister, Marian Holland.Princeton,N.J.PrincetonUniversityPress. 1976.)

muret2Dikush më tha:” Sikur druri që i ka rrënjët në tokë, e njejtë është edhe me shpirtin e njeriut. Rrënjët e forta na mbajnë për tokë  kurse njohuria për  origjinën tonë na jep një mbështetje të forte ,nëpërmjet së cilës ne mund të shkojmë shumë largë në jetë tonë Historia , përfundimisht është një mister i pafund ,që sa më shumë të zbulosh nga ajo aq më shumë e merr vesh që se sa nuk e njef. (Dominik Bertha ,Zagreb,2007)” Daorsoni me misticismin e tij ezoterik i ngjallë shumë pyetje në njeriun e menqur. Hulumtimet gjeomagnetike të Dr. Niels Myller Shiselit (Instituti Arkeologjik në Frankfurt) kanë gjetur që afër Stolacit në Oshaniçi ,janë muret për  500 vjet më të vjetra se sa për ato që po flasim e po i  shohim nëpër foto. Zbulimet të biejnë në përfundim që këtu gjindeshin vendbanimet 3700 vjet të vjetra. Në shikim të pare të duket që emri i Daorsonit  rrjedh nga  emri i fisit Ilir Daorsët e që është e vërtetë , por pas emrit mëshifet më shumë ( po ashtu nga ilirishtja- pellazgishtja).

“Daor” ( dera , hyerja) dhe “Son” ( nga gjuhët indoeuropiane Dielli ) -Pra ,”Hyrja e Diellit ” Duke i anash kaluar këto zbulime dhe  ato të ngjashmët me to  ,përfundohet që koha e paganizmit ka qenë dritë e madhe në historinë njerzore. 

Daorson_Coin

Illyrian Coin found at Daorson, Bosnia and Herzegovina.

640px-Daorson (1)

Muret anësore të qytetit

 muret4muret3

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.