Shqiperia, pas pavaresise

 

bardhezi_harta11138552_485207888293650_4956187048747390132_nShkruan: Brilant Gashi

Akti historik i shpalljes se pavarsise u nenshkrua nga te gjithe delegatet dhe pas ketij vendimi, Ismail Qemali me bashkpunetoret e tij doli ne ballkonin e nderteses ku mbahej kuvendi, ku ishte mbledhur nje miting i madh popullor.

Shpallja e pavaresise se shqiperise ishte rezultat i perpjekjeve dhe i lufterave shekullore kunder roberise. Ngritja e flamurit shqiptare ne Vlore ishte fryt i perpjekjeve te perbashketa te shqiptareve nga Shqiperia Veriore deri ne Krahinat Jugore te Camerise.

Kuvendi i Vlores pas shpalljes se pavarsise vendosi qe te krijonte nje qeveri kombetare me kryetare Ismail Qemalin dhe gjithashtu formoheshin ministri te tjera ne shqiperi dhe qe ministrat e atyre profesioneve do te benin c’mos qe ti realizonin kerkesat qe populli i nevojitej per ato ministri. Ne fillim te dhjetorit 1912, ishte edhe lufta e pare ballkanike dhe territoret e Shqipersise Veriore, te mesme, lindore deri ne Shkumbin ishin te pushtuara nga ushtrite e egra serbe e malazeze, perjashtim bente vetem Shkodra e cila e vazhdonte akoma qendresen. Janina dhe krahinat e tjera jugore ishin te rrethuara nga forcat greke dhe po marrshonin drejt viseve te tjera te jugut. Qeveria e Ismail Qemalit njoftoi per shpalljen e pavarsise, gjashte fuqive te medha dhe i bente kerkesen fqinjeve t’ia u jepnin tokat shqiptare qe i’a kishin marre me dhune dhe qe t’u jepnin fund nderveprimeve armiqesore. Edhe ne ate kohe ishte Aleanca Ballkanike e cila kishte per plan zhdukjen e tokave shqiptare, nderkohe Qeveria e Ismail Qemalit kerkoi nga krahinat e jugut qe te armatoseshin mire sepse forcat greke do te ishin gati te pushtonin Korcen, Erseken, Janinen, Leskovikun, Permetin e shume zona te tjera. Esat Pashe Toptani, pra ai qe u vra nga Avni Rrustemi me 22 prill te vitit 1913 nenshkroi tradhtisht marreveshjen me Malin e Zi per dorezimin e Shkodres pas shtate muajsh mbrojtjeje. Edhe pse fuqite e medha kerkuan nga forcat greke e serbe e serbe qe te terhiqeshin nga tokat shqiptare, terheqja e tyre u be ne menyre te ngadalte ku edhe Qeveria e Ismail Qemalit e shtriu me veshtiresi autoritetin ne tokat shqiptare. Ne fushen ekonomike qeveria mori te gjitha te ardhurat ku me pare ato te ardhura i merrte Perandoria Osmane, gjithashtu perparime te reja u bene edhe ne arsim ku u hapen shkolla te reja shqipe dhe u rihap perseri Shkolla Normale e Elbasanit. Ne keto vite qeveria shqiptare ishte e nevojshme per popullsine shqiptare sepse edhe pas pavarsise tokat etnike shqiptare ishin te rrezikuara nga shovinistet serb e grek.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.