Poezia

 

mirditori_shpend_benku

                      Burrë mirditor Shpend Benku

Tash po tihet veç qyqja e malit

Dimo Zot dita e Shna Kryqit
Dikur â ken i bukuri
Ball kullotshin brîs Deçiqit
Lop e qe berre e dhi

Gjîthkû â tije trokja e berrit
Qysh Tërgajet deri ën Plagza
Qysh Mileshit e Kodra t’Derrit
 kên plot me djelm e varza

Çobanesha kuq si molla
Opâkët e kuqe çarapt e barrll
Me xhubleta e rasha t’holla
Për pas barret tye me dal

E çobanat tye meu prî
Kâtka t’vjetra jâ po kton
“Prêl Gjeloshi i burr daji”
e “Çka ka Lkuqa çi blegron”

Ën hije t’lisit tye mrizua
Berre e dhi jan bërzije
Tye i ra fellit tye me kënua
Edhe piskat jan tye u tije

Mei tije piskat â kên lezet
E prej fellit gjimote mali
Varzêt zêmra pou pëlset
Prej Rrase Mâlle këthehej zâni

Tash po tihet veç qyqja e malit
Brîs Deçiqit tye me knua
Felli,piskat e kâtka e djalit
Për gjithmon jân harrua

Shperndaje ne
Updated: 1 Maj, 2015 — 17:22

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.