Traktati i Shën Stefanit

Tkurrja_st

Tkurrja e Perandorise Otomane 1856-1878

11138552_485207888293650_4956187048747390132_nShkruan: Brilant Gashi

Pas luftës ruso-osmane të viteve 1877-1878, në Shën Stefan afër Stambollit, më 3 mars 1878 u nënshkrua Traktati i Paqes midis Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane dhe ishte nënshkruar një muaj pas armëpushimit të Edrenesë.

Traktati i Shën Stefanit ishte traktat i cili i shkëpuste Perandorisë Osmane 80% e territoreve të saj në ballkan dhe u detyrua të paguajë dëmshpërblim nga Rusia por Rusia nga ky traktat nuk mori asgjë ishte vetëm tua bënte qejfin shteteve sllave të ballkanit siç ishin : Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Rumania etj.

Rusia ia shkëputi Rumanisë, krahinen e Besarabisë, do të krijohej Bullgaria e madhe autonome e cila do të shtrihej në veri nga Danubi deri në Edrene në jug, ndërsa në Lindje nga Deti i Zi deri te Drini i Zi në perëndim.

Me këtë marrëveshje gjithashtu Malit të Zi do t’i njihej pavarësia dhe do të merrte Podgoricen, Plavën, Gucinë, Ulqinin. Tivarin etj. Serbia do të zgjerohej në jug deri në Vrajë e Mitrovicë si dhe do t’i njihej pavarësia. Gjithashtu edhe Rumanisë i njihej pavarësia kurse Bosnja e Hercegovina i jepej Austro-Hungarisë.

295px-Balkans_1878Me këtë traktat Rusia dhe Austro-Hungaria u fuqizuan mirë në ballkan. Austro Hungaria mori edhe Sanxhakun e Jeni Pazarit ndërsa Rusia krijoi Bullgarinë e Madhe autonome dhe shtetet e pavarura sllave si pionë të Rusisë, me cka krijoi parakushte për depërtime në Ballkan.

Trojet shqiptare do të coptoheshin rëndë nga ky traktat dhe në bazë të kësaj marrëveshje , Bullgaria e cila e fitonte autonominë do te merrte krahinat e Korçës, Pogradecit, Strugës, Dibrës, Kerçovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit etj., kurse Malit të Zi do t’i jepej Anamali, Hoti, Gruda, Kelmendi dhe Rugova.

Kjo marrëveshje në anë të shqiptarëve erdhi si një bombë sepse në këtë mënyrë do të realizohej qëllimi i shteteve sllave për coptimin, shfarrosjen, nënshtrimin, dhe spastrimin e dhunshëm etnik të popullsisë shqiptare dhe sigurisht kjo marrëveshje nuk u përkrahë fare nga Fuqitë e Mëdha.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.