Zhberja e shqiptareve ne trojet etnike

 ceta e mihalgramenos

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Shqipëria ka një histori në të cilën ndoshta edhe është historia më e dhimbshme që edhe sot ndonjë popull nuk do të mund ta kishte pasur kurrë atë histori në shtetin e tyre pavarësisht rrethanave ose rreziqeve që e rrethonin por ne si popull në ballkan kemi një histori e cila është komplet e dhimbshme dhe shumë e lashtë si populli më i vjetër që jemi.

Sot dua të shkruaj pak për zhbërjen e shqiptarëve në trojet etnike, se si ka ardhur deri te zhbërja e plotë e një popullsie të pafajshme që sot kërkojn drejtësi për liri dhe pavarësi të plotë dhe të mos jenë të varur nga asnjë shtet armiko-sllav pa marrë parasysh kush mund të jetë ai shtet që në ato zona jetojnë shqiptarë dhe që kohë më parë ato ishin troje të plota etnike por që sot ato troje i takojnë shteteve armike.

Një faktorë i rëndësishëm i zhbërjes së shqiptarëve janë masakrat e tmerrshme dhe deri te gjenocidet më të keqija që ndonjë popull mund të ketë, besoj se asnjë popull nuk ka ndonjë shfarosje të plotë të popullsisë që e kemi ne.

Gjenocidi më i madh i popullsisë sonë është gjenocidi i turqëve pesë shekullorë nga Perandoria Osmane nga viti 1385-1912 ku u vranë mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm, u detyruan të punojnë ashtu siç u thoshin sulltanët etj.

Gjithashtu bënë pjesë edhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve të pafajshëm të kosovës që zgjati plot 100 vjet ku u vranë mijëra shqiptarë në atë tokë dhe gjithashtu është gjenocidi i grekëve kundrejt popullatës martire të Çamërisë ku ai gjenocidë zgjati nga viti 1913-1945 ku u vranë mbi 30.000 çamë

Ky është vetëm një element i zhbërjes sonë.

Faktori i dytë është shprëngulja masive dhe ajo e dhunshme e shqiptarëve që ishin dëbuar nga tokat e tyre në tërë vitet sa Perandoria Osmane e kishte pushtuar tërë shqipërinë.

Mundemi të përmendim shprënguljen e dhunshme të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit i vitit 1878 që ishte marrë vendimi në Kongresin e Berlinit që Nishi t’iu jepej Serbisë ku nga ushtria serbe u dëbuan mbi 160.000 banorë nga tokat e tyre, nga Toplica, Jabllanica, etj., ku lanë tokën ku kanë lindur dhe janë rritur.

Shprëngulje të mëdha u bënë në Kosovë në vitet e shekullit të kaluar në vitet 1957 ku dëbuan shumë shqiptarë të Kosovës për të shkuar për në Turqi ku u shprëngulën me dhunë nga ushtria serbe ku pati terror të paparë në ato toka.

Dhe nuk duhet ta harrojmë eksodin masiv të çamëve në vitet 1923-1944 që u bënë nga forcat greke pasi u morë vendimi për Traktatin e Laussanes ku u dëbuan mbi 20.400 çamë por sipas arkivave të kohës mund të ishin dëbuar edhe më shumë.

Nuk duhet të harrojmë se sot në kosovë janë ende duke migruar ilegalisht për të kërkuar një jetë më të mirë ku as në ditët e sotme ky eksod nuk është duke u ndalur.

Kjo është zhbërja e shqiptarëve, një zhbërje e cila kërkon një drejtësi të madhe ku edhe disa nga zonat ku kishte shqiptarë sot janë të sllavizuara duke e ulur numrin e shqiptarëve në trojet etnike ku ndoshta në ato tokat mund të ketë shqiptarë por që vetëm nuk pranojnë se janë.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.