Kongresi i Berlinit (1878)

640px-Berliner_kongress

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Traktati i Shën-Stefanit shkaktoi shqetësime të mëdha tek Fuqitë e Mëdha e sidomos tek Britania e Madhe. Prandaj Fuqitë e Mëdha me 13 qershor 1878 thirrën një Kongres i cili do të mbahej në Berlin për të rishikuar edhe njëherë Traktatin e Shën Stefanit.

Në këto kushte u mblodh Kongresi i Berlinit i cili filloi punimet më 13 qershor deri më 13 korrik 1878, ku rezultat i kongresit ishte nënshkrimi i Traktatit të Berlinit nga Rusia, Franca, Anglia, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Perandoria Osmane.

Në këtë kongres ishte thirrur edhe një delegacion i Perandorisë Osmane por ky delegacion nuk kishte të drejta të barabarta me Fuqitë e Mëdha, kështu që ai mund të fliste për cdo cështje por nuk kishte të drejtë të votonte vendimet e Kongresit gjithashtu edhe shtetet ballkanike kishin të drejtë të paraqisnin vetëm kërkesat e tyre.

Edhe shqiptarët me organizimin e Lidhjes së Prizrenit kishin të drejtë të paraqisnin kërkesat e tyre. Në muajt qershor-korrik ishin bërë dhjetëra peticione dhe memorandume për kongresin e berlinit që edhe Shqipërisë t’i njiheshin disa të drejta për autonomi.

Kështu që Fuqitë e Mëdha vendosën që Serbisë t’i njihej pavarësia dhe të merrte Sanxhakun e Nishit. Mali i Zi do të merrte, Podgoricën, Tivarin, Plavën, Gucinë, Nikshiqin etj.

Kongresi vendosi që Bullgaria të ndahej në dy pjesë autonome, të Bullgarisë dhe të Rumelisë Lindore.

Rumania fitoi pavarësinë dhe Rusia mori Besarabinë dhe Armeninë. Bosnja mbeti e pandarë nga Perandoria Osmane por Austro-Hungaria fitoi të drejtën për administrimin e saj.

Kongresi shqyrtoi edhe kërkesat e Greqisë e cila nuk mori pjesë në luftë por kishte parashtruar kërkesat për zgjerimin territorial ku me ç’rast krahina e Çamërisë do të aneksohej nga Greqia. As në këtë kongres nuk u njoh e drejta e Shqipërisë për autonomi por edhe territoret shqiptare i’u dhanë fqinjëve.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.