Mesapia e mesapëve të Ilirisë

Hakki_Pasha “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

 Hakkı Paşa, (1862–1918) Ambasador Otoman në Itali.

Fahriu_02Shkruan: Fahri XHARRA/

-Prandaj nuk ishte gjë e rastit që ishin ndaluar zbulimet arkeologjike në trojet shqiptare të asaj kohe, më thoshte një mik,

 – E jo vetëm zbulimet arkeologjike ,por edhe gjuha edhe historia e edhe uni ynë ishte i ndaluar -ia plotësova mikut

 Jemi në Luginën e Itrias (Italia Jugore) . Trulli , murët e gurit ,një fshat i vjetër Mesdhetar , kështjella , katedrale, manastire, mullinj nëntokësor , podrume, festivale , vallëzime të traditës: kjo është Itria dhe Lugina e saj. E mbushur me trupa ullinjsh në tokën e ahtëpive të bujqëve ( masseria) , të cilat janë fortesa të vogla nga guri.Këtu janë plazhet e gjata me rërë të imtë, dunat dhe rezervatet e mbrojtura naturale. Këtu janë gjurmët e civilizimit të lashtë Mesap , shtëpitë e vogla me prej guri me kulm konik- Trulli ,këto gjurmë prezente gjerë e gjatë Luginës e që e kanë një bukuri mahnitëse. Këtu është vera dhe kultura e verës me rrënjët e saj që nga civilizimi Mesap, një populli autokton mesap që është vërtetuar me gjetjet arkeologjike në këto anë.

Mesapia_antikeShkojmë dhe shetisim nëpër Mesapi dhe shofim kulturën dhe civilizimin Mesap. Në mes të qytetëzave Monopoli dhe Savalletri është parku Arkeologjik më mbetjet dhe rrënojat e Egnazias. Kjo fushë arkeologjike prej 40 hektarësh e cila në vete e ka qytetin e vjetër të rëndësishëm Mesat , Gnathis që daton 13 shekuj para Krishtit . Banimet e para të njerzëve datojnë më herët në Kohën e Bronzit , të nërtuara nga Ilirët- Japigët., i cili në shekullin 8-prK u pushtua nga Mesapët dhe kështu deri me zhvillimin , forcimin dhe agresimin e Romakëve në shek.e 3-të park qendroi si qendër Ilire.

mesapia_hart2Shumë mbetje të kohës së Romës por edhe ato Mesape janë edhe sot mirë të ruajtura. Mbetjet e kohës së Mesapëve janë muret otigjinale mbrojtëse të Mesapëve të cilët e rrethojnë këtë 40 hektatrësh si dhe nekropolin Muret janë të gjata dhe 7 m të larta.Nëpër këtë park janë gjetur shumë themele nga guri i shtëpive të vjetra si dhe rrugët e shtruara me gurë , varrezat dhe e dekoruara me një stilt ë lartë.

 Cilët ishin Mesapët?

Ostuni është i njohur si qyteti bardhë. Qendra historike e qytetit është në një bregore që duket si diçka ëndrrave , me shtëpi gjeometrike të ngjyrosura në të bardhë. Qyteti i Ostunit banohej që nga koha Paleolitike dhe i ka gjurmët e ruajtura mië të civilizimit Mesap dhe Japig. shihen gjurmët të dyshemeve vezake që nga koha e Antikës   si dhe muret mbrojtëse që e rrethojnë qytetin.

Mesapet_shkrimi

Kush ishin Japigët, Daunët dhe Pucetët?

Origjina ilire e Mesapëve shihet nga mbetjet e shkrimeve ilirike si evidencë gjuhësore ku shihen karakteristikat Ilire në emrat personal ( antoponomi) dhe emrat e vendeve (toponomi).Është shumë e qartë se Mesapët janë pasardhësit e Ilirëve të shtrier nëpër tërë gjatësinë e brigjeve të Adriatikut e që vërtetohet nga shumë autorë klasik. Gjuha Mesape ,thesht ishte gjuhë Ilire.

“Hecateusi i Miletusit rreth vitit 500 prK shkroi për Legjendën agronautëve dhe na tregoi që grekë nuk dinin asgjë për mbrendinë e Ilirisë.Hans Krahe,filologu Gjerman i specilizuar me dekada të tëra në gjuhën Ilire, shkruan se gjuha Mesape në juglindjen e Italisë ishte gjuhë Ilire. (Në librin e tij „Die sprache der Illyrier“.) Kurse Theopompus i I Chiosit shkruante se Liburnët e ndërtuan qyetin Adria në Itali . Shumë shkencëtarë, edhe e argumentojnë që emri Adriatik ka ardhur nga Liburnët”(By Edwin E. Jacques)” . Liburnët ishin zotëruesit e Adriatikut !

Gjuha Mesapishte është një gjuhë e “fikur” indoeuropina e e Italisë julindore, e cila dikur flitej në regjionin e Apulias, Mesapishtje flitej nga fiset ilire të Japigëve , Mesapëve ,Daunëve dhe Peucetëve. Gjuha është “ruajtur” në nja 300 mbishkrime që datojnë nga shekujt 6-1 paraKrishtit . Mesapishten e zhduki pushtimi Romak.

Edhe pse origjina e Mesapëve ende diskutohet , origjina e tyre Ilire nuk hishet poshtë . Qyteti Hyria u formua në shek i 8- të prK , dhe pati shumë sulme për pushtim , e njohur është mbrojtja nga Japigët në vitin 473 duke falënderuar kalorësinë e përsosur të tyre.Qytetet Mesape ishin të pavarura njëri nga tjetri.

Disa fjalë bindëse të Mesapishtës që kanë lënë gjurmë edhe sot dhe spjegohen vetëm me anën e Shqipes. Brindizi (qyteti) – Brin ,Brinë , Menzana-Mëz. Pie – numri pesë,Bilia -bijë, bija. , Ma -Më , Mos etj Julius Pokornye gjenë etnonimin Messapii nga Mesapia , të interpretuar kështu ”Vendi në mes ujërash” Mess- nga Proto-Indoeuropianishtja “medhyo “ dhe “apia” nga po ajo proto- gjuhë e vjetër *ap- ujë* .

Pra Mesapët ishin një popullu që e popullonin në kohërat e kaluara historike ,gadishullin juglindor apo ” thembrën” e Italisë.dhe e njohur në të kaluarën me emra të ndryshëm Kalbria, Mesapia, Japugjia. Qyetet kryesore ishin Uzentum (modern Ugento), Rudiae (modern Lecce), Brundisium (modern Brindisi) dhe Hyria.Pastaj qytetet tjera; Alytia (Alezio),Aoxentum (Ugento)Brention/Brenteseion (Brindisi),Cavallino, Manduria Hodrum/Idruntum (Otranto),Hyria/Orria (Oria),Kaìlia (Ceglie Messapica) Mesania (Mesagne),Neriton (Nardò),Rudiae (Lecce),Mios/Myron (Muro Leccese)

Thuria sallentina(Roca Vecchia).

Arkeologet e gjejne harten më të vjetër te botës perendimore që e deshmon lashtesinë ilire.Harta daton 500 vjet prK,e gjetur mu në Mesapi , e bërë nga Mesapët. Kjo e tregon edhe një dëshmi të të parëve tanë.

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.