Përse shpërthej lufta në Kumanovë ?

harta_iliridaxdggddgShkruan: Brilant Gashi

Që nga lufta e maqedonisë, nuk e besoj se mund të ketë ndodhur ndonjë luftë tjetër që nga 2001 por me sa dukej një luftë e tillë më duket se shpërthej por kësaj radhe në Iliridë dhe në qytetin e Kumanovës, një qytet i cili më 1913 u nda nga Shqipëria dhe i’u dha Serbisë nga Konferenca e Londrës.

Kjo luftë nuk zgjati shumë, vetem dy ditë, por ato dy ditë për kumanovën ishin një ferr i vërtet ngaqë u shkatërruan shumë shtëpi dhe mendoj se ato shtëpi duhet të jenë ashtu siç janë, të shkatërruara.

Përse duhet ta them këtë ? Vetëm sepse të dihet se cfarë kanë bërë sllavo-maqedonasit në ato zona, pra në Lagjen e Trimave dhe t’u shihet fytyra e vërtet e maqedonasve, dua të them sllavo-maqedonasve sepse kur përdori vetëm fjalën “Maqedonë” them edhe për Makedhoninë e Lashtë por në të vërtet maqedonasit nuk kanë lidhje me sllavo-maqedonasit sepse sllavo-maqedonasit si të thuash janë serb dhe emri “Maqedoni” nuk ka egzistuar deri në vitin 1913, nuk e besoj se mund të ketë egzistuar.

Ndërkaq kur flas për Maqedoninë e sotme, nuk më kujtohet të ketë egzistuar ky emër sepse gati 70% e zonave në Maqedoni janë tonat.

Por njëherë le t’i kthehemi pyetjes se përse u zhvillua kjo luftë në Kumanovë ? Kjo luftë në fakt nuk ka shqetësuar vetëm kosovën e shqipërinë por ka bërë një zhurmë të madhe edhe në shtetet e tjera të evropës duke thënë se kjo luftë qe u bë në kumanovë mund të jetë e pafalshme për Maqedoninë që mund të çojë edhe në fundin e saj.

Por unë mendoj se kjo luftë u bë sepse për të parë se sllavo-maqedonët mund të bëjnë çfarë do lloj gjëje në zonat shqiptare që janë brenda territorit të Maqedonisë por në fakt mua më la me gojë hapur vizita e Zaevit në Kumanovë dhe më la një pyetje të rëndesishme se përse nuk erdhi ai serbo-fili Ali Ahmeti pra që të ketë ardhur ndonjë shqiptarë në tokën shqiptare për ti vizituar kumanovarët.

Por gjithashtu mbështes edhe deklaratën e DioGuardit që kishte thënë se Maqedonia do të zhbëhet e tëra dhe pikërisht kjo luftë do ta zhbëjë Maqedoninë.

Por nuk më ka pëlqyer reagimi i dobët i politikanëve tanë për rastin në Kumanovë, nuk i ka interesuar sepse ndoshta nuk e dinë fare historinë se ky vend ishte brenda territorit shqiptarë. Por për mua ky është fillimi i fundit të Maqedonisë.

 ILIRIDA është SHQIPËRI .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

2 Comments

Add a Comment
  1. Pyesni Arber Gashin dhe perfaqesin e Ballit Kombetar Demokrat per keto ngjarje, ata bashkpunun me Gruevskin per te realizuar skenarin qe donte Gruevski.

    1. Pyesni Arber Gashin dhe perfaqesin e Ballit Kombetar Demokrat per keto ngjarje, ata bashkpunun me Gruevskin per te realizuar skenarin qe donte Gruevski.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.