Lufta e parë Ballkanike dhe Shqipëria I

Hartaeshqiperise1878-1913_01 (programet dhe Aleanca Ballkanike)

11178296_1061133857234546_5844143546029019346_nShkruan: Riad Limani

Shtetet Ballkanike ende pa përfunduar procesine pavarësimit të shteteve të tyre, po krijonin ide e projekte të cilatparashihnin Krijimin e Kombeve të Mëdha , dhe i gjith ky projekt dënonte dhe rrezikonteqenien dhe tërsin toksore të shqiptarëve. Projektet për Zgjerim dhe shfarosje uhartuan nga shtetet si Serbia  dhe Greqiamirpo as Bullgaria e as Mali i Zi nuk vepruan ndryshe.

 *Në vitin 1844 ministri Serb i punëve të brendshme Ilija Grashanin hartoi programin e quajtur ’Naçertanja’ i inspiruar nga një dokument “Conseils sur la conduite a suivre par la Serbi (Këshillat për tu ndjekur nga Serbia) i princit polak Adam Czartoryski në vitin 1843 dhe i paraqitur qeverisserbe nga ambasadori polak Franjo Zach, ku sipas këtijplani parashihej rimëkëmbja e Perandoris së Dushanit. Koncepti i këtij planiedhe sipas vetë deklarimit të autorit ishte ky ‘’Një plan duhet tëndërtohet e cila nuk e kufizon Serbinë në kufijtë e saj të tanishëm, por përpjekjet për  të absorbuar gjithë popullin serb rreth saj’’ mirpo ky plan përveq që përfshinte tokat Shqiptare cenonte edhe territoret tjera ballkanike dhe kjo ishte një arsye që plani për rimëkëmbjen e Perandoris së Dushanit të mbetejvetëm një ëndërr e cila ka vazhduar ta ushqej nacionalizmin serb edhe pse në vijim edhe në aleancën ballkanike serbia po edhe shtetet tjera të ballkanit nëfillim ngurronin të nënshkruanin aleancën.

Hartë serbe e viti 1862                                                                 Hartë serbe e viti 1862

* Projekt tjetër për Zgjerim dhe pushtim kishinedhe Grekët me programin e ‘Megali Ideas ‘ i krijuar nga kryeministriGrek Ioannis Kolettis i cili ia paraqiti mbretit Otto gjatë bisedës përKushtetutën e cila u miratua në vitin 1844 ky program i përcaktoi edhe vijzatqë ndoqi politika greke si në sferën e brendshme po sidomos në atë të jashtme,ky plan parashihte krijimin e shtetit Grek në kufinjët e e dikurshëm tëBizantit që përfshinin një territor nga Deti Jon në perëndim gjer tek deti i zinë lindje tokat e thrakis( Shtetit Bullgar) dhe Shqipërin e jugut Çamërin ,territorin e Maqedonis së sotme Bregdetin Perendimor të azis së vogël ku dhemendonin ta kishin kryeqytet të ri Konstdinopolin. pra kjo do të jetë “Greqia në  dy kontinente dhe Pesë detet” (Evropa dhe Azia, dhe Jon, Egje, Marmara, Zi, dhe detet e Libisë, ). Kët program në prag të luftrave ballkanike e shfrytëzoi dhe tentoi ta vënte në jet kryeministri grek Eleftherios Venizellos.

Hartë e Greqis së ‘Madhe’ e vitit 1919                                                        Hartë e Greqis së ‘Madhe’ e vitit 1919

* Po ashtu Bullgaria e cila nuk kishte hequrdorë nga kërkesat për territore sipas Traktatit të Shën Stefanit 3 mars 1878 kudo të shtrihej nga veriu Danubi deri në Adrianopojë dhe nga Deti  Egje në Jug. Edhe Mali i zi udhëheqsi i saj Princi Nikolla I , i cili më 1910 u bë mbret synonte që përveq territoreve tëmarrura më parë të kishte për Kryeqendër të vetën Shkodrën të cilën gjatë luftës së parë Ballkanike e morri me ndihmën e serbve dhe pati rreth 10mij malazez  të vrarë edhe pse pati rezistenc nga Shkodra  por ajo ju dorzua  asaj nga Esat Pashë Toptani më 22 prill 1913 mirpo  me ndërhyrjen e fuqive të mëdha jurikthye Shqipris .

Harta e Bullgaris sipas Traktatit Shën Stefanit                                                Harta e Bullgaris sipas Traktatit Shën Stefanit

 Ndërsa Peranoria Osmane zotruesja e deri atëhershme tani bënte  çmos të mbetej në ballkan dhe me territoret shqiptare bënte pazare sa herë që i nevojitej në konferenca dhe traktate tëndryshme, këto shtete:Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i zi  tëcilat ishin të gatshme për luftë dhe kishin mbështetje nga Perandoria Ruse filluan diskutimet me njëra tjetrën për formimin e Aleancës Ballkanike (1912) e cila do ta  fillonte luftën e parë Ballkanike , mirpo siq thash edhe më parë programet të cilat kishin hartuar shkaktonin kundërthënie me njëra tjetrën sidomos Bisedimet mes Serbis dhe Bullgaris për territoret e Maqedonis së sotme, ku pasë ktyre bisedimeve dhepresionit Rus si dhe kryengritja Shqiptare e 1912 u lidh marrëveshja në mars 1922 dhe u vendos që  Serbia të mirrte Sanxhakun e Pazarit të ri (Novi Pazar) dhe Kosovën  ndërsa Maqedonia nga linja e kriva-pallankës dhe ohërit dhe në lindje të malit Rodop dhe luginës së Strumës ti takojn Bullgaris.Ndërsa në maj të vitit 1912 u nënshkrua aleanca midis Greqis dhe Bullgaris si dhe Malit të zi dhe Serbis dhe Malit të zi dhe Bullgarisë.
 
Vazhdon..

 

Shperndaje ne
Updated: 14 Maj, 2015 — 18:47

The Author

Riad Limani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.