Hot e Grudë-të mohuara dhe të harruara !

fishtaO Perendi a ndjeve,

…………………….

E Ti rrin e gjuen me rrfé,

lisat n’per male kot !

 (Fishta)

 

Fahriu_02Shkruan: Fahri Xharra

Nuk po kërkoj as që po lypi shqiptar në Mars ,nuk më shkon mendja se po e kërkojnë pamundurën -thjesht një thirrje për të u mos shkombëtarizuar ata që kanë mbetur në ato anë. Jemi një. Edhe pse historia ishte e pa mëshirshme për ne: na “ndanë e na coptuar”. Pse në thonjëza “na ndanë e na coptuar”? Asgjë më tepër se një rivizatim në hartën gjeografike që u krye , një rivizatim me dhunë e me terror , një rivizatim grykësie… A mos është ky një nacionalizëm romantik i imi? Jo, sepse edhe në kohërat e ndarjeve dhe copëtimeve i kishim miqtë tanë që nuk munden ndryshe të veprojnë përveç në ruajtjen e shënimeve për ne se ku ishim dhe ku mbetëm. Tokat ”lëvizin”. Nuk i dihet.

MalsMalësia e Madhe ( malsia.eu)

Malsia_e_Madhe01

Malësia e Madhe është pjesë e trojeve shqiptare dhe shtrihet në lindje të Podgoricës(Mal të Zi)e vazhdon deri në pjesën veriore të Liqeni i. Shkodrës, duke përfshirë një pjesë të mirë të Qarkut Malësi e Madhe në Shqipëri. Është zonë malore me lartësi mbidetare midis 800 e 1700 m. Në tërë këtë hapësirë rrjedh lumi i Cemit, i cili buron nga Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) dhe derdhet në Moraçë. Kjo krahinë shqiptare shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella e Berishës në brigjet e lumit Moraça. Në Mesjetë ky regjion njihet si Pulti ose Pulati në dokumentet Bizantin. Ky regjion ka një popullsi autoktone shqiptare. Qendra kryesore është Tuzi ne Mal të Zi kurse Kopliku në Qarkun Malësi e Madhe në Shqipëri (malesia.eu)

Hoti është zonë bjeshkore e Malësisë së Madhe në pjesën veriore të trojeve shqiptare dhe tani ndodhet nën administrimin e Malit të Zi. Hoti, një ndër pesë malet e Malësisë së Madhe, është ndër më të vjetrit, por edhe ndër më të rëndësishmit e kësaj treve. Emërtimin e parë në dokumente të vjetra e gjejmë në vitin 1414 me “Certi Hocti” (disa hoten), çfarë tregon për një popullsi jo të madhe të këtij Mali. Malet më të njohura në këtë zonë janë, Bukoviqi dhe Cemeri. Objekt fetarë më i rëndësishëm është kisha në Brigje të Hotit.

Në të kaluarën ilire kjo zonë ishte e pjesë e “Maleve të Labeatëve” (mons labeatis). Me pushtimet romake bie nën administrimin e vendasve (në varësi romake). Shënohen edhe rebelët me Balshaj rreth fillimeve të shek. XV (Balshajt ishin kryezotët feudalë, që mblidhnin detyrime e taksa). Me 1415, këta “rebelë” gjetën strehim pranë Venedikasve në Shkodër, ku u ndihmuan edhe me të holla (Kolec Traboini).Në vitin 1417 gjinden emërtime të ndryshme si “Otto” ose “De Hottis”. Në arkivat e ish-shtetit të Venecias, flitet për luftë guerilase kundër princërve të Balshajve në vitet 1416-1417, si dhe popullimi i Hotit afër territoreve të sotëm që përkon me vitin 1426, në mes malit Veleçikut e Liqenit. Në vitin 1455 përsëri deklarohet besnikëria ndaj Venecias, së bashku me komunitetet e Zetës së lartë (superiore) me iniciativën e Stefano Cernei. Me 1474, Hoti del si Mal në vehte me një kryetar, emërua pastaj Vojvodë, i cili është në bashkëpunim me Venecien. Pak më vonë, ka një emigrim në Siçili, ku përkon me pushtimin turk, ndoshta për t’u shpëtuar reprezaljeve. Edhe sot në Siçili (Itali) gjinden radhë mbiemra Hoti. Me 1479 kur sulltan ishte Mehmeti i dyte (1451-1481) Perandoria Osmane e pushton malësinë dhe nga kjo zonë formon nahien e Hotit. Nën pushtimin osmanë popullsia e prirë nga feudalët zhvillojnë disa kryengritje e luftëra ndër vitet: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-12, 1624, 1638, 1652-53, 1668-69 ,1698-99 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832-34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869

Thjeshtë një tokë e papërkulur; dhe që i bëri ballë deri edhe me sot çkombëtarizimit.

deciq_1911_kryengritja

                         Ngritja e flamurit shqiptar në Bratilë të Deçiqit

Sipas traditës popullore të Malësisë, të parët e këtyre fiseve shqiptare ishin nga Bosna dhe Hercegovina, te cilët ishin detyruar te shpernguleshin drejt jugut pas invazionit sllav dhe më vonë pushtimit osman,dhe ishin vendosur ne këto anë. Pikërisht Eposet e kreshnikëve shqiptar(Cikli i këngëve Muja dhe Halili, nga Lugjet e Verdha (Jutbina) diku ne Kroaci ose Bosnje) e vërtetojnë me së miri tezen se Iliro-Shqiptarët ishin deri vonë prezent ne brendësi të Bosnjës dhe Hercegovinës. Tradicionalisht besohet se në fillim ishin 12 fise shqiptare te Malësisë; Kelmendi, Hoti, Gruda (Sumasi), Shkreli, Kastrati, Trieshi (Triepshi), Piperi, Kuçi, Vasojeviçi, Krasniqja, Gashi dhe Bytyçi. Sipas Legjendës i pari i tyre që erdhi ne Malësi quhej KEQ PREKA dhe kishte 5 djem; Lazar Keqi (Hoti), Ban Keqi (Trieshi), Kras Keqi (Krasniqi), Piper Keqi (Piperi), dhe Vaso Keqi (Vasojeviçi).Trieshi ishte vellau i vogël i Hotit ndërsa Piperi dhe Vasojeviçi me kalimin e kohës u sllavizuan plotësisht, sikurse një pjesë e Kuqit, kurse Krasniqi me ardhjen e turqve u islamizuan.

Vlen për tu sqaruar se për kuvende të përbashkëta hotjanët kishin edhe Kishën e Brigjes (S. Giovanni Decollato). Festa kryesore e Hotit është Shën Gjoni (Shnjoni). Por mbas të gjitha këtyre, vjen viti i zi 1913, kur Fuqitë e Mëdha, në Shqipërinë e Malësinë e Madhe e bashkë me këto edhe Hotin, ku mjerisht kjo dhuratë ju bë Malit të Zi. Kjo ndarje nuk ishte vetëm territoriale, ajo ndau mbi të gjitha fise, familje e shtëpi, doke e zakone, e fatkeqësisht edhe sot kjo ndarje në Europën e Re quhet Tabu. Gjithsesi, hotjanët emigruan e migruan, por kudo që ata jetojnë, rrezatojnë jo vetëm shqiptari, por mbi të gjitha mall për vendin e tyre, çfarë do të thotë, t’i dalin për zot kudo e kurdo. Hoti i mbetur mbas 1913, është pjesë e komunës Kastrat.

Me ndryshimin e parë të kufirit malazezo-turk të vitit 1876, një pjesë e Malësisë së Madhe – Koja e Kuçit dhe Trieshi mbetën nën sundimin malazez. Kurse në Konferencës e Londrës të vitit 1913 u vendos që Malit të Zi t’i jepeshin edhe krahinat tjera shqiptare që ka sot dhe në këtë mënyrë Malësia e Madhe u nda në dy pjesë. Kufirin shtetëror shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Ndërkombëtare i drejtuar nga rusi Sergej Potapov. ( nga Tomorr Toplica).

Gruda është një regjion malor në jugun e Malit të Zi. Gruda është saktësisht në veri të Liqenit të Shkodrës me kryeqendër Tuzin , vendi më i banuarën Malësi.

Gruda në përbërjen e saj ka Romano-Katolik ,dhe mysliman të cilët jetojnë në Tuzi dhe në fshatrat Milesh dhe Dinosha. Kisha e Grudës është në Priftën dhe si e tillë njihet edhe si kisha më e vjetër në këto anë (1528); dhe është shenjë mbrojtëse për shqiptarët sepse është referenca më e qartë e vazhdimësisë shqiptare në këto anë.

Vermos

Vermoshi

Hoti

Historikisht së bashku me Hotin , vëllezërit fisnor ,Gruda ishte në shënjestrën turke. Malet në verilindje të Tuzit janë dëshmitaret e vërtetë të kryengritjeve më të mëdha kundër Turqve për gjatë hapave historik për Pavarësinë e Shqipërisë; dhe jo rastësisht aty shënohen momentet më të dalluara të rezistencës së Shqipërisë veriore. Gruda dhe Dinosha ishin në fokusin e luftës kundër Imperatorisë Otomane dhe Malit të Zi përgjatë vitit 1880…

edit_durham_1911Viti 1911 është i njohur për Kryengritjen e Madhe të Deqiçit nën udhëheqjen e Dedë Gjon Lulit dhe Sokol Bacë Ivezajt duke e ngritur flamurin shqiptar për herë të dytë pas vitit 1469. A nuk është kjo ngjarje për t`u mos harruar?

Në gjysmën perëndimore të Grudës ngritët Mali i Deçiqit dhe rrjedhë Lumi i Cemit nëpërmjet Grudës duke e ndarë Deçiqin prej Sukës dhe duke formuar kufirin në mes tokave të fiseve të Grudës ati Kuçi. Gruda është vendlindja e legjendës Smjl Martini Ivezaj dhe bijës së tij Tringës( të gjithë kemi dëgjuar për Tringën e Grudës) , pastaj pë Dedç Nikç Ivezaj, Zef Martini Ivezaj ( Zef martini i Grudës), Bac Vuksanin,Sokol Bacin.

Kemi dëgjuar edhe për qytetëzen e Mileshit , vendlindjen e Bac kurt Gjokajt, Mehmet Murat Gokajt, Halil Hakajt i Dinoshës, etj.

Më duhet të përmendi Tuzin e Mlësisë, i cili është edhe sot qyteti më i rëndësishëm i Malësisë. Shqiptarët e sotit të Tuzit janë nga fiset Hoti , Gruda, Trieshi dhe Kuçi.

tuzi_deciqi                                                                                                           Tuzi

                                                                       Tuzi,foto nga maja e Deqiçit Cemi

Në lutjet e tona të përditshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun. I lutemi Zotit, i kërkojmë falje për gabimet e bëra. I lutemi të na dhurojë pasuri, fat dhe mirëqenie. I lutemi të na shpëtojë nga e keqja, nga i mallkuari. I lutemi të na shpëtojë familjen; por vetëm lutje për veten vetjake. A e keni dëgjuar kënd të lutet për atdheun? Askush nuk na mësuar për një lutje të tillë. Nuk i lutemi Zotit që ai t`na shpëtojë kombin, atdheun. Nuk i lutemi Zotit të na shpëtojë nga zhbërja. Nuk i lutemi Zotit që të na ruajë kombin.

Viktimë është vetë historia

Thethi

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.