Lufta guerilase ka gryer superfuqi ushtarake dhe jo më Maqedoninë.

Kolonel_dritan_demiraj

Zoti Demiraj, në faqen tuaj në “facebook” keni kthyer një përgjigje të zjarrtë kundër ish-ministres së Brendshme të Maqedonisë Jankullovska, e cila ka pohuar në një bisedë telefonike, se për një orë luftë i shfaros të gjithë shqiptarët. Ju evidentoni se shqiptarët janë populli më i fortë në ballkan dhe nuk maqedonasit nuk kanë forcë t’i trembin dhe mposhton me Jankullovskën?

Ka qenë një shkrim i zakonshëm dhe rutinë e ditës, pasi publikoj diçka çdo ditë në “Facebook”. Ndjeva keqardhje si të gjithë shqiptarët,në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në Kumanovë, djemtë e të cilës u masakruan nga Forcat Speciale dhe ushtria Maqedonase. Gjithashtu ndjej keqardhje për këtë ngjarje pasi politika shqiptare, politika e Shkupit që është gjithashtu pjesë e qeverisë Gruefski dhe qeveria e Kosovës, nuk kanë bërë një deklaratë të përbashkët që ti dalë në mbrojtje shqiptarëve.Mendimin tim që kam shkruar kërkoj që mos politizohet dhe se shkrimi lidhet me atë që kur kam qënë 18 vjeç kam bërë një betim para flamurit,para kombit, që ne si ushtarë pavarësisht jemi apo sjemi në ushtri, ti shërbejmë kombit shqiptar në çdo moment. Thirja ime nuk ka të bëjë për ngritjen e një ushtrie dhe të ushtarëve dhe të luftohet në Maqedoni. Deklaratat e ish-ministrit me pak fjalë i konsideroj si primitive. Një ish-ministre që ka shkelur të gjitha ligjet e shtetit të saj dhe të drejtat e njeriut.

Sipas jush kush është përgjegjësi i asaj që ndodhi në Kumanovë?

Nëse interesoheni për mendimin tim, po jua them se është përgjegjës kryeministri Gruevski, ish-ministria e Brendshme Jankullovska, shërbimi sekret Maqedonas, dhe pa dyshim përgjegjës janë dhe faktori politik shqiptar, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët po bëjnë një bashkëqeverisje në lidhje me të drejtat e njeriut dhe më konkretisht të Shqiptarëve.Më vjen çudi që nuk reagon fort Ali Ahmeti i cili ka një begraunt si ish-komandant lufte,dhe pjesën më të madhe të atyre që u vetëdorëzuan, i njeh.

Ju tashmë jeni një ushtarak i vjetër dhe pjesëmarës në 5 misione të rëndëdësishme jashtë shtetit. A njihnit ndonjërin prej të vetëdorëzuarve apo personave që mbetën të vrarë gjatë betejës?

Të qënurit për shume vite në ushtrinë shqiptare, nuk më ka rënë rasti ti takoj pjesëmarësit në këtë sulm. Unë njihja vetëm dy nga protagonistën në këtë betejë dhe këtë njohje e kam pasur në një aktivitet sportive, pasi une dhe ata jemi marrë e sport dhe jemi takuar në Kosovë. Nuk është mirë ti përmend me emra pasi njëri është vrarë dhe tjetri është i plagosur. Kam përshtypjen se djemtë e vetëdorëzuar po masakrohen, duke i lënë pa bukë, pa ujë nga ana e policisë.

Si e shikoni ndërhyrjen me tanke, autoblinda dhe helikopterë të Forcave Speciale dhe Ushtrisë në një zonë tepër të populluar. Nevojitet vërtet i gjithë ky mobilizim?

Ka pas një numër shumë të konsiderueshëm forcash, repartesh shpeciale dhe njësi të motorizuara dhe të blinduara, plus një njësi helikopterësh dhe shumë agjentë të shërbimeve sekrete Maqedonase. Përdorimi i këtyre forcave dhe grumbullimi shumë shpejt i tyre në Kumanonë, në lagjen e “Trimave”, tregon se sulmi ka qënë i parapërgatitur më herët dhe i mirëmenduar. Përdorimi i topave dhe armëve të kalibrave të mëdha ka sjellë dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm.

Policia dhe ushtria Maqedonase është nisur për ti vrarë dhe jo për ti arrestuar?

Pa dyshim që ka shkuar për ti vrarë. Dhe këtë gjë e tregon mobilizimi shumë i shpejtë. Maqedonasit kanë pasur spiunin brenda grupit të shqiptarëve dhe këtë gjë e tregon “arratisja” e dy të arrestuarve, të cilët u ikën policëve sapo treguan armët në mal të grupit.

U tregua trimëri apo tradhti në betejën e Kumanovës?

Të dyja bashkë. Djemtë luftuan me trimëri, ndërsa në krah kishin dhe tradhtarë. Por forca dhe fuqia e shqiptarit vazhdon të jetë e ndezur. Vlerësimi i Jankullofkës se mund ti zhdukë shqiptarët për një orë është jo profesionale dhe fshatareske. I kujtoj kësaj ish-ministre lufta guerilase ka gryer superfuqi ushtarake dhe jo më Maqedoninë./Shqiptarja

Shperndaje ne

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Tradhëtia mbarë kombëtare për t’satën herë;partia zvarë korbë-
    tare ndër që zhvatën vlerë,nderë;deftoj një dialog o nga lufta
    e dytë botërore,në kullën e filozofit,më të urtë,dhe pse i pa
    shkolluar,përgezuar lindur e rritur filozof,dhe mendëtar edhe
    pleqnar,mbarë kombëtarë,mbarë Shqiptarë:-Kulla e pleqnarit më
    të urtë,qe për partizanët ishte strehim dhe shpetim,si edhe o
    përkrahje,gjëja pas çlirimit nga okupatori,qe dhe Kosova edhe
    mbarë trojet Shqiptare,sipas marrëveshjes së Bujanit,o,qe tek
    ribashkohën dhe të ritrashëgohën duke gëzuar dhe kurorëzuar të
    gjitha drejtat,si të gjitha kombet,për shtetsi dhe drejtësi o
    për ribashkim,ritrashëgim,mbarë kombëtare,o,kundër tradhtisë
    me djallin,qe na kallin,mu këta të kuqtit,skuqtit,qe vetëm oh
    kanë me na mashtruar,a në fund,na mund;me na ngashtruar,qe Ne
    prap me na ndarë,përçarë,uzurpuar,okupuar,shkatërruar,shparta-
    lluar,dhe,me na nxenë,lenë,prap se prap,nën tutelën,gubelën,o,
    Ruso-Serbo-sllave;puso-gjerbo-shkave;eh,po ua terheq vrejtjen
    për tradhëti mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare:-O,Fadil Hoxha,ti
    si komandant gjakovar,bashkë me nipin tim Rifat Berishën,qe po
    e besoni djallin e kuq,or,do të na kallin,huq e truq,për fund
    do të na tradhëtojnë,dhe,do të na shkatërrojnë,shpartallojnë,o
    me dhunë e furtunë,dhe,ti Fadil,do të mundesh,tundesh disi,si
    strisi,qendrosh,pesosh,dhe vazhdosh;por,mbaje mend,se në fund
    të tund,dhe mund shkau,edhe me moral o ideal,duke t’sukqur dhe
    huqur në pleqeri,dreqeri,edhe para familjes,zgara kandiljes,qe
    do digjeni e krigjeni,qe do humbëni e shkrumbëni terë vleren o
    nderën familjare,kandiljare,si dhe mbarë kombëtare Shqiptare;a
    ndërsa këto themele,qe kemi filluar kësaj shtepie,Shqiptarie,o
    nuk do arrimë as ta përfundojmë,as or të i gëzojmë,dhe,do t’na
    akuzojn,abuzojnë si për tradhtarë të Ruso-Serbo-Jugosllavizmit
    dhe do të na vrajnë,përçajnë,duke na masakruar,kasapruar ho,me
    terë familje e fëmijë,kandilje e thërmijë;duke na trungsosur o
    burgosur,përzenë dhe terzënë pakthim,në amshim,rrugëve,murgëve
    të molkotes,golgotës;vetëm qe të na gllabërojnë,asimilojnë,dhe
    të falimemntojmë,gjer të mohimi terë qenjes,ndjenjes ore,mbarë
    kombëtare,ouuu,mbarë Shqiptare;dhe,çdo popull-komb,or,rropull
    korb,kob,qe nuk mëson,do ta pëson,nga deshtimet,rreshtimet,or
    nga tradhtitë,partitë ,ati popull-kombi;rropull kobi,korbi,oh
    do të i pëseritej tragjedia më gjakatare,ore,kangjegria oh,më
    barëbare,më tradhëtare,pa shi,qe Ne,Shqiptaria,duke përjetuar
    or terëmjeruar,duke u tradhtuar për t’satën herë,terë shtatën
    shvatën,vlerë,nderë,për heroizmin,therrorkrizmin,ore,more,ouu,
    për ribashkimin,ritrashgimin mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare!
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.qe nga këso,pëso
    banda,tranda,horrorishte,thorrorpiste,nen dhunë,futrunë qe na
    përzunë,në amshim,pa kthim,as për varre,as për zjarre,oh,veç
    zër trojet-hojet tona,zona,deng baba deng,berng shkaba brengë
    Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptarie!..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.