Masakra e Selanit ishte masakra e parë e egër që u bë në krahinën shqiptare të Çamërisë më 27 mars të vitit 1913 ku u masakruan në mënyrë shtazarake me thika 72 krerët e Çamërisë nga autoritetet greke të gjakpirësit Deli Janaqi bashkë me 200 andartët e tij ku nuk patën mëshirë për krerët e Çamërisë ku u masakruan në Përroin e Selanit.
Masakra e Selanit kishte një sfond aspak të favorshëm për popullsinë çame e aq më pak për shtetin e ri shqiptarë që ishte krijuar para pak muajsh më 1912 duke lënë kështu territorin e Çamërisë dhe të Kosovës jashtë kufijve zyrtar të Shqipërisë duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe masakrat e përgjakshme ku edhe Greqia nuk ia donte të mirën këtij populli as kulturën, doket, zakonet e aq më pak edhe gjuhën.
Masakra e Selanit ishte masakra më e madhe që qeveria greke mund të kishte bërë vetëm për një natë duke masakruar 72 burra të Çamërisë.
Plani i qeverisë greke ishte që të masakroheshin 72 krerët më të spikatur të Çamërisë dhe më 17 mars të vitit 1913 Furarhio i Paramithisë mblodhi krerët grek prej Giliqinës dhe nën kryesimin e dhespotit të Paramithisë bënë një komision që të arrestojnë gjithë parinë shqiptare muslimane dhe për ta bërë këtë veprim ngarkuan gjakpirësit Deli Janaqi dhe Joti Spiro Popovo.
Më 27 mars të vitit 1913 nën dritën e hënës andartët grekë të Deli Janaqit hynë në fshatrat çame dhe i lanë secilit nga një letër tek shtëpitë e tyre duke i’u thënë : “Vishuni bukur sepse qeveria është duke iu pritur”.
Pasi që 72 krerët e Çamërisë u veshën ata u lidhën me tela nga andartët grekë ku edhe arrestime u bënë në Mininë, Koriqanë, Dramës, Nikolicë etj.
Ata kishin zgjedhur më të shkolluarit, më patriotët ku numri i krerëve më së shumti ishte në Paramithi ku njëherë u lidhën dy nga dy për tu nisur për në Përroin e Selanit.
Krerët e kuptuan se ata ranë në kurthin e autoriteteve greke për t’i masakruar 72 krerët dhe Dalan Binozi i tha andartëve që “Ne jemi duke e ditur që ju po na çoni për të na vrarë por Çamërisë nuk do t’i largohen burrat edhe pas vrasjes sonë.”
Edhe pas shumë ditëve dëgjoheshin rënkimet e krerëve të masakruar barbarisht nga grekët por ky ishte vetëm fillimi i tragjedisë çame.
Të vrarë në Përroin e Selanit
Nga Minina:
Xhemal Adem
Veli Murat
Nuh Nuhu
Malo Meço
Beqir Musa
Resul Tahir
Mehmet Demo
Hysen Murat
Agush Mero
Vejsel Balo
Ibrahim Mane
Iljaz Balo
Ali Nuhi
Malo Kasim
Kaso Ismail
Agako Mero
Veiz Memo
Beso Kasimi
Resul Nuhu
Nusret Huso
Ibarhim Mamo
Malo Murat
Iljaz Ismail
Nuh Mero
Mero Murat
Sulo Iljaz
Resul Musa
Rushit Huso
Çelo Adem
(figurojnë në numrat e regjistrave 1,2,3,6,10,4,12,14,7,11,5 )
Nga Nihori:
Bejaz Selim
Harun Qemal
Nexhip Daut
Nusret Shehu
Adem Shehu
Hysen Selimi
Rexhep Hasani
Duro Dauti
Muharrem Qemal
Rexhep Selim
Demo Shehu
Braho Dauti
Shano Selimi
Harun Ahmeti
Nusret Nuhu
Rexhep Braho
Bejaz Nuredini
Lasko Shehu
Duro Braho
Mete Saliko
Nga Grika:
Refik Meço
Sejko Cane
Manush Idrizi
Nga Dramësi:
Tahir Avdullamani
Islam Qemal
Fejzo Nazif
Abedin Ahmeti
Sinan Ibrahimi
Hysen Latifi
Rifat Haxhiu
Dalan Bino
Daman Qemal
Duç Malushi
Qemal Kupe
Adem Sherif
Memko Hoxha
Muho Sherif
Bubeq Malo
Servet Selman
Nga Nikolica:
Hajri Maze
Sherif Jonuzi
Halim Duro
Veli Haruni
Isa Nexhipi
Refit Mero
Tahir mero
Hajro Mero
Izet Hajro
Nga Vrisi:
Hasan Sulejmani
Shaqir Sulejmani
Rexhep Veseli
Harun Haruni
Nga Petrovica:
Musa Late
Nga Paramithia:
Fuat Pronjo ( tek përroi Shametja)
Subhi Dino ( tek përroi Shametja)
Agako Pronjo ( i mbijetoi torturës)
Alush Gjyzeli ( tek përroi Shametja)
Maliq Bollati ( i mbijetoi torturës)
( të gjith emrat figuronë në numrat e regjistrave 1,2,3,6,10,12,14,7,11,5)
Nga Shëmriza:
Abedin Rakipi
Maksut Muharremi
Sadush Dine
Kasem Osmani
Nga Koriqani (Rrëzanj)
Mehmet Maza
Shuaip Mete
Isuf Barhimi
Nusret Barhimi
Izet Veliu
Ramadan Hasani
Muart Telhai
Nusret Tahiri
Musa Mete
Ismail Mete
Maliq Banushi
Mehmet Shaqe
Avdul Çafani
Meleq Bairi
Nga Bedelena:
Adem Sherif
Zenel Ahmeti
Muho Sherif
Osman Çatare
Resul Cene
Çeno Taho
Sulejman Çeno
Nga Skupica:
Tahir Selimi
Bajram Kushe
Shaban Selim
Nuredin Kushe
Dalan Kushe
Malko Hasani
Murat Hasani
Manush Idrizi
Rexhep Selimi
Selim Yzeiri
Nga Vratila:
Dalip Mehmeti
Musatfa Shuaipi
Vesel Rexho
Brahim Muhtari