Do të shkojë

cameris01

xdggddg

Shkruan : Brilant Gashi

Shkrim Letrar nga B.Gashi

Gjatë gjithë jetës sime kam ëndërruar që të shkojë kudo, dua të them në cdo vend të ndryshëm, pa marrë parasysh se çfarë lloj vendi mund të jetë i mirë apo i keq.

Por kësaj radhe ëndërra ime është shumë ndryshe, një ëndërr që dua ta bëjë realitet deshta apo s’deshta unë : Që të shkel në një tokë të ndaluar, në një tokë brenda territorit të greqisë : Në Çamëri.

Dua të shkojë në këtë tokë me apo pa dëshirën time, të shoh shtëpitë e të parëve të mi me sy sepse deri sot ato shtëpi i kam shikuar në internet por kësaj radhe shpresoj se do të jetë shumë ndryshe, do të jetë diçka që askush mendoj nuk do ta kishte bërë më parë sepse do të kishte frikë dhe dashtë zoti banorët shqiptarë të takojë kudo, dhe kudo të flitet shqip, mos të kenë frikë të flasin shqip ato shqipe të humbura të cilat frikësohen që të fluturojnë në Çamërinë e bukur.

Por nuk duhet të kenë frikë kurrë sepse ne jemi shqiponja dhe ne nuk duhet të frikësohemi kurrë në asnjë mënyrë.

Dua që të bëjë realitet atë ëndërr timen, dua që të shkojë në tokën time, por edhe zemra ime është duke më dhembur sepse në një natë e pashë në ëndërr atë vend të bukur duke më thënë të tjerët “Mirëserdhe në Janinë vëlla, emri yt është çam”, dua që kjo ëndërr të vazhdojë sepse nuk duroj edhe njëherë tjetër, vetëm dua ta prek atë tokë.

Në Filat, Margëlliç, Parg, Paramithi në të gjitha këto vende ku kanë jetuar çamërit por më nga viti 1944 nuk janë parë më ato shqipe por mua më duket se janë zhdukur në mënyrë misterioze duke mos lënë gjurmë fare, dua të di se ç‘ndodh sot në ato zona, a janë më gjurmët e botës shqiptare, a janë më faltoret e stërgjyshërve apo ato faltore janë shndërruar në nightclube ?

E di tani njerëzit nuk do të më durojnë me këtë që po them dhe do të thonë “Mjaft më Çamëria nuk egziston”. Dashtë zoti mos të jetë kurrë kjo e vërtet sepse ndryshe nuk ia fal dot vetes e aq më pak atyre. 

Shperndaje ne
Updated: 15 Maj, 2017 — 14:59

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.