RESA ÇUDI RENEGATIZMI PO UShTROHET SI PROFESION SOT E TËRË DITËN NËPËR TROJET TONA…SALlAMADI..?!

RENEGATIZMI PO UShTROHET SI PROFESION

Këta renegatë dhe qen te ndyrë kushedi se çfarë gjeni mulat kanë përveç se janë shqipfolës? I blejnë diplomat nga sllavo-grekët vetëm e vetëm per të patur legjitimitet të rremë-fallco që sa më shumë ta dëmtojnë historiografinë shqiptare, duke hedhur gur e dru mbi të, duke shpifur e sajuar përralla të gatuara ne kuzhinat e tyre të helmatisura me qëndrime antishkencore e pseduointelektuale deri në negim të plotë të ekzistimit të popullit shqiptar.!

Por e mira qëndron në anën shqiptare, sepse keshtu flasin artefaktet, arkeologjia, antropologjia studimet sociolinguistike….me zërin e studiusve të huaj, të atyre studiuesve që kanë vetedije shkencore dhe moral njerëzor. Populli shqiptar ka thënien e vet të moçme:” qentë le të lehin, karavani ec përpara”. Edhe gazetari edhe televizioni janë po i njëjti mall..!?

Absurditeti për të qenë më i madh dhe i pakuptimtë; një television shqiptar i jep mundësi nje renegati, të brendshëm apo të jashtëm, të vjellë vrer kundra një populli me të cilin bashkëjeton por njëkohësisht s’e pranon qe ekziston ai. Kjo kuptohet se bet me pagesë sepse shtëpia televizive sot nuk e dallon lekun se nga kush i vjen, nga armiku i popullit shqiptar apo nga miku i tij, e konsideron para edhe të njërit edhe të tjetrit?!

Si ka mundësi që një pseudo analist të ketë qasje në një television shqiptar dhe aty pa pikën e turpit të flasë kundra vetë shqiptarëve edhe atë duke servuar një serë gënjeshtrash dhe sajuar një mori të pavërtetash bile pa iu trembur syri, mu në mes të Tiranës, në pikë të drekës.

Turp, me të vërtetë turp për ne shqiptarët se sa poshtë kemi rënë!

Sesa po u ndihmojmë armiqve tonë shekullorë sllavo-grekë dhe turko-mongolë-arab pikërisht në propagandën e tyre kundra vete neve shqiptarëve, kundra prejardhjes sonë pellazgo-ilire dhe autoktonisë sonë të lashtë në këto troje stërgjyshore.

Me fjalë tjera lejojmë veprimet që janë kundra ardhmerisë sonë legjitime dhe zhvillimit tonë natyral!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 20 Maj, 2018 — 18:06

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.