Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet

samiu_kombi_edrejta01xdggddgShkruan:Brilant Gashi

Vet Sami Frashëri dhe vet, përmes këtij libri shohim ardhmërinë e shqipërisë dhe si mund t’a kishte pasur atë më 1899, se si ka qenë në kohërat e lashta, pra në kohërat e Yllirisë, Epirit dhe të shumë fiseve të tjera, si dhe një analizë për shqiptarët të cilët ishin ndër romakët, për qëndresën e tyre , për Shqipërinë në kohën e Skënderbeut , se si ishte gjendja e Shqipërisë kur ai erdhi në Shqipëri.

Sigurisht që ka pasur të drejtë samiu tek fragmenti i tetë në faqen ’37’ që kishte thënë se shqiptarët gjithmonë për botën e asnjëherë për vete, pra nuk e kishin parë njëherë veten por botën e pastaj veten e tyre, pasi që ne kemi qenë të mençur për dituri.

Sa i përket kapitullit për shqipërinë që ishte në kohën e vitit 1899 ose më saktë për vitet e atëhershme të pushtetit osman që atëherë nuk i lejonin që të hapnin shkollat e veta në gjuhën e tyre amtare por dënoheshin që të shkolloheshin me alfabete të tjera si greke, laike, arabe etj.

Gjithashtu dhe kufijtë e shqipërisë samiu nuk i kishte lënë pa i shkruar në librin e tij.

Shqiptarët jashtë shqipërisë, ishte një tjetër fragment, që ishte i rëndësishëm për të pasi që kishte rreth gjysmë-milion që ishin jashtë atdheut shumë ndër ta ishin edhe patriotë të mëdhenj të cilët kishin për detyrë të vepronin jashtë atdheut si në Bukuresht, Sofje dhe në shumë vende të tjera.

Ai ka folur edhe për rreziqet e shqipërisë që ajo i kishte në atë kohë, për pushtimin e tokave shqiptare nga ” Serbët, Bullgarët, Grekët, Turqit dhe shumë shtete sllave.

Kurse në kapitullin e fundit samiu, veç të tjerash shkruante se a mund të qendrojë shqipëria në ato rreziqe që i kishte nga pushtimet osmane, por edhe gjithashtu shpëtimi ose humbja e Shqipërisë është në dorën e Shqiptarëve pasi që ata sic thoshte ai ndodhet në majën e një humnere dhe nëse dëshiron me të vërtet të hiqet nga ajo maje duhet të bëjnë ndonjë gjë sepse vetëm nëse qëndrojnë aty është gjë që nuk ka vlerë fare për shqipet.

Në këtë fragment flitet për qeverinë që duhet t’a ketë shqipëria, qëllimin e vërtet të tyre, për liderin e qeverisë se shqipërisë dhe për shumë qëllime të tjera dhe të vërtetën ndoshta se ç’do të bëhet.

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.