Kush po e zhbën kosovën ?

 

migrimi01Shkruan: BRILANT GASHI 

Dhimbje, dhimbje dhe vetëm dhimbje kemi përjetuar gjithmonë në Kosovë. Nuk ka kurrë të mira, ka vetëm të këqija por ndoshta ka mundur të ketë edhe të mira por ato të mira kanë bërë shumë të këqija të tjera sa as unë nuk guxojë ti paramendojë fare se cfarë fuqie mund të ketë kjo dhimbje ku ne e përjetojmë cdo ditë.

Por një pyetje rastësore më lindi në mendje : Se kush është gati për ta zhbërë Kosovën tonë, një zhbërje të tërësishme por edhe të pjesshme.

Që nga viti 1912 serbët kishin pushtuar tërë kosovën duke asimiluar dhe ç’nderuar por edhe duke masakruar e dhunuar një popullsi të pafajshme që vetëm kur i shoh fotot e atyre masakrimeve mund të merrja arratinë dhe të braktisja gjithçka, gjithçka që kisha rreth vetes sime vetëm i braktisja.

Kur them fjalën “100 vjet”, dua të them se serbo-sllavët nuk na kanë pushtuar vetëm rreth viteve 1997-98-99 por na kanë pushtuar që nga shpallja e pavarsisë së Shqipërisë.

Të themi më saktë më 1913 pas caktimit të kufijve të Shqipërisë por edhe në vitet 1997-98-99 neve na pushtuan serbët në një mënyrë shtazarake duke kryer një spastrim etnik që asnjë popullsi tjetër nuk mund të kishte ushtruar mbi Kosovën.

Në rregull pra të gjitha këto i kuptuam, jo të gjitha gjërat që kanë ndodhur por një pjesë të madhe të gjitha i njohim.

Por tani ne duam që ta dijmë se kush është duke e përgaditur zhbërjen tonë ? 

Jo zhbërje që duhet të behet me mjete e me ushtri por një zhbërje ekonomike në të cilën shfarroset nga uria e varfëria një pjesë e madhe e shqiptarëve të Kosovës duke udhëtuar jashtë atdheut për një jetë më të mirë dhe më të rehatshme por për atë fat nuk i dihet fare sepse ata mund të kenë një të ardhme jo të sigurt. 

Por siç e shoh unë mesaduket zhbërjen tonë të tërësishme ndoshta është duke e bërë qeveria jonë e korruptuar që mënyrën më të mirë për të bërë para është që të shfarrosin të ç’rrënjosin ekonomikisht shqiptarët e pafajshëm të kosovës të cilët mundohen që të mbajnë kulmin e tyre të shtëpisë pa ndihmën e askujt.

Por jo Kosova kurrë nuk mund të zhbëhet.

BRILANT GASHI 21.05.1015

 

Shperndaje ne
Updated: 14 Prill, 2017 — 14:01

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.