“mercenarizmi politik shqiptar”

ilirida-03_800Ali Ahmeti tash, prap dhe mjerisht, mund të dalë se nga kjo majë ku ka hipur kështu, prap do rrokulliset në po këtë greminë ku ka rënë, si dhia e egër që për së dyti herë këputet nga majë e shkëmbit dhe bie po në atë gropë ku ka rënë herën e parë, se nuk ka mësuar gjë nga këputja e parë, ose këputja nga ai shkëmb e plandos po në atë gropë poshtë tij.
Meqë kjo rënie e tij nuk e dëmton atë, si kundërqë nuk e dëmtoi deri tashti, bile prej kësaj do nxjerrë privilegjet për mbetje aty edhe në kohët që vijnë, por atë e pësojnë shqiptarët,është tejet imperative nevoja që të reflektojmë me kohë se si duhet vepruar nga kjo anë e shqiptarëve që tashmë shumë prerë konteston legjitimitetin e tij të marrë nga votat e shumicës shqiptare dhe që konteston poashtu prerë edhe përdorimin e këtij legjitimiteti nga anë e tij që zgjedhjen e krizës mos ta bëjë prapë për dobi të huaj,në fakt të “partnerit të vet qeveritar” ose për dobi të të dyve-edhe të “partnerit”, i cili u pa se e kish përdorur jo si partner,por si ndërbishte samari; edhe për dobi të “opozitës maqedonase”,se përvoja tregoi tashmë që “mercenarizmi politik shqiptar” i ketyre dy partive të delegjitimuara aktualisht,në shumë punë politike është treguar i dobishëm njësoj për të dyja palët; sepse të dyja këto palë kanë punuar me truke dhe me program e me korrupsion që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve t’i qesin dhe t’i mbajnë në batakun e mercenarizmit për dobi “të përbashkët të interesave shtetërore maqedonase”; edhe pse një marifet kësodore i tyre është politikisht i pamoralshëm,është poashtu edhe në kundërshtim të plotë ndaj një etosi demokratik në përdorimin e aktorëve politik dhe të vetë politikës dhe aspiratave e vlerave demokratike që duhet t’i inkarnojë në rendin e vet një shoqëri demokratike.

NijaziuShkruan: Nijazi Muhamedi

Kriza politike në Maqedoni,me takimet e liderëve këtu në Maqedoni dhe në Bryksel tashmë është e qartë se ka hapur shtegun e hollë të një dinamike nëpër të cilën do zhdrivillohet zgjidhja e saj.Tashmë poashtu u tha në shtyp se Ali Ahmeti ka dorëzuar një “draftë-agjendë” gjoja, që u është shpërndarë aktorëve në këtë dialog politik, autorësia e së cilës mund të hamendësohet se është e diskutueshme,që mund të paralajmërohet si paksa ‘problematike” për interesat e shqiptarëve.At mund të bëjë përpjekje me aluzione të paraqesë atë tekst “si të sugjeruar gjoja nga anësh”,nga ndonjë gjoja “partner ndërkombëtar”,që mund të tundet si mashtrim i keq i radhës;kurse shihet që në këtë “draft” nuk mund të “mbulohet” autorësia e ndihmësit të saj që ka shkruar.
Por,kjo “draft-agjendë”,sadoqë të jetë fillimtare,sadoqë nuk do jetë ajo mbi të cilën do zhdrivilllohet zgjidhja e krizës, nga ca elemente që përfshin,jep nje indicie që e bëjnë të qartë se edhe përnga përmbajtja dhe në raport me interesat e palës shqiptare,duhet të perceptohet si e diskutueshme dhe me rezera të mëdha.Përmbajtja e saj e ka lënë shumë skajshëm rolin e shqiptarëve si aktorë më vedi dhe të pandikueshëm nga interesat e të tjerëve,partnerit të tyre, ne dinamikën e zhdrivillimit të saj krize.”Draft-agjenda” e Ali Ahmetit jep shenja të një pozicionimi kakafonik dhe të tejkaluar,jo të partneritetshëm të rolit shqiptar në zgjidhjen e krizës dhe të rezultateve eventuale për interesat e shqiptarëve që do të mund t’ jepte,apo që pritet t’i japë zgjidhja e saj në përputhje me pritshmëritë e shumicës së shqiptarëve.Një pozicion i propozuar kësodore tashmë shumë hapur dhe me indinjatë u delegjitimua nga ana e shqiptarëve dhe nga “plasja mediatike” e ca “bombave’ të deritashme të Zaevit.Ali Ahmeti tash,prap dhe mjerisht,mund të dalë se nga kjo majë ku ka hipur kështu,prap do rrokulliset në po këtë greminë ku ka rënë,si dhia e egër që për së dyti herë këputet nga majë e shkëmbit dhe bie po në atë gropë ku ka rënë herën e parë,se nuk ka mësuar gjë nga këputja e parë,ose këputja nga ai shkëmb e plandos po në atë gropë poshtë tij.
Meqë kjo rënie e tij nuk e dëmton atë,si kundërqë nuk e dëmtoi deri tashti, bile prej kësaj do nxjerrë privilegjet për mbetje aty edhe në kohët që vijnë,por atë e pësojnë shqiptarët,është tejet imperative nevoja që të reflektojmë me kohë se si duhet vepruar nga kjo anë e shqiptarëve që tashmë shumë prerë konteston legjitimitetin e tij të marrë nga votat e shumicës shqiptare dhe që konteston poashtu prerë edhe përdorimin e këtij legjitimiteti nga anë e tij që zgjedhjen e krizës mos ta bëjë prapë për dobi të huaj,në fakt të “partnerit të vet qeveritar” ose për dobi të të dyve-edhe të “partnerit”,i cili u pa se e kish përdorur jo si partner,por si ndërbishte samari; edhe për dobi të “opozitës maqedonase”,se përvoja tregoi tashmë që “mercenarizmi politik shqiptar” i ketyre dy partive të delegjitimuara aktualisht,në shumë punë politike është treguar i dobishëm njësoj për të dyja palët; sepse të dyja këto palë kanë punuar me truke dhe me program e me korrupsion që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve t’i qesin dhe t’i mbajnë në batakun e mercenarizmit për dobi “të përbashkët të interesave shtetërore maqedonase”; edhepse një marifet kësodore i tyre është politikisht i pamoralshëm, është poashtu edhe në kundërshtim të plotë ndaj një etosi demokratik në përdorimin e aktorëve politik dhe të vetë politikës dhe aspiratave e vlerave demokratike që duhet t’i inkarnojë në rendin e vet një shoqëri demokratike.
“Draftë-agjenda” e tij,por edhe ajo “draftë agjendat” e aktorëve të tjerë në këtë krizë, që në fakt janë “kryeaktorët “e saj,kur do të miratohen konsensualisht,do shkrihen më një agjendë zyrtare,më një e të vetme.Cka do hyjë në këtë agjende të përbashkët nga “draft-agjenda” e diskutueshme e Ali Ahmetit,nga kjo “draft-agjendë” ,e cila nuk nzirret në tryezë të shqyrtimit dhe të legjitimimit para shqiptarëve,është poashtu një çështje që nuk duhet t’i lërë të ngeshëm shqiptarët tash e këtu.
Dinamika politike e kësaj agjende që ndodhet në formulim para se të arrijë të miratohet,do përfshijë elemente të zgjidhjes së krizës të kufizuara kohësisht-nga dita e miratimit gjer në shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe përfundimin e tyre.Së këndejmi,edhe veprimet politike dhe jo vetëm politike të shqiptarëve,me një përqëndrim dhe angazhim të madh duhet të sillen brenda kësaj suaze.Por,kjo kërkon përqëndrim dhe angazhim të njëpërnjësuartë ((unifikuar) që do të ngritej mbi një konsensualitet dhe legjitimitet të gjerë shqiptar sot dhe këtu.Kjo është vështirë të bëhet dhe nuk është vonë.Këtë më parë nuk do ta bëjnë pikërisht këta aktorë tashmë të delegjitimuar,sepse “kontributi krye më vedi i tyre”,jashtë ndikimit më të gjerë të shoqërisë shqiptare dhe pa besueshmërinë e tyre do përdoret si depozit për të marrë mbështetje nga anë e “partnerëve” dhe mbetje në skenën politike, biles si “aktorë fitimtarë” që sollën edhe ata “zgjidhjen e krizës”.
Në një situatë kësodore , për të ndryshuar gjërat,për të qenë aktorë relevantë dhe aktivë në ndryshimin e këtyre gjërave,për të shmangur rrezikun e një përsëritjeje të ligshtë të këtyre gjërave për të keq të ose për dëmtim të interesit shqiptar,shtrohet ngutshëm nevoja e një mobilizimi social-politik të strukturuar nëpërmjet një mekanizmi të vetëm koordinues që drejton atë mobilizim dhe me një platformë veprimesh dhe pozicionesh shqiptare, për t’i imponuar në agjendën e përgjithshme para se ajo të miratohet dhe për të qenë aktorë në realizimin e saj dhe gjithë kjo vetëm mbi kohën që do përshijë kjo agjendë.
Kjo fazë illimtare,pra,është shumë me rëndësi,si dhe pjesëmarrja e shqiptarëve në të,më një qëndrim unik,ose me një qëndrim alternativ unik,është poashtu tejet me rëndësi,nëse duam që gjërat të mos na ikin nga duart si na kanë ikur shpesh në situata kësodore.Reagimi pas të vjelave dhe për të qarë pasojat,si kemi bërë dhe po bëjmë tash,nuk do sjellë dobi dhe nuk mund të ndryshojë gjë.
Arbëreshët e kanë lënë një fjalë, që thotë ‘SI DO SHTRONI, ASHTU DO FLINI”.

Të mos presim,apo të mos lejojmë prap të bëjmë gjumë NË SHTROJËN që na bëjnë të tjerët dhe pa ne, QË DO NA SJELLË PRAP TERS “GJUMIN”…!
POR,KUSH DUHET TA BËJË,KUJT I TAKON TA BËJË,SI HAMENDËSOJMË SE DUHET QË TA BËJË…?

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.