Bashkimi me Shqipërinë, zgjidhja më e mirë dhe e realizueshme njëherë e përgjithmonë.

Ilirida_shqiperi01

Mustah_krasniqiMustafë Krasniqi

Duke u nisur nga situata politike në Maqedoni, që nga krijimi i shtetit kukull e deri më sot, politika e saj sikur ka prodhuar vetëm destabilizim, urrejtje mes dy etniteteve të mëdha që e përbëjnë shtetin maqedonas; shqiptarët më 40 % dhe ardhacakët bullgarë, që e quajnë vetën maqedonas me 40 %, si dhe etnitetet e tjerë të përbërë prej 20 % që mund të jenë vllahë, serbë, romë dhe turko-folës. Megjithatë, politika shoviniste e Gligorovit, Gruevskit, e të ndonjë politikani tjetër të këtij formati, nuk ishin të rastësishme dhe të paqëllimta, mbase pretendimet e tyre shoviniste ndaj shqiptarëve shkonin deri atje te cenimi dhe shkelja e të drejtave më elementare deri te privimi i jetës vetëm pse ishin shqiptarë, popull me histori të lasht pellazgo-Ilire. E tërë kjo urrejtje u lind si pasojë e krijimit të një shtetit kukull, pa identitet, kulturë nga që politika e ish-Jugosllavisë së asaj kohe kishte për qëllim shpërndarjen e shqiptarëve nëpër republikat e saj, ish-Jugosllavisë, me motivin që shqiptarët si shumicë të mos kenë mundësi për t’i kërkuar të drejtat e veta. Ndonëse shkatërrimi i ish-Jugosllavisë dhe krijimi i shteteve të reja erdhi në sajë të përpjekjeve të shqiptarëve për ta rrënuar shtetin më diktatorial ndaj shqiptarëve dhe nga kjo shpërbërje e ish-Jugosllavisë përfituan territore shqiptare pushtuesit maqedonas, malazezë dhe ai serbë, gjë që ishin dhe mbetën nën oazën e shteteve më kriminale, shtetet që nuk respektojnë të drejtën e lirive të njeriut, mbase edhe intensifikojnë situata të dhunshme për ta zhdukur identitetin historik të një populli autokton, konkretisht të popullit shqiptar. 
Megjithatë, kjo politikë diskriminuese e sllavo-maqedonasve përpiqet me ngulmë të realizohej në përpikeni qëllimet e saj sipas skenarit famëkeq të kryekriminelit të famshëm, akademikut Vasa Çubralloviqi, apo vazhduesit të tij, Milloshoviqit; aq më keq politika e saj synon që nëpërmjet metodës së dhunshme, grabitjen e historisë të krijon identitet të vetin, duke u shtirë si pasardhës të Maqedonisë së vjetër me një ndarje të dhunshme gjeografike nga trungu i Shqipërisë Etnike. Me këto pretendime të ulëta e false, përshkrime enciklopedikë e deri te lufta e fundit në lagjen e trimave në Kumanovë që u zhvillua nga organet policore-ushtarake maqedonase, u panë qartë mllefi dhe urrejtja ndaj popullatës së pafajshme shqiptare që kishte politika e Gruevskit, apo e gruevskavë të tjerë.
Pra, Gruevski apo Zajevi e kushdo tjetër që të vijë në krye të qeverisë maqedonase duhet ta kuptojë realitetin dhe të tërhiqet nga politika e mendësisë së mykur, të dhunshme dhe pushtuese, madje edhe ta vetëdijesojë popullin e mashtruar, ardhacakët bullgarë, se nuk janë pasardhës të maqedonasve të vjetër, por ardhacakë bullgarë dhe mbi këtë parim ta fillojnë jetën reale ashtu çfarë janë. Andaj duke u nisur nga kjo mendësi e të kuptuarit do ta kenë më lehtë të vazhdojnë të bashkëjetojnë si dy popuj në një shtet pa cenuar të drejtën e asnjërit komunitet, e konkretisht ta heqin urrejtjen ndaj komunitetit më të madhe e autokton që, në fakt, janë shqiptarët. Ndërsa për këto epshe djallëzore të ardhacakëve bullgarë fajtore kryesore është bota e qytetëruar, pikërisht Evropa sehirxhike, e cila me kohë është dashur të jetë më e vëmendshme dhe më e përkushtueshme në stabilizimin e Ballkanit, e jo të tërhiqet nga skena politike se gjoja nuk po ndodh asgjë me Maqedoninë, apo në anën tjetër t’i fajësojë shqiptarët si faktorë destabilizues. Megjithatë, në realitet, ky destabilizim i Ballkanit vjen si pasojë e vet evropianëve, të cilët sllavët e Ballkanit i favorizuan me grabitje, pushtim territoresh si dhe duke mos ia tërhequr vërejtjen për terrorizimin që ushtronte në mënyrë sistematike mbi shqiptarët. Pra, duke qenë pengë e një tragjedie Ballkanike, me ndihmën e evropianëve, shqiptarët u detyruan dhunshëm, pa vullnetin e tyre të copëtohen në pesë shtete e të përjetojnë gjenocid të përmasave të mëdha që ushtronin sllavët e Ballkanit dhe pikërisht edhe shteti kukull, që është formuar nga politika e ish-Jugosllavisë, i Maqedonisë. 
 
Lind pyetja: përse duhet një zgjidhje tjetër-federalizëm apo bashkim me Shqipërinë?
 
Duke u mbështetur në të kaluarën dhe në të sotmen e hidhur, sikur Maqedonia nuk po gjen forcë të tërhiqet nga urrejtja dhe pretendimi për të skllavëruar popuj, po përkundër kësaj sillej me një politikë pretenduese, diskriminuese, të dhunshme, që nëpërmjet persekutimeve dhe ekzekutimeve, diku të fshehura, diku të hapur dhe mu në sy të botës zbaton fushatë terrori të herëpashershmesh mbi fshatrat shqiptare si të: Tetovës, Kondovës, Brodecit, Sopotit, e deri te lufta e fundit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, që edhe ishte me një skenar të ngjashëm si ai i politikës fashiste të Millosheviqit. Pra, politika sllavo-maqedonase është e dëshmuar se nuk ka gatishmëri ta pranojë faktin se shqiptarët janë faktorë kryesorë për ndërtim shtetin që edhe duhet të trajtohen si të barabartë me bërjen e shtetit gjë që, për fat të keq kësaj politike shterpe, po i kontribuon edhe politika e partive shqiptare, të cilat nuk janë të zëshme në interesat e popullit, po sikur janë zënë piskë dhe nuk janë në gjendje ta përfaqësojnë denjësisht interesin e shqiptarëve, çfarë duhet të ishin dhe e meritojnë si komunitet i barabartë me të ashtuquajturën popull makedonc – ardhacakët bullgarë. Në fakt, Qeveria e Gruevskit, si edhe qeveritë e mëparshme, kishin këtë mentalitet të dhunshëm, gjë që ishin dhe ende janë shkelës i drejtave të një komunitetit, të paktën edhe të atyre drejtave që u ishin garantuar nga ndërkombëtarët me marrëveshjen e Ohrit s’u përfillën. 
Andaj përkundër këtij diskriminimi partitë shqiptare duhet ta ngrehin zërin kundër padrejtësive dhe terrorizimit që iu bëhet popullatës shqiptare në emër të shtetit maqedonas me faktin e një stabiliteti politik dhe racistë, e kjo zgjidhje mund të bëhet vetëm nëpërmjet dy opsione që mund të stabilizohet Maqedonia, shqiptarët shtetformues-federalizëm, apo opsioni tjetër, ai i bashkimit me Shqipërinë: 
1. Arsyeja që shqiptarët të jenë shtetformues apo federalizim qëndron në atë se në trojet shqiptare dhunshëm është krijuar një shtet nga mbeturinat bullgare që kanë një traditë, kulturë krejt tjetër ndaj popullit autokton-shqiptar, e që për nga numri i popullsisë janë të barabartë me shqiptarët. Atëherë për ta stabilizuar këtë shtet kukull duhej të respektohet e drejta e dy komuniteteve të mëdha nëpërmjet opsionit shqiptarët shtetformues me atë bullgar-makendonc-federalizëm. 
2. Nëse opsioni i parë, shqiptarët shtetformues-federalizëm nuk ndodh, atëherë opsioni tjetër, gjë që edhe është më realja dhe më e shëndoshja për Ballkanin, është bashkimi i shqiptarëve me Shqipërinë, për të cilën do të ishte zgjidhja më e mirë dhe e realizueshme njëherë e përgjithmonë që të mbyllet çështja e popujve të Ballkanit. 
Pra, për opsionin e bashkimit duhet të mendojë politika shqiptare në tërësi dhe në veçanti partitë politike që veprojnë në Maqedoni të heqin dorë nga karrierizmi dhe inatet personale e të merren me më seriozisht për fatin e popullit. Nëse çdo gjë që pranojnë jashtë këtyre dy opsioneve, bota dhe Evropa e kanë mashtruar vetën, ndërsa Maqedonia do të përballet edhe më tepër me këso ngjarjesh tragjike e që, për fat të keq, po pëson popullata e pafajshme, shqiptarët. 
Shqiptarë, ndërgjegjësohuni!
Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.