Kriza Lindore e viteve 1875-1878

Shqiperia_para_kongresit_te_berlinit

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Kriza Lindore ishte lidhur me të ardhmen e zotërimeve osmane ku ndërhynin edhe Fuqitë e mëdha ku kishin për qëllim përputhjen e interesave të tyre. 

Fuqitë më aktive në këtë krizë ishin : Rusia, Austro-Hungaria dhe Anglia kurse Italia dhe Franca kanë luajtur rolin e dorës së dytë.

Nga ana tjetër Rusia mbështetej në programin e gjithësllavizmit ku do t’i shtrinin zotërimet e veta në ballkan dhe do të sllavizonin të gjitha shtetet e ballkanit përfshirë edhe shqiptarët mirëpo qëllimeve ruse i’u kundërvunë fuqitë perëndimore si Franca dhe Anglia.

Kriza Lindore filloi me kryengritjen e Hercegovinës, më 1875 ku kjo kryengritje synonte që të përmbyste sundimin osman në një menyrë ose në një tjetër dhe forcat kryengritëse duke u ndihmuar edhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Rusia arritën që t’i çlironin shumë qytete në Bosnjë.

Serbia dhe Mali i Zi përfituan nga situata që ishte Perandoria Osmane dhe i shpallën luftë kësaj të fundit por ajo pësoi disfatë nga Osmanët dhe vetëm fuqitë e mëdha kishin mundur që të ndalonin marshimin e Perandorisë Osmane në drejtim të Beogradit.

Në këto kushte Rusia dhe Austro-Hungaria që kishin interesa të shumta në Ballkan nënshkruan një marrëveshje të fshehtë ku Austro-Hungaria do të qëndronte asnjanëse në luftën Rusi – Perandori Osmane me çka dhe do të shpërblehej duke marrë Bosnjën.

Sukseset e ushtrisë ruse në luftë kundër osmanëve në vitet 1877 krijuan kushte për të konsoliduar forcat kryengritëse të Bosnjë e Hercegovinës ku këtë situatë e shfrytëzuan edhe Serbia dhe Mali i Zi duke pushtuar mjaft territore shqiptare.

Perandoria Ruse u ndal sepse Fuqitë e mëdha kishin kërcënuar se ata do të dilnin në krahë të Perandorisë Osmane.

Shperndaje ne
Updated: 6 Dhjetor, 2015 — 08:19

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

2 Comments

Add a Comment
  1. Harta perben dokument dhe thote Turqia Europiane ne vitet 1812 1876,nuk thote Shqiperia ne asnje vend.Me pelqen patriotizmi juaj por kjo harte nuk perben dokument,fatkeqesisht .

  2. Me sakte e paraqit Shqiperine si pjese te Turqise,pa kufij kombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.