Trashigimia e Krishtere në Kosovën Lindore (përkatsishtë Shqipëria Verilindore ) është Shqiptare.

Hart e Sanxhakut te Nishit

                                       Hartë e Sanxhakut të Nish

11255412_1067065866641345_738905161833382239_nShkruan: Riad Limani

Trashigimia e Krishtere në Kosoven Lindore (përkatsishtë Shqipëria Verilindore ) është Shqiptare – ndërsa ne në Kosovë dhe përgjithsisht Shqiptarët e ktyre zonave pohojm vet pa asnjë fije logjike se kto jan trashigimi Serbe vetëm pse sot ato jan të Ortodoks duke mos kujtua fare se kush ishin të parët kto anë,dhe nga kush kta të ardhur primitiv morrën fen dhe përvetsuan kulturën e gjithqka tjetër.

Në prill të vitit 2002. në Kosovën Lindore ku bëj pjes tri komunat e mbetura me shumic Shqiptare si Presheva, Medvegja dhe Bujanovci,është kryer regjistrimi i parë i banorve në të cilin pas 21. viti marrin pjesë dhe Shqipëtarët. Rezulltatët zyrtare të regjistrimit ende nuk janë publikuar, Pse? mos të harrojm se ky territor është një ngushtim i Shqiptarëve si rezultat i shpërnguljes gjatë dhjetorit të vitit 1877-janarit 1878 ku rreth 160.000 shqiptarët u larguan nga Nishi, Preokupja, Vranja e Krushumlia etj  : këtu në foto jan themelet e kishes së fshatit Priboc.

Ky fshat i cili daton që nga shek . 12-9, para erës sonë, i takon popullit autokton të fisit të Dardanëve. Kisha e Pribocit e cila sipas të dhënave që i jep pronari i vendit, kisha është e vjetër dhe daton aty para shekulli XV. Kisha gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0563548, me gjatësi gjeografike: 471789.2, në lartësi mbidetare: 980 m. Ndërsa të dhëna për kët hasa edhe në një intervist ku sipas kësaj interviste të Ramiz Abdullahut, banor i ktij fshati e zhvilluar, me 10.04.2010 në shtëpinë e tij në Gjilan) Intervistë e zhvilluar nga Ismet Tafili , më 10. 4. 2010 , (shkëputje nga intervista) ku thot …… Pastaj, në fshatin Priboc ka disa emra të vendeve, po janë pak, me thënë tre emra, që tingëllojnë, për ne të fesë myslimane, si të huaj. P.sh. është “Livadhi i Xhorës” i cili është te lagja e Sadikajve, ashtu i ka mbet; “Te varret e shkijeve”. Por, mendoj dhe gjithherë e kam pyetur veten, po edhe njerëzit e tjerë, se a janë vërtetë këto të shkieve (serbëve) apo i ka emërtuar dikush me qëllim ashtu, apo mund të kenë qenë të shqiptarëve katolikë apo ortodoks, por kur kanë ardhur turqit, popullata jonë është kthyer në fenë myslimane, dhe për të treguar dallimin me ta, e duke gjykuar në bazë të fesë, çdo kush që nuk e ka pasur fenë myslimane i kanë identifikuar me shkie (serbë), prandaj, sot mendoj, për këtë arsye u ka mbet “Vorret e Shkieve”.

Ky mendim, ndoshta ka mbetur edhe ngaqë nuk ka pas kush të na tregojë, kush të na shpjegojë drejt dhe nuk ka të shkruar asgjë në gurët e këtyre varreve. Ato varre kanë rrasa gurësh të mëdha, janë të rrëzuar dhe pjesën me të madhe i ka mbuluar dheu, ku mund të themi se kjo ka ndodhur nga vjetërsia, janë shumë të vjetra, shumë. Gjithashtu edhe hapësira në mes tyre është e madhe, pra varret janë shumë të gjata. Një tjetër fakt se ato varreza mund të jenë të katolikëve apo ortodoksëve shqiptarë është se, sot ende ekzistojnë themelet e kishës së fshatit dhe vendi rreth saj quhet “Te Kisha”. 

Edhe kisha është shumë e vjetër. Karshi atyre varreve, edhe kisha mund të jetë e vjetër. Ajo nuk është ortodokse e shkive(serbëve).

Shiko, me fjalët e atij që e ka lexuar atë gurin e varreve, që tregova më herët, prej atëherë e këndej nuk e ka përmend askush se ka jetuar shka (serbë) këtu, këtë e mbajnë mend të gjithë njerëzit prej se janë këtu.

Rreth kishës dhe në vendin e saj nuk ka hulumtuar askush, në mënyrë që të vërtetohet se çka ka në të, por muret në tokë janë edhe sot, aty ka gurë. Është një hapësirë sa një shtëpi. Aty nuk ka prekur, askush asnjëherë. Nuk kanë qenë të interesuar me prek aty asgjë. Tani është bërë livadh.

Aty është konsideruar si “vakëf”, dhe ne shqiptarët asnjëherë, pa marrë parasysh i cilës fe është objekti apo vendi, nuk e kemi prekur, nuk e kemi dëmtuar. I kemi respektuar të gjitha fetë, duke i konsideruar si të shenjta, të zotit, dhe çka është e zotit, çfarëdo feje që është, nuk bën të dëmtohet. Edhe kështu i kemi ruajtur. Këtë e kemi pasur dhe e kemi traditë të mirë. Ky territor si dhe gjith territori i Gadishullit Ilirik (Ballkanit) ka gjurmët e qytetrimit të dikurshëm Pellazgo-Ilir ,

Themelet e Kishes PribovcitThemelet e Kishes Pribovcit si dëshmi e autoktonis sonë psh , në Trevat e Preshevës e cila në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak ku bënte pjes në Provincën Dardanium me kryeqytetin e saj Scup ose Shkupi i sotëm. Dhe gjat dyndjeve sllave, të shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav, dëshmi kto të autoktonis son prandaj si në përfundim themi trashëgima e territorit të Kosovës Lindore është pa diskutim Shqiptare.   

Materiale të përmbledhura nga: ( Limani Riad).

Shperndaje ne

The Author

Riad Limani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.