Ardhja e ministrit serb ne Shqiperi

Edi_040xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Në të gjithë historinë e popullit shqiptarë nuk ka ndodhur që të vijë një kryeministër serb në Shqipëri, që nga 1912 e deri më sot.

Por sot ndodhi një ndryshim ngaqë kryeministri serb Aleksandër Vuçiq erdhi në Shqipëri në një konferencë për shtyp dhe ai serb ishte krenar që ishte kryeministri i parë serb që shkel tokën shqiptare edhe pse nuk është dhe nuk do të jetë i mirëpritur në territorin shqiptarë.

Pasi që Edi Rama kishte shkuar në Beograd të Serbisë në vitin e kaluar erdhi edhe çasti që të vijë një kryeministër serb në Tiranën zyrtare dhe siç dihet një kryeministër serb nuk kishte ardhur në Shqipëri për më shumë se 100 vjet.

Nëse bëjmë një analizë kur Rama ishte më 10 nëntor 2014 në Beograd, pra nëse kemi bërë analizën më herët do të shohim menjëherë se Vuçiq do ta quajë Ramën provokues vetëm se kishte thënë se Kosova është një shtet i pavarur i njohur nga shumë vende të botës dhe realiteti mbetet i pamohueshëm dhe në fund Vuçiq do t’i thotë Ramës “provokator”.

Por tani pasi erdhi Vuçiq në Tiranë gjërat kishin ndryshuar në total dhe ato ishin se Vuçiq pati shumë forca policore dhe vëzhgime ajrore por kjo mbetet vetëm një ndryshim i vogël.

Tani është më duket shumë ndryshe pasi që Vuçiq na provokon neve duke na thënë se “Kosova është Serbi”, por jo Kosova nuk mund të jetë kurrë “Serbi”, sepse nuk mund ai ta ndryshon historinë e popullit tonë dhe nuk është Kosova “Serbi” vetëm nëse Konferenca e Londrës e ndau Kosovën nga Shqipëria.

Kosova është Shqipëri dhe ashtu e fali zoti dhe ashtu do të bëhet.

Ndërkohë në rrjetet sociale mund të qarkullojnë foto se Ilir Meta pra kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka provokuar Vuçiqin duke e ulur atë tek piktura e të madhit Isa Boletinit heroit tonë dhe se kryeministri serb provokohet duke ngrënë e duke pirë me shqiponjën në gota dhe në pjata.

27.05.2015

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.