Shqiptarët janë Pellazgët e mbijetuar.

Shqipja_hitite_pellazge070

                 Shqiponja dykrerëshe shkëlqeu me qytetërimin pellazg të hititëve

Artur_vrekajShkruan: Artur Vrekaj

Vijimësia e qëndresës Pellazgo-Ilire-Shqiptare duket qartë me këto organizime fetare dhe administrative : Orakullin dhe tempullin e Dodonës, perandorinë Hitite, mbretërinë e Trojës, perandorinë e Brigjëve (Phrygians), mbretërinë e bashkuar Ilire, Lidhjen Epirote, Kuvëndin e Lezhës, Lidhjen e Prizrenit dhe Kuvëndin e Vlorës. Qëndresa Shqiptare  si popull dhe si komb ka marrë më shumë kuptim me adhurimin disa mijëravjeçarë para Krishtit edhe të shqiponjës dykrerëshe, sepse edhe Zeusi ishte zoti i adhuruar i linjës Pellazgo-Ilire.

Zeusi përzgjodhi shqiponjën si mbret i zogjve që ka qënë gjithmonë simbol i shkëlqyer i fuqisë perandorake dhe autoritetit kudo.”1)

Simboli i shqiponjës nënkuptonte edhe vetë Zeusin si simbol hyjnor. Ai u përdor në tempullin e Dodonës që ishte edhe kryeqëndra e parë fetare e Pellazgjisë ku u falën heronjtë e Pellazgjisë që luftuan në Trojë si : Akili, Odiseu, Agamemnoni, Oresti etj. Më pas erdhi në Dodonë edhe Skamandëri (Heleni), princi Trojan që ngriti qytetin e Buthrotum (Butrintit) ose Trojën e Shqipërisë. Specifikimin si “Dodona Pellazge” e ka bërë i pari Homeri tek Iliada. Që lashtë paqja ka qënë shenjë e një besimi të pastër ndër popujt Pellazgë ndaj koha Pellazge ishte kohë e paqtë.

“Ndoshta është një ankesë për Pellazgët e mbijetuar se kjo ishte një “kohë e artë”për ta deri sa Grekët  erdhën në skenë. Orakulli kombëtar i Pellazgëve me lisat e Dodonës në Epir ka ruajtur prestigjin e tyre në kohët Greke. Nga tiparet e vazhdueshme të varreve  dhe arkitekturës në Iliri dhe në Shqipëri, në vitet e fundit, sugjerimi është bërë se Shqiptarët janë Pellazgët e mbijetuar.” 2)

Që nga koha Pellazge e deri më sot na ka takuar të martirizohemi si popull e si komb nga perandoritë më të fuqishme. Të papërkulur si në një sheshbetejë në truallin tonë amtar nuk i humbëm kurrë as gjuhën e folur dhe të shkruar Pellazgo-Ilire-Shqipe dhe as simbolin e shqiponjës dykrerëshe.

Adhurimi i këtij motivi dhe shpendi hyjnor i  frymëzoi edhe mbretërit Pellazgë dhe Ilirë që njësoheshin me Zotin dhe respektoheshin nga populli si Zeusi. Shqiponja dykrerëshe ishte simboli më i preferuar si shenjë mbretërore për mbretërit Hititë,mbretërit Ilirë të Trojës apo në veçanti në Illiricum e Aleksandrit të Madh, Aleksandrit të Mollosisë dhe Pirros së Epirit, si edhe Skënderbeut në Shqipëri ku Shqipëria në kohën e tij njihej e tëra edhe si Epir.

Shqiponja dykrerëshe në fillim shfaqet në relievet Hitite në Mesopotami.3)

Burimi i shumëpërsëritur i motiveve në artin Egjiptian, Mesopotamian dhe Minoan sigurisht nuk është origjinuar nga këto civilizime. Hititët ishin burimi i motiveve prej kryeqëndrave në Kadesh dhe Carchemish;  Azinë Perëndimore dhe Egje, të cilat ishin të kontrolluara prej tyre. Shqiponja dykrerëshe prezanton idenë e kontrollit supernatyral. Dy kokët tregojnë  aftësinë për të mbledhur  gjithë eksperiencën e së shkuarës dhe të parashikosh të ardhmen më të mirë në një përfytyrim të shndritshëm . 4)

Hititët, pothuajse për një mijë vjet rresht së bashku me aleatët e tjerë Pellazgë dhe Ilirë arritën të mbanin ekuilibrat ushtarakë me fuqitë më të mëdha të kohës: Egjiptianët, Babilonasit dhe Assirianët.

Mbreti_dardan012Ndaj edhe shkëlqeu më shumë mbretëria Dardane me Trojën dhe mbretërimi i Brigjëve në Anatoli.

Çfarë thonë studimet për përdorimin e shqiponjës dykrerëshe nga Hititët bazuar në gjetjet arkeologjike?

Hititët përdorën motivin e jashtëzakonshëm të shqiponjës dykrerëshe.5)

Ky është shekulli i tretë që kanë dalë mbi dhe’ objekte me vlerë historike për njerëzimin kur bëhet fjalë për civilizimin Hitit. Këto gjetje arkeologjike e kanë bërë më të besueshme edhe Biblën e Vjetër që u referohet Hititëve.

Më 1906-1907 arkeologu gjerman Hugo Winckler zbuloi mijëra tableta balte të shkruara në Bogazkoy (Turqi) duke identifikuar  kryeqytetin e Hititëve. Akoma më shumë ai zbuloi se Hititët ishin një qytetërim i madh duke sunduar përafërsisht prej 1900 -1200 para Krishtit e duke u zgjeruar nga Azia e Vogël në lumenjtë e Tigrit dhe Eufrates. Bibla ishte e vërtetë në thëniet e saj për qytetërimin e Hititëve.6)

Cezare de Cara ka publikuar një punë studimore të titulluar ” Gli Hethei-Pelasgi”, e cila ndikon në propozimin e një teorie të re për origjinën Hitite. Deklarimi i tij është, se Hititët dhe Pellazgët, të lashtët që populluan vëndet  Greke  ishin një dhe popuj të njëllojtë. Ai gjen në qytetërimin Hitit dhe në kulturën e Azisë së Vogël  kokën e shatërvanit të civilizimit të rracave Greko-Latine të Jugut të Europës  dhe bashkë si kombe klasike të lashtësisë, Greqia dhe Roma ndërtuan një themel sipas origjinës së kulturës  Semitike dhe Aziatike  dhe ky qytetërim i këtyre dy kombeve të lashtësisë nuk ishte origjinal i tyre, por ishte huajtur nga Lindja, akoma , jo direkt, por përmes Mesit të Pellazgëve, përmes banorëve origjinalë të vëndeve të Jugut të Europës që kishin ardhur duke kaluar Dardanelet.

Kjo rracë enigmatike e antikitetit (Hititët), që egzistenca e së cilës duke qënë e demonstruar të kënaqë historianët vetëm nga evidenca që na jep kohët e fundit ( sipas këtij botimi të vitit 1896, shën. im AV) nga çfarë kanë vërejtur  e studjuar arkeologët , këtë moment  bëhet faktor i madh i qytetërimit të botës së lashtë, ngaqë Hititët dhe Pellazgët janë deklaruar të jenë me të njëjtin identitet, njëlloj. Origjina e qytetërimit Hitit daton prapa në mijëvjeçarin e dytë përpara lindjes së Krishtit dhe ishte transplantuar në Europë në kohët prehistorike.7)

Më poshtë kjo linjë mendimi sa më sipër është e lidhur me vëmëndjen e arkeologut  Salomon Reinach madje, më përpara publikimit të teorisë së Cezare de Cara, vetëm se Reinach kishte  ndërtuar radhën e zhvillimit dhe nuk ka derivuar Pellazgët nga Hititët, por Hititët nga Pellazgët. Ai e pa emigrimin e këtyre popujve  Pellazgë jo nga Lindja në Perëndim, por nga Perëndimi në Lindje. Edhe profesori entuziast i Orientit  Sauce, drejtues i studjuesve Anglezë të Oxford për problemin Hitit, me  studimin “The Academi”  u vetëdeklarua se favorizonte teorinë e Cezare de Cara.8)

Shqiponja dykrerëshe është përdorur gjerësisht nga Hititët si emblemë mbretërore. Ajo shihet qartë në vulat e zakonshme rrumbullake apo cilindrike, prej metalesh të shtrenjta sipas rangut perandorak: floriri , argjëndi apo bronxi , në relieve apo dhe e gdhëndur në gur, në tempuj, etj. Gjithashtu, shqiponja dykrerëshe është përdorur nga Hititët  edhe si shprehje  e adhurimit për zotin dhe  e mbrojtjes së tij për arsye të fluturimit të këtij shpendi mbi majat më të larta të maleve,  si një shpend që presupozon e frymëzon lirinë. Kjo shihet qartë edhe në një vulë mbretërore në kohën e perandorisë Hitite që 1400 vjet para Krishtit  ku koka e shqiponjës dykrerëshe është vendosur mbi një trup njeriu.

Në katalogun e  Ashmolean Collection, në muzeumin Britanik që përmbledh objekte të gjetura përpara vitit 1894 në varret e lashtë  nga vëndasit e luginës Sajur të Turqisë së sotme është edhe një vulë  me numër 192 me pamje të shqiponjës dykrerëshe, e blerë në Izmir. Edhe objekti me numër 193, që gjithashtu është një vulë, tregon një shqiponjë të pasqyruar në krah të majtë.

Origjina e vulave 192 dhe 193 meriton të vlerësohet. Të dyja janë nga Azia e Vogël dhe mundësisht me origjinë nga Capadochia. Meqënëse shqiponja dykrerëshe paraqitet në Eyuk dhe Yasili Kaia dhe në asnjë monument të njohur Sirian, është e mundur se një shqiponjë e tillë e pasqyruar me një ose dy kokë është e mjaftueshme  të provojë origjinën e vulës Hitite. 9)

Në një reliev në Bogaz Koy (ish-kryeqëndër Hitite), në Azinë e Vogël, janë prezantuar dy shërbëtorë të një perëndie kryesore të lashtë të vendosur më këmbë me një shqiponjë dykrerëshe.10)

Një faqen e një blloku guri (tek balli që është punuar si një zog i stërmadh) në Eyuk duket që është një prerje e një figure të shqiponjës dykrerëshe. 11)

Në dy anët e brëndshme të pjesës jugore të Portës së Sfinksit në vëndbanimin Hitit (Ankuwa) të Alaca Hoyuk … janë krijuar forma të Mbretit të Madh e të Mbretëreshës, ku përsipër kanë një shqiponjë dykrerëshe, emblemë e fuqisë Hitite.12)

Vulat e Hititëve të Vjetër dhe të Rinj të gjetura në Alaca Hoyuk, Kultepe dhe Bogazkoy përshkruajnë të dyja  shqiponjat me një dhe dy kokë. Kjo pasqyrohet edhe në studimin e Nimet Ozguç “Two Hitite Seal”, Atribus Asiae , 10, nr.3, 1947. 13)

Këto janë disa nga gjetjet arkeologjike që shprehin larminë e përdorimit të motivit të shqiponjës dykrerëshe si simbol i tokës së Hititëve, hyjnor dhe administrativ i pasqyruar edhe në artin e tyre. Linja e pashkëputur Pellazgo-Ilire, në rastin tonë Hitito-Dardane, Hitito-Brigje është edhe rruga e trashëgimisë së këtij simboli deri në ditët e sotme nga Shqiptarët. Mos të harrojmë se Hititët i thoshin atdheut të tyre “toka e Hati” sikundër ne themi sot “trojet Shqiptare”.

Përfundimisht, adhurimi dhe lulëzimi i simbolit të shqiponjës dykrerëshe nga Hititët Pellazgë dhe vazhdimësia e të qënit simboli ynë kombëtar dhe shtetëror është krenari për të gjithë Shqiptarët kudo ku janë, sepse ne e shohim shqiponjën dykrerëshe në flamurin kombëtar si simbol përbashkues të kombit.

 

Lënda

1) Birdscapes: Birds in Our Imagination and Experience,  Jeremy Mynott, faqe 273

2) New Light On The Old Testament, Second Edition, Allen Howard Godbay 1935, faqe 87

3) The Mythical Zoo: An Encyclopedia of Animals in World Myth, Legend, and literature, Boria Sax, faqe 102

4) The Encyclopedia Americana: A Library of Universal Knowledge, Volume 2,v.1918, faqe 178

5) Lost Cities of Atlantis, Ancient Europe & the Mediterranean,  David Hatcher Childress, faqe 58

6) Approaching God: Daily Reflections for Growing Christians, Paul Enns, faqe 13

7) The American Journal of Archeology and the history of the fine arts, vol  XI, v.1896, faqe 410

8) po aty 411

9) Hittite seals: with particular reference to the Ashmolean collection, David George Hogarth, v. 1920, faqe 73

10) The Numismatic Chronicle and Journal of the Royal Numismatic Society, Vol 13-14,faqe 384

11) po aty faqe 385

12) The Hutchinson Dictionary of Ancient & Medieval Warfare Matthew Bennett, faqe 8

13) Material Matters: Archaeology, Numismatics, and Religion in Early Historic Punjab, Daniel Merton Michon, faqe 137

Shperndaje ne

The Author

Artur Vrekaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.