Kosova dhe viset e tjera shqiptare që u pushtuan nga Serbia e Mali i Zi dhe që padrejtësisht ua njohu atyre edhe Konferenca e Londrës, përfshinin një territor të gjerë prej 24.000 kilometra katrorë.
Në këto vise shqiptare Serbia dhe Mali i Zi vendosën një regjim ushtarako-policor dhe ndoqën politikën e gjenocidit, të shpronësimit e të shprënguljes të shqiptarëve për në Turqi si dhe të ndërrimit të fesë me dhunë.
Përveç qëndresës spontane e me karakter lokal, patriotët : Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Elez Isufi etj., u përpoqën të organizonin luftën kundër sundimit serbo-malazez dhe për bashkimin e trojeve shqiptare të copëtuara, kurse në vitin 1913 u shtua veprimtaria e çetave ndaj dhunës e terrorit serb dhe për t’u bashkuar me shtetin shqiptarë, në shtator të vitit 1913 shpërtheu një kryengritje anti-serbe.
Kryengritja filloi në dibër dhe u përhap në drejtim të Strugës, të Mavrovës, Gostivarit dhe të Kërçovës.
Kryengritësit arritën në 12 mijë veta.
Një zonë tjetër kryengritëse ishte Kosova, ku kryengritja u përhap nga Drenica në Krasniqë, në Gjakovë, në Prizren, në Bicaj etj.
Pas përleshjeve të ashpra dhe vetëm pasi erdhën divizione të reja serbe, kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin.
Ushtria e egër serbe dogji fshatra të tëra, kryengritëse, ç’armatosi popullsinë, shprënguli dhjeta mija veta.
Megjithatë asgjë nuk mundi ta shuante dëshirën e shqiptarëve për çlirim e për bashkim kombëtarë.
Kjo frymë e qëndresës shqiptare vazhdoi edhe në vitet e mëvonshme po ushtria serbe i asimiloi, i homogjenizoi, i dëboi popullsinë shqiptare në Kosovë.