Shqipëria gjatë qeverisjes së Princ Vidit

Isa_boletini_te_Prinz_widi

Shkruan : Brilant Gashi

Fuqitë e Mëdha më 1913, caktuan si princ të Shqipërisë gjermanin Vilhelm fon Vid i cili ishte propozuar nga Austro-Hungaria dhe Italia.

Princ Vidi u cilësua më i pershtatshmi për dy arsye : së pari se ishte protestant pra nuk i përkiste asnjë feje që ishte në Shqipëri dhe e dyta që ishte gjerman dhe Gjermania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta me Shqipërinë.

Vilhelm Vidi lindi në Noi Vid të Gjermanisë më 26 mars të vitit 1876. Ai ishte i martuar me princeshën Sofia nga Shënburgu Valdenbergu.

Rrethet patriotike shqiptare e pritën me mirësjellje këtë vendim, sepse te princ vidi ata shihnin simbolin e një Shqipërie të Pavarur ndërkohë Esat Pashë Toptani për arsye egoiste e karrieriste përpiqej që të gjente një princ musliman në Shqipëri por fatkeqësisht nuk mundi.

Më 22 janar të vitit 1914, qeveria e Ismail Qemalit u detyrua që të jepte dorëheqje dhe pushteti i kaloi Komisionit kombetarë të Kontrollit që kishte ardhur në Shqipëri në tetor të vitit 1913.

Më 7 mars 1914, princi Vilhelm Vid arriti në Durrës dhe atë e njohën si princ të Shqipërisë të gjithë Fuqitë e Mëdha përfshirë edhe shtetet ballkanike.

Vidi më 17 mars 1914, formoi Qeverinë e re shqiptare nën kryesinë e Turhan pashë Përmetit, një diplomat me përvojë. Kryeqytet i Shqipërisë u caktua Durrësi.

Sipas nenit 1 të tij Shqipëria shpallej “Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme” nën garancinë e Fuqive të Mëdha dhe ai ishte në krye të administratës për caktimin e këshillit të ministrave.

Që në fillim Princ Vidi ishte në një gjendje politike të brendshme dhe të jashtme. Në të brendshmen ai u ndodh përballë “Levizjes Vorio-Epirote” dhe jashtë shtetit përballë Fuqive të Mëdha ishin në prag të Luftës Boterore.

Edhe qeveria e Princ Vidit u shpreh se ishte kundër çdo autonomie për Krahinat e Jugut dhe kishin përgaditur reparte luftarake për të dëbuar grekët nga Krahinat e Jugut.

Komisioni kombëtarë kishte nënshkruar më 17 maj të vitit 1914, në Korfuz Protokollin e Korfuzit që binte në kundërshtim me vendimet e Konferencës së Londrës dhe me Statusin Organik të Shqipërisë, sepse parashikonte prefekturat e Korçës dhe të Gjirokastrës të bënin pjesë në shtetin shqiptarë.

Më vonë Protokolli kishte shkaktuar pakënaqësi të madhe tek shteti shqiptarë dhe më nuk ishte zbatuar më asnjëherë dhe më vonë Fuqitë e Mëdha nuk e morën parasysh. 

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

3 Comments

Add a Comment
  1. Ali pashë tepelena

    Super permbledje???

  2. Ali pashë tepelena

    Cila ishte arsyeja qe u largua princ vidi

    1. Ne maj kryengritja fshatare e shqiperise se mesme kerkoi largimin e princ vidit dhe vendosjen e nje alfabeti turko arab . forcat kryengritse rrezuan administrate e vidit , Vidi e kishte te pamundur te rezistonte pasi te gjithe e braktisen ne 1914 per shkak te luftes se pare boterore vidi shpalli asnje nsimin e shqiperise dhe u largua me 3 shtator por ai nuk abdikoi kurr nga froni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.