Veprimtaria e shoqërive patriotike të mërgimit (Pjesa II)

Shqiperiaelire060xdggddgShkuan: Brilant Gashi

Shoqëria “Drita” e Bukureshtit dhe “Dëshira” e Sofjes u morën me botimin dhe përhapjen në Shqipëri të librave shkollor, të veprave letrare, të literaturës politike etj. Ata botonin organe të shtypit, siç ishin : “Shqiptari”, “Shqipëria” etj.

Një rol të veçant në veprimtarinë botuese të kolonive të mërgimit luajti edhe shtypshkronja “Mbrothësia” e themeluar në Sofje.

Në këtë shtypshkronjë u shtyp “Kalendari Kombijar” i Mit’hat Frashërit, “Drita” e Shahin Kolonjës, “Shkopi” që dilte në Kajro të Egjiptit.

Me ndihmën e atdhetarëve “Mbrothësia” botoi gjithashtu edhe mijëra kopje të teksteve shkollore dhe të atyre siç janë : “Abetare Toskërisht”, “Bagëti e Bujqësi”, Istoria e Skënderbeut” dhe shumë e shumë vepra të tjera letrare dhe me ndihmën e shoqërive shpërndaheshin në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Edhe kolonitë e arbëreshëve vazhdonin aktivitetet e tyre për çështjen kombëtare.

Shoqëria “Shoqëria Kombëtare Shqiptare” e drejtuar nga Anselmo Lorekio botonte organin “La Nazione Albanese”.

Në këtë gazetë u botuan shumë artikuj për çështjen kombëtare shqiptare. Madje Loreiko në këtë gazetë botonte të gjitha memorandumet e fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX të cilat kishin për fjalë autonominë e Shqipërisë kurse redaksia e saj botonte artikuj për pavarsinë e Shqipërisë.

Kolonitë shqiptare, përveç ndihmesës që dhanë në fushën e arsimit e të kulturës, ata dërguan edhe vullnetarë në luftën për çlirimin e Shqipërisë dhe hartuan memorandume për kërkesat e Lidhjes Kombëtare, të cilat dërgoheshin tek qeveritë e Fuqive të Mëdha.

Mërgimtarët shqiptarë myslimanë, katolikë e ortodoksë luftuan për kundërshtimin e politikës asimiluese të Patrikanës greke të Stambollit.

Mërgimtarët shqiptarë, zejtarë, zanatçinj e nëpunës të organizuar ishin një tjetër faktore për pavarsinë e Shqipërisë.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.