Ilirët e sllavizuar

Amblema_ilireebosnjes

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Sa është e lidhur Bosnja Hercegovina me rrënjët ilire ?

A kanë edhe boshnjakët një të kaluar të tillë ?

Ose janë vetëm ardhacak në këto toka ?

A mund të ketë fakte ku mund të mbështetet kjo tezë.

Për të zbuluar se a janë boshnjakët e sotëm ilir mësuesit dhe arkeologët e ndryshëm janë duke mbledhur fakte se boshnjakët janë ilir por cilat mund të jenë ato fakte që të zbulojnë këtë të vërtet.

Hartat e tokave të atëhershme të ilirisë që sot quhet Ballkan e përfshijnë në tërësi edhe Bosnjë Hercegovinën e sotme, përfshijnë pushtimet në këto toka dhe deri tek ardhja e sllavëve në shekujt VI dhe VII në ballkan ku dhe shkaktuan presion të vazhdueshëm ku edhe në libra manipulohet kjo e vërtet.

Sipas historianëve e studiuesve të ndryshëm të historisë thuhet se emri Bosnjë është në gjuhën shqipe që ishte një lugë, një enë e veçant në të cilën vihej kripa dhe përdorej në Shqiperinë Veriore.

Gjithashtu edhe instituti i ADN’s në Zvicër kishte vërtetuar se boshnjakët e sotëm kanë 40% ADN ilire kurse pjesa tjetër ADN gote, trake, kelte, hune dhe sllave pra pjesa më e madhe e boshnjakëve kanë ADN’n ilire.

Në një zonë tjetër të Bosnjës mund të dihen qartazi rrënjët ilire dhe kjo zonë quhet “Butmir” ku nëse do të kërkosh informata për këtë emër në gjuhën sllave nuk do të gjesh asgjë por në gjuhën ilire i bie të jetë Botë e mirë ose Tokë e mirë ngase nga toka pjellore e saj.

Në një zonë tjetër në lindje të Sarajevës, austro-hungarezët gjatë viteve 1880 kanë gjetur me mijëra varre ilire dhe sende të vjetra që i përkisnin popullatës së kohës.

Ndër ta që mbështesin tezën ilire e jo atë sllave është edhe myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukoliç ku thotë :

“Boshnjakët janë popull ilir parasllavë dhe në ballkan veshtirë mund të gjendet popull i pastër etnik dhe boshnjakët nuk janë ardhacak në ato toka por janë vendas dhe se me ilirët i lidh rrënjët kurse me sllavët vetëm gjuha.

Por a janë boshnjakët ilirë apo sllavë ?

Nga gërmimet arkeologjike vështirë është të thuhet se ata janë sllavë.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.