Kush janë shkijet (2 ) ?

Mithati_betejat

Fahriu_02Shkruan: Fahri Xharra

Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije! Falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të ndarë nga trungu shqiptar?

Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit mes vete.

(Mit’hat Abdyl Frashëri)

Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije! Falë shkizmës.

Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim?

Kush ishte shkaku që ata mbetën të ndarë nga trungu shqiptar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën veten diku tjetër, me të njëjtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet -shqiptarët ortodoks, të viseve të përmendura më lartë) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë, në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shohim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Një pyetje së cilës i duhet dhënë përgjigje herët a vonë!

Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”. Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe.

Dëshira dhe instinkti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse në një moment historik, gjateë kohës së ‘çlirimtareve’ otoman, popullata jonë, ka pasur vetëm dy mundësi: të mbetet ortodoks, ose të sllavizohet ose të islamizohet, ‘turqizohet’, që kinse të shpëtoj nga sllavizimi (f.m.). Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanllinjëve: “Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend, në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe…

Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve. Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në mysliman-turk. Metodat ishin nga më të ndryshmet, nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë. Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe Krala, te turqit me vezirë, pashallarë e sadriazema.

Pra siç pohova dhe më sipër, me ardhjen e turkut u hapën dy dyer me të njëjtin drejtim atë të ikjes, dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit, në shkije e më vonë në Serb; e tjetra nëpërmjet myslimanizmit, në myslimanë e vonë turq. Ky është një vrojtim për shqiptarët e viseve të cekura më lartë.

Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë, është lëvruar që nga parmenda, plugu i tërhequr me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit; lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës, midesë dhe planit së tyre dhe ne kemi “mbirë” ashtu si e kanë dëshiruar ata.

Fryti historik i kohës është caktuar, ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve, aspak, e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës!

Historia, e më këtë dhe e vërteta është fshehur!

Pse Serbia duhet të heshtë?

Kur e bëjë këtë pyetje e di dhe përgjigjën. Kjo është në nderin e saj që përfundimisht të bindet, t`a bindë popullin e vet se që të gjithë kanë qenë të mashtruar dhe të gënjyer në mënyra të ndryshme për Historinë e tyre.

Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit, udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe, ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi, thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak, gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi, inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt Jakob Obrenoviqit, djali i axhës së Knezit Serb Milosh Obrenoviqit, ( Obrenoviqët, nipat e Karagjorgjeviqëve).

Libri është i bazuar në “Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine”, viti 1910, numër 22 që tregon ardhjen e Kelmendasve dhe të familjes së Karagjorgjeviqëve nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Novi Pazarit, rreth vitit 1737. Autorët; Boshnjaki dhe Obrenoviqi, thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit të vitit 1937, ku thonë se Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Kelmendin) e Romës, të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët. Autorët theksojnë që i biri Aleksandri dhe nipi Petri e ndërruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij, prej shqiptari, por e din edhe Mbreti i Serbisë në migrim, Aleksandri i sotit.

Letrari dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Duklës, Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njëjtën për përkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve dhe shton se Akademia Serbe “SANU” gjithmonë e mohon këtë por nuk mundet ta dokumentojë! Ekzistojnë bile edhe thënie se Karagjorgje iu fliste shqip bashkëluftëtarëve të tij në Peshter në Kryengritjen e parë Serbe 1804, kundër turqve, ose që fliste shqip në familje dhe se serbishten nuk e dinte mirë.

Me këtë kryengritje filluan themelet e shtetit serb.

Edhe shkrimtarje amerikane Ana Di Leilo, e vërteton prejardhjen shqiptare të Karagjorgjeviqëve, në librin e saj: “Lufta e Kosovës”.

Serbia duhet të heshtë gjithashtu, sepse themelet e shkrimit të tyre vijnë nga një shqiptarët (për ne, shka); themeluesi i alfabetit të tyre ishte Vuk Karaxhiqi, i cili i kishte rrënjët në Vasojeviqët e ata nga Kelmendët.

Viti 1804, viti i tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është nënçmuese për Serbët për tu përmendur ky vit   si dhe këtë tërbim turk?

Qëllimi i shkrimit nuk është që të kërkoj vëllazëri prej gjaku prej Serbëve; larg e shumë larg nga ajo -por që serbët të mbyllin gojën dhe t’iu rikujtojmë atyre se shqiptarët janë ata që i formuan dhe formuan si shtet dhe si komb… Historia punon me fakte dhe dokumente, me gjurma tekstesh të cilat së bashku vendosën në një tërësi koherente dhe e cila e prodhon të Vërtetën.

Qëllimi i sintagmës i krishterit në ushtrinë turke, pra nuk është në atë që të zbulon por në atë që të fsheh dhe të heshtë prejardhjen kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” citon që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve, në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit. Edhe historianit serb, pro-serbi i së “vërtetës serbe”, Vladimir Stojançeviqit, në librin e tij, ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot: “Në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit”.

Kush ishte Kondo Bimbashi pra?

bimbashiNë natën e 5 dhe 6 gushtit 1804, pas një beteje të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga turqit, pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.

Kryengritjen e përmendur jo vetëm që e udhëhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke edhe shqiptarët e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe të Nishit ndihmuan në kryengritjen serbe,

Kurse Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore (Cilën, shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon (Kondo Bimbashin), me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.

Kështu serbët, në vend se t`i korrigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën universale, paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përhershëm, një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre saqë iu është e pamundur të mendojnë diçka tjetër apo diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos dhe logjika serbe e urrejtjes shkon aq larg që meqenëse Shqiptarët janë armiq të serbëve kurse Kondo mik i tyre; Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.

Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka (shqiptar ortodoks), por as nga serbët sepse ishte shqiptar.

Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rruge; ai s`është për krenarinë e serbëve. Në pllakë shkruan: “Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke, në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806 (?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit”.

Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata, por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por t’iu bëjmë të ditur (edhe pse e dinë fort mirë) se familjet e Lekiqëve, Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.

Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe mençuria e popave të kishës serbe, të cilët ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën, edhe sot si kor, Kisha Serbe ta pranonte të vërtetën historike të tyre, gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e tyre natyrore.

Pjesa e pare

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

3 Comments

Add a Comment
  1. Eshte hera e pare qe lexoj diq te tille?Mbetem thelle I impresionuar…

  2. fetiufaton@yahoo.com

    O Farm,mbi te gjitha ng a to me pelqen our I perserite gjerat,ngase te very even eshte shume more kure perserite,,sidomos per serbet koketrashe.

  3. te pergezoj per te gjitha shkrimet tuaja,shume domethenese me te verteta historike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.