Isa i Shqiptarëve, e donte Shqipërinë e ribashkuar, kombin e bashkuar, e jo kombin e ndarë, …

IsadheIsmail_qemali_ndarje

Gëzim_MekuliShkruan: Gëzim Mekuli

Projekti artificial “kombi kosovar” e pushkatoj Isa Boletinin ne shekullin XXI, projekti i UNMIKut dhe tani i EULEXit (kombi kosovar) po shkakton depresione kolektive, percarje familjare dhe ndasi kombetare tek shqiptaret. Ky projekt artificial dhe diktatorial eshte duke tentuar me cdo kusht qe te “kosovarizoj” ikona dhe simbole te identitetit kolektiv shqiptar.

Për hirë të kesaj u “kosovarizua” heroi i shqiptareve, Ise Boletin. Për kombin “kosovarë” u pjell “flamuri i Ahtisarit, himni pa tekst e pa gjuhe, u pjelle “darka e lames”, “qeni kosovar”, “flija kosovare”, “djathi kosovar” e biles edhe “heronjet kosovare”. U fshi, u largua dhe u retushua fjala “Shqiptar”!

Qëllim i tyre eshte, pos tjerash, që Kosova të “rrezatojë” dhe të konotojë identitetin dhe simbolin “kosovar” dhe jo ate “shqiptar”. Andaj, edhe jo rastësisht, heronjet, fjalimet politike, kushtetuta, epika, hartat, kënga dhe mediat masive konsiderohen si elemente retorike me qëllim që të krijohen identitete, kombe të reja. Retorika konstruktive është fundamentale për hemogjenizimin, krijimin dhe sundimin e kombeve “te pamend”.

Do të thosha se nuk ishte aspak diplomatike e as largëhedhëse pranimi i disa njerezve(deshtak) që Heroin e Shqiptareve ta perdorin per perfitime e per eksperimente sociale.

E tere kjo qe po ndodhe sot, eshte tregues i asaj se, mungon shteti, mungon akademia, mungon vetedija kolektive….
Te tera keto bashke po na ndeshkojne si komb e si njerez. Sot, trashegimtaret e te madhit Ise Boletini u lane vetem, u tradhetuan, u harruan dhe u perdoren “si mjet” nga disa parti politike dhe disa individ, qe duan te ndertojne kariere ne emer te veprave te heroit te madh te Shqiptareve.

Keta e minimizuan vepren epokale të Ises, keta e parcializuan, e izoluan dhe e lokalizuan epopene e tije, duke e mbitheksuar karakterin lokal, e ne anen tjeter duke nenvleresuar idene e historike e gjitheperfshirese të heroit per Shqiperi te ribashkuar.

Në kete loje të piste, rol te madh po luajne projektuesit e “kombit kosovar”. Pra jane keto rryma qe po tentojne qe me cdo kusht te ndertojne nje “komb te ri”, antihistorik, kombin artificial e ideologjik, ate “kosovar”. Dhe, duke ndertuar ikona, simbole dhe heronje “kosovarë”, keta po mashtrohen e po mendojne se po ndertojne kombin “kosovarë” të porositur nga “dikush”.

Per turp te tyre edhe i madhi Isa Boletini u “kosovarizua”, u poshterua dhe u manipulua. Ideja sllave e copetimit te kombit shqiptar po konkretizohet, tani permes retorikes ndertuese.

Ju te nderuar, pasardhes te te madhit Ise Boletini, jeni ne plotni te pafajshem dhe njekohesisht te jeni krenar. Te turpshem, deshtak dhe te palexuar do te jene ata te cilet e pranuan kapitulimin per ta “vrare Ise Boletinin per se dyti here”. Ata e “pushkatuan” sot dhe e ofenduan rende edhe lufterat per pavaresi qe nga 1878, duke pranuar qe Heroi i pavaresise të prehet atje ku ai me se paku do t’a deshironte.Atje ku simbolika per bashkim kombëtarë eshte e vogel, e per ndarje eshte e madhe. Isa Yne, Isa i Shqiptareve, e donte Shqiperine e ribashkuar, kombin e bashkuar, e jo kombin e ndare, shtetin e pergjysmuar e të korruptuar.

Sot mediat po manipulojne dhe po propagandojne. Mediat e ambasadave po thone se, kinse, familjaret e heroit jane pajtuar per ta varrosur Heroin ne Boletin. Kjo eshte nje genjeshter, sepse familja nuk u pajtua kurre, por u pajtuan disa individ, te cilet tradhetuan dhe shkelen ne bese vendimin historik te familjes se tyre dhe te Qeverive se Tiranes dhe te Prishtines. Keta individ u shiten per interese personale. Politikanet fshatare, me diploma universitare te blera, u erdhen ne ndihme ketyre individeve te shitur, dhe tan po bejne perfitime, “status” dhe dukje spektakulare ne media…. po perdorin eshtrtat e heroit tone, po tallen me veprat kolosale te diplomatit e te luftetarit te Shqiperise…. Po poshtrojne te gjallet e te vdekurit.

E përbagëluat kombin dhe heroin!

P.s.(Ka më shumë se 14 vite që kam trajtuar rolin e retorikës ndërtuese në ndërtimin e kombit artificial “kosovarë”)/IO

Shperndaje ne

The Author

Gëzim MEKULI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.