Isa Boletini, ky hero i madh vendin e ka në Boletin

Isai_londer_01

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

“Unë nuk kam ardhur ketu vetëm për Mitrovicën time, por për t’i çliruar të gjitha tokat shqiptare”, ishin fjalët e heroit tonë Isa Boletinit që bëri gjithçka për t’i çliruar tokat tona nga pushtimi i egër i forcave sllave dhe ballkanike.

Sigurisht që ishte luftëtar i shquar për mbrojtjen e tokave shqiptare nga copëtimi dhe nuk i la shtetet ballkanike t’i shtrinin kembët më thellë në tokat shqiptare për t’i copëtuar ato.

Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës ne vitet 1864 në një familje me tradita patriotike.

Që në moshën 17 vjeqare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës kundër forcave osmane.

Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë për mbrojtjen e tokave dhe kunder ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri.

U dallua si organizator i kryengritjeve të vitit 1910-1912. Mbështeti kryengritjen anti-osmane të vitit 1911.

Gjatë luftës së parë Ballkanike në tetor të vitit 1912, vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e tokave kundër pushtuesve serb.

Më 1913 bashkë me Ismail Qemalin dhe delegacionin shqiptarë ishte kundër vendimeve të Fuqive të Mëdha për copëtimin e tokave shqiptare. Më vonë ky trim i yni kaloi përseri në Kosovë për qëndresën kundër pushtuesve serbo-malazez.

Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga forcat malazeze në Podgoricë së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin dhe nipërit Jonuzin dhe Halitin.

Më në fund erdhi momenti ku Isa të prehet në Boletin në kullën e tij, të shikojë Mitrovicën e tij dhe jo të varroset në Vlorë por në Boletinin e tij.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.