Derrë i kënaqur?!

kohadhetesemuret

Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Përditë po e shihja gjithnji e më kjartë, servilin që është bërë si derri feçkëmynxyrrës. Ky është njeriu servil i të gjitha regjimeve të kaluara dhe të tanishmeve, këtij servili i janë bërë faqet kuq si gjaku, nga pangopësia në të ngrënë e në të pirë, tamam jeton sikur ai derri i knaqur dhe asnjë here nuk ka pranuar të jetoj si Sokrta i vuajtur?! Ka bindjen idiotësisht tek aftësitë e vetes dhe është i shëndetshëm si kali, pa strese dhe neuroza, por që i ngjan kalit të Trojës, por po t´ja hapësh kapakun e kresë këtij derri, mund t´ja gjesh në vend të truve normal që ka njeriu, një tru peshku nga soji i troftave që kultivohen në basenet private të Burimit.

Ja që ky Derrë i servilosur, pllenon këtë tokë me farën derrërore. Me qe ky e ka mendjen vetem te korita e krundeve, s´ia vlejnë as fjalët, as debatet, as këshillat, se kështu ai për vete ndjehet i kënaqur, paçka se punëtorët dhe të papunët janë të paknaqur e të vuajtur. Është vendi ynë ky qe sundohet nga apsurdi do të thoja, asessi servili i të huajve dhe katili i shqiptarëve nuk e pëlqen normalitetin, punën profesionalizmin. Ky derrë i kënaqur vozit nga t’ja doje qejfi automjetin luksoz te pushtetit dhe harxhon sa të don para për dreka e darka, se mos i harxhon partë nga xhepi i tij, ta hajë dreqi ta hajë, ai kështu është mësuar. Ky s’ka asfarë turpi, pse punëtori jeton në varfëri. Epo çfarë të bëjmë Derri i kënaqur dhe punëtori i varfër në këtë vend janë mpleksur e bashkëjetojnë çuditshëm.

I gjithë realiteti i tanishëm duket i pandryshuar nga sistemi politik paraprak titist, në mos bile edhe më keq?! Foljet e shkrimeve të tyre të mërzitshme të shkruara nga këshilltar të tyre politik të kujtojnë gjithë ata sundimtar të mëparshëm zvarranikësh. Ky tip derri i servilosur është ai, gjynahqari me kollare e kostum i sundimit, të mëparshëm dhe të tanishëm që i mban pallton shefit dhe i perulet me temena, përdorë këtë servilizëm të skajshëm, maskon intrigat, si një preteks, për t’u ngjitur në majë të kështjellës së pushtetit.

Ky tip derri ësht një lloj shushunje, e fëlliqur dhe e pështirë, që s’ ka as palcë kurrizore, as unaza vertebrore, por që ka vetitë gjakpirëse si vampiri i natës, t’ i ngulë ventuzat mu tek vena e gjakut, të thithë aty sa plasë prej kënaqësisë. Por derri në këtë rast është i pangopshëm në të ngrënë dhe në të pirë e nuk plasë si shushunja ai ja ka ngulur dhëmbët mu mbi venat e pasurisë të ekonomisë së lodhur të atdheut.

Gjithnjë kam menduar se për t’u tjetërsuar nga mashkulli në femër dhe anasjelltas duhet të kapërcesh medoemos ylberin, atë simbol të marrëveshjes së Hyjit dhe Abrahamit. Derrit për t’u tjetërsuar , s’iu desh të kapërcente harkun e ylberit, por ai vetëm kaloi në mediokre. Njëri sosh është vetë derri feçkmynxyrrës , që i ka ngulur ventuzat mbi sfungjerin e karriges dhe s’tundet për të gjallë nga istikami. Ky soj servili ka lidhur marrëveshje me ferrin titist dhe të huajt që janë bërë si gjueti shtrigash për të arrestuar çlirimtarët. Këta servila me kopilat e titos të dalur po nga ai ferr i mallkuar, nuk po lënë gjë të keqe pa bërë kundër çlirimtarëve. E ndjeni apo jo?! Ka një rrëshqitje të shejtanit përmbi barin e blertë. Është një farfurinë e përsëritur në mënyrë misterioze e okulte që ky shejtan ka dalur nga vetë zgafellat dhe të çarat e Ferrit… për ta mashtruar Evën dhe Adamin kështu tu prishet atyre lumturia e përbashkët parajsore. Ky shejtan i dale nga ferri i Dantes, është bërë argat i së keqës dhe po gatuan të njejtën çorbë të prishur nga kazani i mëparshëm titist. Soji i tyre ka një teknik shejtani, me këtë teknik ata po thurrin rrjetin e merimngës helmuese, për të shkatërruar çdo gjë kombëtare shqiptare dhe po rigjenerojnë shejtanët titisto-rankoviçist.

Ky soj shejtan Derri i parafytyron punëtorët si kope demash të tredhur që janë të vlevshëm vetëm për parmendë për të lëvruar arat e tyre. Derri ka një të qeshur Memfistofelike për ta ruajtur paktin me shejtanin, nga paranoja për ta siguruar një vend të lakmueshëm në çdo qeveri që mund të vijë pas disa vitesh, për këtë ai ka dinjitetin e shitur.

Ky servil i paaftë për të pare realitetin e ri ka mbetur skllav i së kaluarës apsurde dhe është bërë një Don Kishot qesharak.
Po bien kambanat e alarmit, vendi ka nevoj për një ndryshim rrënjësor qeverisës, për një udhëheqje kombëtare që di dhe respekton vlerat e shenjta historike të shqiptarisë e në veçanti që ruan vlerat çlirimtare të shenjta atdhetare. Çlirimtarët janë ata që duhet të kërkojnë llogari nga të huajt dhe servilet vendor që kanë përhapur murtajën e korrupcionit. Liri dhe respekt për çlirimtarët. Vafshin në ferrë të gjitha ata që po ja prishin paqen dhe lumturin çlirimtarëve.

Nuk na duhet jo shejtani të na sundoj, ky di vetëm të mashtroj. Me që u pa ditën për diell se mëndja e këtij derrri të servilosur nuk vlen as sa një prapanicë sorre.

Shperndaje ne
Updated: 21 Qershor, 2015 — 11:58

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.