NJERIU SHPIRT SHITUR TE DJALLI?!

noli01

Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Në atdheun e shqiponjave çfardo atdhedashurie të shprehësh dhe ta dëshmosh atë qoftë edhe me vepra konkrete siç e dëshmuan e heronjtë dhe dëshmorët e kombit, por edhe ata që sot janë gjallë por që s’janë ndalur për asnjë çast së vepruari në dobi të kauzës kombëtare shqiptare për një Shqipe – Shqiperi, në një fare mënyre do të paragjykohesh nga njeriu me shpirt djalli, i cili në prapashpinë ekzekuton varganin e shpifjeve.

Kur atdhedashësi guxon me tërë forcën t’i kundërvihet shpifarakut për të thënë të vërtetën në sy dhe kritikon karakterin shpirtligë të tij, ai me anormalitetin prej fatkeqi, tërhiqet zvarrë gjatë gjith jetës, duke patur para vetës injorancën prapa idiotësin e “ Idiotit “ të Dostojevskit, këtë zgjedhë të padukshme të së fshehtës së tij që vret.

Ky njeri me mendësi të sëmurë që nga bujku e deri te akademiku nuk kërkon ndihmë apo këshill nga askush. Ky njeri i turbulluar i cili e ka humbur fillin në jetën e vet sentimentale nga kush pret të ndihmohet ? Familja nuk ka mundur ta edukoj, shkolla po ashtu nuk ka patur sukses në edukimin e tij, shoqëria i ka mbyllur sytë dhe për këtë njeri e ka të vështir të diskutoj.

Intelektualet parapelqejnë të mos i venë re këto anomali të njeriut me shpirt djalli, e as që u bie në mend ta kritikojnë këtë dukuri negative të këtij njeriu shizofren. Numër i madh gazetash e gazetaresh heshtin, ( me përjashtim te disa guximtarëve), hesht deri diku edhe letërsia, mjediset shkencore, policia thonë është në dijeni dhe kjo për ta është e mjaftueshme. Ky njeri daton qe nga ardhja e njerëzimit në tokë.

noli_zoti_shqiptariKëtë njeri e kanë përshkruar për të çmendur shekujt tmerrësisht të gjatë. Ky njeri ua ka prishur parajsën tokësore Adamit dhe Evës. S’ka përmirësim te këtij njeriu ai ka gjetur strehim te rehatshem qe nga lashtësia e deri në ditët tona. Për fat të keq ky njeri falë humanizmit njerëzor ka arritur dhe ka gjetur strehë edhe tek kombi ynë shqiptar, bile është ngritur edhe në pozita të larta shtetërore, për këtë ai mashtron, vjedh, vjell helm e vrerë ngado që shkon, fyen, shpif, të gjithë ata njerëz që nuk janë një mendje me të! Sa më gjatë që qëndron në pushtet ky ky njeri, aq më i padurueshëm po bëhet për popullin, se ky njeri për çdo ditë po e terrorizon një popull të tërë! Populli Shqiptar çdo dit po dëgjon nga goja e keqe e tij fjalë fyese antishqiptare e antinjerëzore për figurat tona kombëtare progresiste që kanë dhënë gjithçka për atdhun e tyre. Ky njeri është tejet servil për të huajin dhe tepër primitive për atdheun e shqiptarëve.

Andaj ky njeri me shpirt djalli duhet përmbysur, duhet shkulur nga trojet tona farën e së keqës, që shqiponjat në atdheun e tyre të jetojnë në lumturi e liri ne një shetet të përbashkët Shqiptar.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.