NË VALËN E LUFTËS PËR LIRI E BASHKIM KOMBËTAR

 

Ballina_libri01Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Çka e mbajti dhe e mban gjallë popullin shqiptar? Nga buron aktualiteti i mesazhit politik e patriotik? Në valën e luftës për liri e bashkim kombëtar. Këtë mesazh atdhetar mund ta lexoni në librin e Shaban Brahës: ”MIDIS JETËS DHE VDEKJES”(Libër me kujtime). Botuar në Prishtinë 2011.
Libri i Shaban Brahës së pari është një dokument përjetues historik, por edhe artistik, i kohës ku sublimohet fryma e situatave ekzistenciale, ky libër ka sublimuar e sublimon një substrat, do të thosha, politiko-historik që vazhdimisht është përsëritur dhe po përsëritet në jetën e brezave, nëpër shekujt e përflakur që mbijetuam midis jetës dhe vdekjes. Si i tillë ky libër del se është zëri i ndërgjegjës kombëtare të autorit i cili është edhe vetë personazh me trungun e tij familjar, i ngjarjëve të mëdha kombëtare shqiptare të fundshekullit XX-të, dhe fillim shekullit XXI-një, libri i mirëpritur nga lexues të shumtë të mbarë hapsirave shqiptare dhe përbën një interesim të jashtëzakonshëm edhe për studjues shqiptar, para se të shtjellojmë librin të shkruajmë pak fjalë për autorin:
Shaban Jakup Braha i lindur më 1 janar 1928 në qytezën Bicaj të rrethit të Kukësit. Trungu i tij familjar është më origjinë nga Arbanishta në jugperendim të Nishit, e cila njihet për tradita atdhetare dhe luftarake. Shabani njihet si arkivist dhe korrier në terrenet dhe çetat në linjën Sllovë-Kukës-Prizren. E tërë familja që ngritur në luftën për liri e bashkim kombëtar. Duke qenë i papajtueshëm me tradhtinë jugosllave ndaj Kosovës dhe trevave tjera shqiptare dhe në shembullin e Shaban Polluzhës, Rifat Berishës, Gjeladin Hanës e Nexhat Agollit, përsëri e drejtoi ndërgjegjën edhe armën kundër robërisë serbosllave dhe në Kosovë çau në vatër me sukses rrethimet, pritat e kurthet e organizuara nga UDB-a famkeqe e Beogradit dhe për aktivitetin e tij prej kaçaku është dënuar në mungesë dy here me vdekje nga rregjimi gjakatar titist-rankoviçist e millosheviqian. Shabani shkollën e mesme Normalen e kreu në Prizren dhe Gjakovë. Në Tiranë kreu fakultetin juridik e më tej fakultetin gjitharmësh në Akademin Ushtarake. Shërben në drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore dhe në Ministrinë e Brendshme (në profil ushtarak) duke ju përkushtuar Kosovës e tërësisë Kombëtare. Deri më tash ka botuar këto vepra letraro-historike.

1.IDRIZ SEFERI monografi 1981.
2.GJENOCIDI SERBOMADH DHE QËNDRESA SHQIPTARE (1844-1990) 1992.
3.RIFAT BERISHA Figur e shquar kombëtare 1998.
4.BETEJA E DRINIT KUNDER AGRESIONIT SERB (nëntor 1912).2000.
5.KËNDVËSHTRIME KOMBËTARE 2000-2001.
6.XHEVDET DODA 2002.

Ka edhe dy vepra të pabotuara për figura e ngjarje historike. Autori është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve në Shqipëri. Libri më i ri që na solli shkrimtari i mirënjohur Shaban Braha,vjen deri të lexuesi dhe studjuesi ndryshe nga librat tjerë, ky libër është shpalosje e kujtimeve dhimbjeve, dramave e tragjedive, por edhe i fitoreve kombëtare. Nëpërmjet veprës: ”MIDIS JETËS DHE VDEKJES”, autori sjell deri të lexuesi tregime të dhimbshme të ngjarjeve që ngjallin kujtime, autori synon të na tregojë se edhe pse shqiptarët u ngritën në luftë kundër nazifashizmit, në mbarim të kësaj lufte mbi gjysma e territoreve dhe popullit shqiptar mbetë në një robëri të re të Jugosllavisë artificiale të ndërtuar nga shpata e Berlinit, e Londrës, e Versajës së Parisit.Libri është i ndarë në XXVI kapituj me gjithsej 487 faqe, doli nga shtypi në Nëntor 2011, botues: NBGL ”Berati” – Prizren. Sejcili kapitull bëhet më interesant, më i ndjeshëm dhe më i dhembshëm e dramatik në të rrëfyerit e ngjarjeve në hapsirat shqiptare nga ana e autorit. Për mua si lexues dhe njohës i mire i autorit, ku pata rastin të njihem me të gjatë veprimtarisë ilegale në kudër të Organizatës Bashkimi i Trojeve Etnike, qysh nga viti 1991, nga ku mësova shum gjëra të çmuara dhe më vlerë gjatë veprimtarisë atdhetare dhe luftës çlirimtare, por edhe sot nga ky mësues e luftëtar i çështjes shqiptare, nga ky Promete, meson njeriu vazhdimisht gjëra të vlershme dhe të çmuara, merrë ndjenjen e atdhedashurisë dhe ideve të mëdha drejt bashkimit të atdheut në të ardhmën. Me anë të kësaj vepre dhe veprave pararëndëse autori arrin të identifikohet me popullin e vet, me fatin dhe tragjikën e tij historike.
Libri ”Midis jetës dhe vdkejes”, është një përkujtesë e ngjarjeve të mëdha historike që përvetëson lexuesin, duke lexuar ato ngjarje të dhimbshme dhe dramatike në mbarë hapsirat shqiptare gjatë zhvillimit të Luftës së dytë Botërore, ku autori angazhohet në këtë luftë antinaziste dhe antifashiste qysh në moshën 14 vjeçare. Por dhimbja do të jetë edhe më e madhe më të përfunduar kjo luftë, forcat aleate që ngadhnjyen mbi këtë luftë nazifashiste siç ishte Amerika, Anglia, Rusia dhe Franca edhe pse Shqipëria dhe shqiptarët u çliruan tërësisht me forca të veta, me pa të drejte i lane shqiptarët të ndarë në pesë shtete dhe krijuan një shtet artificial Jugosllavinë që ishte tërësisht pushtuese në trojet etnike shqiptare, ku autori i këtij libri i kundërvihet me shokët e tij bashkëluftëtar të lirisë kësaj robërie të re sllave mbi trungun shqiptar që po gjakosej e lahej çdo ditë me gjakun e pastër shqiptar. Autori për këtë robëri të re rrëfen: ”…sllavët janë jo vetëm robërues por edhe më barbar. Një popull që të shkon në thikë, ti çanë më shpatë nënat shtatzëna dhe ti kall fëmijët në flakën e shtëpive të tyre, nuk është njerëzore por është katillëk. – Tregon autori se këto i kishte thënë babai i tij Jakup Braha…”Ky prind i dy dëshmorëve të kombit siç janë Meriman e Lihe Braha, kjo familje që e tëra luftonte kundër robërisë mbar shqiptare, familje kjo që kishte përjetuar tmerret e internimeve dhe burgosjeve nga robruesit e huaj, kjo familje që në gjiun e trungun e tyre kanë heroin kombëtar Ramadan Zaskocin (Braha), nuk mund të ishte ndryshe, për këtë ata u hodhën në valën e luftës për liri e bashkim kombëtar.
Të jeshë luftëtar i lirisë me pendë e pushkë është një nder dhe privilegj shum i madh njerëzor. Rrugëtimi jetësor i Shaban Brahes me shokë e në këtë rast po veçojmë shokun e tij të pandashëm Sali Shatrin që vepruan e luftuan me armë në dorë në çdo cep të trojeve shqiptare nuk është aspak i lehtë. Kjo veprimtari atdhetare ka përgjegjësi të madhe morale, prandaj Shabani me shokë iu përkushtuan me tërë qenien e vet njerëzore për ta kryer me nderë dhe më vlerë ashtu siç e kërkonte tradita popullore shqiptare në rivazhdimin e tij me lëvizjen guerile në Kosovë e viset shqiptare (1948-1956) ai ishte me misione atdhetare në Rajonin e Dragashit me Sali Shatrin, Sylejman Malokun, nga Planeja, Rrahman Beqirin nga Bardhoci, por aty kuptuam se Xhafer Hasani, Opojali, i ka tradhtue shokët në male dhe është dorëzu në UDB-ën e Prizrenit. Ai ka kallzue shumë gjana UDB-ës së Rankoviçit. Megjithkete njesiti gueril me në krye Shabanin kishin kryer me sukses misionin e tyre prej nga në vjesht të vitit 1949 ne publikimet jugosllave tregohej se Shaban Braha në munges ishte dënuar me vdekje, ky denim as nuk e kishte frikësuar dhe as nuk e kishte larguar nga lufta çlirimtare. Më pastaj autori rrëfen isha në Rajonin e Zhurit, duke qenë në takim me Lam Kasemin e Shkozës, ku çajne rrethimin duke lënë të vrarë disa pushtues jugosllavo serb, spiunimi ishte bërë në UDB nga Lam Krosi i Shkozës i cili ishte agjent i sherbimit sekret serb. Më tej vazhdon rrëfimin: ”…Isha me njësitin e Drenicës në Rajonin e Suharekës dhe Prizrenit, me guerilasit Bajram Berishën, Halit Berisha, Liman Baloku, Bali Beqiri(Hamza) dhe unë. Kishim vendos që të hynim në kontakt me babën e Rifat Berishës, bacën Latif.në emrin e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës që e drejtonin Xhafer Vokshi dhe Shaban Haxhia, prapa të cilëve ishin Mehmet Shehu dhe Haxhi Lleshi. Në Berishë të Drenicës asokohe bëhej fjalë se ishin arrestuar 300 vetë që ishin në lidhje me Rifat Berishën që plumbi i UDB-së jugosllave dhe plumbi i tradhtisë së Gajrakut të Rahovecit, ia rrëmbyen jetën…” Autori i këtij libri poashtu çan rrethimin në 21 gusht 1951 në Vlashnjë të Prizrenit, ku gjatë luftimit me hordhit pushtuese jugosllave-serbe dhe shqipfolës që po ndihmonin pushtuesin, i vritet bashkëluftëtari Zeqir Sahit Uzuni nga Gjonaj, duke u përjetësuar si dëshmor i kombit, si një trim trimërish, si një luftëtar luftrash. Poashtu pati një përleshje me forcat pushtuese jugosllave edhe në rajonin e Brodit të Prizrenit – Sharr 1953, ku dezerton nga misioni çlirimtar Ramadan Dauti dhe këtë tradhti as varri nuk ia fal! thoshte Shabani.
Në kapitullin XXII autori edhe pse në pensionim bënë një aktivitet të ngjeshur gjatë viteve 1985-1995, veprimtari kjo e cila ishte përcaktuar nga ministri Hekuran Isai për tu aktivizuar në punën edukuese me forcat kufitare e me forcat mbështetëse artileri-mitralere në qëndrat e stërvitjes të komandave të kufirit përballë Jugosllavisë, që nga Shkodra e Vërmoshi e deri në Pogradec. Veprimin tjetër ma caktuan, ma ngarkuan organizatat atdhetare nën robrin jugosllave: ”Organizata Bashkimi i Trojeve Etnike”, që drejtohej nga Ruzhdi Saramati dhe zëvendësi Avdi Ibrahimi. Po japim si më poshtë shkrimin e autorit Shbana Braha të Librit: “Midis jetës dhe vcekjës” në faqet 417 dhe 418, çka shkruan ai pë bashkëveprimtarin e tij me ”Organizata Bashkimi i Trojeve Etnike” .
libri_pje_02Pastaj: ”Lvizja Popullore e Kosovës” që në kontakt me mua ishin Xhavit Haliti dhe Azem Syla, me “Frontin e Rezistencës” erdhën në kontakt me mua Mentor Kaçi dhe Fatos Aliu. Në këto rrethana shprehet autori i librit: ”… Vazhdova të jem në veprim njëri nga kuadrot ushtarake të Lëvizjës së armatosur në kontakt me: Xhavit Halitin, Azem Sylën, Ali Ahmetin, Bardhyl Mahmutin, Ibrahim Kelmendin, Sabit Gashin, e Fatmir Humollin, Sabri Durakun, Ruzhdi Saramatin e Avdi Ibrahimin, Sejdi Veselin, Skënder Hasimin, Halil Bicin etj.Bërthama e kësaj veprimtarie u ruajt duke dhënë kontributin e vetë, ku personalisht baci, Shaban mori masat frymëzuese, organizuese dhe të përgaditjes luftarake të njësiteve guerile në thellësi të formacioneve luftarake të UÇK-së,ku rrëfen autori se dy here kishte hyrë në kontakt edhe në grupin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.
pjese_nga_libri1Po kujtimet e ngjarjeve të mëdha, dhembjet dhe përjetimet e fatit të mbar shqiptarëve janë më shum se dhimbje. Përgëzoj librin, i uroj shëndet dhe shum libra tjerë ta shohin dritën në të ardhmën sepse kur e vret armikun me pend edhe me pushkë e ke vrarë përgjithmonë siç është në këtë rast krijuesi Shaban Braha. Nuk kam çfarë të shtoj tjetër në këtë vështrim libri ”Midis jetës dhe vdekjes” është vërtet një libër vlerash, që ka marrë vulën e ndriçimit të kujtimeve të luftës çlirimtare, me domëthënie historike. Ndihem shumë i knaqur që kam fatin ta pasuroj biblotekën time personale me këtë libër, që u shkruajt nga mendja e ndritur dhe dora e artë dhe panda shkëlqimtare e Shaban Brahës, të cilin liber do ta ruaj me kujdes si gjith librat tjerë të këtij autori. Uroj që ky libër të pasuroj edhe vitrinat e lexuesve të vëmendshem, këtë mision i ka vënë vetës, sepse ky libër është me vlera të mëdha historike dhe artistke. Për më tepër, autori tregon shkathtësi të vërtet në artikulimin e idesë së tregimit.Në tekstet prozaike të kësaj vepre në çdo kapitull veç e veç autori arrin të krijoj ndenjen e të madhërishmës gjatë të rrëfyerit, fitohet përshtypja që cak kryesor e ka të potencoj realen dhe ndenjen e heroizmit, atëherë del se autori gjakon me anë të tregimit të shpreh idealin prometheik, ku individi duhet të flijohet për të mirën e përgjithshme. Prandaj nga ky vështrim libri në analizën e kritikës të tregimit të bacit Shaban ka shumçka që do të mund të veçohej si cilësi narrative, si origjinalitet dhe si tipar i individualitetit të krijuesit, rezulton në kualitet, çka edhe imponohet që ky libër të lexohet me një vëmendje dhe me një frym nga lexuesi.

Shperndaje ne
Updated: 13 Korrik, 2015 — 13:35

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.