Shqiptarët, … për Evropën e krishtere.

Ismail_Kadare_005Bisedë virtuale me Kadarenë !

I nderuari Kadare , neve na ka humbur durimi ; jo sepse prisnim ndonjë mrekulli gjatë këtyre por së paku mendonim të jemi afër këtij populli të hutuar. E menduam dhe e çmenduam; dhe gjithmonë po -ja na jepte krihë , se duhej të bënim diçka të ndritur .

Do të ju citoj, se neve na humbën fjalët. Po kush jemi ne ? As më pak e as më shumë se qytetarët shqiptar të Kosovës që mendojmë ashtu si ju :“ Muzika ngjan si e njohur. Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa. Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë. “ 

“Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste. Në këtë përgatitje, po ta hulumtosh tani do të gjesh paradigmat e vjetra: Njëra prej tyre është identiteti joevropian i shqiptarëve. Shqiptarët, turq të ardhur nga Anadolli. Shqiptarët, myslimanë, mish i huaj për Evropën e krishtere.” – ne vet po e vërtetojmë se nuk jemi Europë !

 Ti na thua “Me fjalë të tjera të shtrojmë pyetjen se mos vallë gjithë këto vite, madje disa shekuj me radhë nuk e paskëshim ditur ç’kemi qenë? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanë gënjyer poetët, nga De Rada te Naim Frashëri, që të kujtojmë se jemi ata që s’jemi? Dhe prapë mund të vazhdonim. Mos vallë më 1990, kemi lëshuar britmën e gabuar “E duam Shqipërinë si Evropa?”Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?”Shkurt mos jemi ata që s’jemi? “ … por ne s`kuptojmë , që“Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. “   Por ç ti bëjmë që “Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia.” 

A, mos ndoshta: “Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine. Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, , që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi.” Edhe sot po dalldisemi pas bejtexhinjve. Ti na thua:  “Letërsia e bejtexhinjve , paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën), u pa se si ana shoqërore, si ajo erotike, ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit, për shembull, s’ishte aspak erotizëm normal, por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej, madje mund të quhej tepër e përparuar, për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Evropës së sotme! “ por ne shtiremi se gjëja nuk kuptojmë “E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë.

Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë. “ Sa mire e thua ! Dhe na forcuan me ngulm , me vite , me shekuj “. Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor. “Çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët”me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme. Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. “ Po na ku ishim? nuk guxonim të mendonim shqip dhe duhej të kërcenim ashtu s ii binte defit a tarabukut ai teri aziatik.

Ne e dinim që “Parashikoheshin skenarë ogurzinj me trekëndësha islamikë, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj. E gjithë kjo në pritje të çastit fatal, kur rebelimi shqiptar do të shpërthente. Ai rebelim do të paraqitej si luftë për islamin, e jo si luftë për liri. “ dhe ja që po balalfaqohemi me frigën tonë të dikurshme. Zoti Kadare edhe nga Shqipëria po na vijnë zhurma që nuk kuptohen qartë : . Nostalgjia e tërthortë që po shfaqet sot tek ne për otomanizmin nuk është vetëm e habitshme. Ajo është në radhë të parë poshtëruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, që përherë e më shpesh shfaqet në trojet shqiptare. Shtatorja që iu ngrit në qendër të Tiranës, më 2001, një shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenë fyerja më e madhe për kryeqytetin e shtetit, për historinë dhe ndërgjegjen shqiptare. Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit të vet. Bashkia e Tiranës, e drejtuar në atë kohë “nga haxhi qamilët”, siç i cilësoi me të drejtë arkitekti Maks Velo, e ngriti atë shtatore natën dhe pa lajmëruar askënd, si keqbërësit. Banorët e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnë mend njeriun që printe vallen rrotull shtatores atë natë.” Na falni Zoti Kadare që iu prishëm qetësin e mesnatës !

Fahri Xharra. 09.07.15 Gjakovë
 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. Lexova diçka të mahnitshme, shumë të rrallë,që depërton në thellësinë e shpirtit, për të ngritur ngadalë shqetësimin, deri në revoltë të fuqishme, për një “grusht” të fuqishëm, që të thyejë edhe metalin më të fortë.Kjo që lexova është për lëvdatë, për një urim publik,është një thirrje e zëshme për pastrimin e ndërgjegjes,ose për kthimin e saj, tashmë të dyndur në arrësi të një kohe të trishtueshme.Mendonim,nga shumë vite e shekuj të shkuar,se agu i një dite do t’ia behë,pikërisht atëherë kur do kemi një shans real për të thyer çdo kufi, tokësorë e ideorë, për të hapur një portë, të kyçur të të njëjtës shtëpi, të emërtuar,s’e mban mendja se kur, Evropë,shtëpi kjo që ndjehej dhe përjetohej e gjymtë, në atë mungonin trashëgimtarët e popullit të lashtë pellazg dhe ilir.Shih çudinë, mu kur pranvera kishte ardhur, dhe kur lulet do të stolisnin ngutshëm trojet tona, ne,po kush tjetër?!filluam prapësimin në skëterrën e shekujve të kaluar/!/,vallë ku do të përfundojë kjo,pyetje për të vrarë ndërgjegjen tek ata që ende ecin mbrapsht në një ale, në të cilën nuk duhet të ketë kthim mbrapa, por vetëm marshim përpara.

  2. Pershtypjet tona dhe vizioni yne duhet te fokusohet mbi vlerat tona te krishtera nepermjet Krishtit e jo te lihen anash ato dhe te ngujuara ne fe katolike, ortodokse e protestante nder shqiptare, ne menyre qe njollat e se keqes; homoseksualiteti, pedofilia, poligamia, blasfemia, trushperlarja dhe ndikimi i pushtuesve osmanlinj, bashke me fene e tyre islame ne fryme djallezore te tyre nga njerezit e erresires te shekujve te kaluar dhe shek.XXI, duhet demaskuar me ane te fjales se vertete dhe historise sone te qendreses mbi shkembin e jetes; GJUHEN TONE, TOKEN TONE-ZOTINE TE GJALLEVE- ZOTIN TONE!

Lini një Përgjigje te fatmir Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.