Patriotizmi i shqiptarëve

SHQIPJA_ETNIKE_03xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Në kohët e fundit patriotizmi tek ne është shtuar dukshëm dhe do të presim momentin deri kur edhe politikanët tanë të ndjekin rrugën e patriotizmit , jo atij patriotizmi fallco por patriotizëm origjinal .

Në rrjete sociale mund të shohësh që patriotizmi është shtuar por a është ky patriotizëm i vërtet ?

Nuk mundemi ne që ta dijmë a është patriotizëm i vërtet sepse në jetën reale një njeri mund të mos interesohet fare për çështjen kombëtare kurse në internet ai bën ç’mos për të treguar se është shqiptarë me një zemër “te madhe” por jo nuk është fare e vërtet .

Une tani mund të them se cili gjest është patriotizëm i vërtet :

Patriotizëm i vërtet është kur me zemër interesohesh për çështjen kombëtare .
Patriotizëm është (në shumicën) e kohës kur shkruan për historinë tonë shekullore duke e përdorur me mjeshtëri fuqinë e pendës , si armë e fortë . Unë jam një djalë 13 vjeçar ku mirrem me çështjen kombëtare dhe jam krenar që mirrem me të ku përdorë fuqinë e pendës time me të gjithë zemrën time .

Patriotizëm është kur mbron kombin tënd nga çdo armik me shpresën se mund ta udhëheqësh vendin me një kujdes të madh .
Patriotizëm është kur përdorë mjete të ndryshme për të kontribuar në një mënyrë të mirë për atdheun tënd dhe jo të përdorësh ato mjete për qëllime fitimprurëse .

Këto që përmenda më lart janë vetëm disa nga mënyrat e patriotizmit ku të paktën kam frikë që e ushtrojnë vetëm 10% e popullsisë dhe jo më shumë .

Ne mundemi që ti ushtrojmë procedurat më lartë , por vetëm a ke zemër të mirë që ta bësh një gjë të tillë . Po ne mundemi në të vërtet por ne nuk dëshirojmë që t’i përdorim për të mirë .

Nuk të bën patriot gjesti që të fyesh me komb me fe , kulturë , zakone serbin , grekun apo maqedonin . JO JO vëllau im . Patriot nuk të bën fakti të djegësh flamurin e armikut dhe ta shqyesh atë .

Patriot të bën gjesti që me të gjithë zemrën tënde ta duash atdheun tënd dhe të kontribosh për të në mënyrë të duhur edhe sikur të të duhet të japësh edhe jetën .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.