“Viktima”që “dashurohet” me pushtuesin

Sarteri_viktimat“I urrej viktimat që respektojnë ekzekutorët e tyre” (Jean Paul Sartre) .

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Kjo është duke i ndodhur pikërisht popullit shqiptarë që ka një histori shekullore dhe ne jemi krenar që kemi nje kësi historie shumë shekullore dhe jemi krenar që flasim gjuhën më të lashtë në botë pra gjuhën më të bukur në botë , Gjuhën Shqipe .

Po t’i themi shqiptarëve se kush ishte pushtuesi ynë pesë shekullorë ata sigurisht do të thonë se ishte Perandoria Osmane , ajo e cila na ka pushtuar e masakruar për më shumë se 500 vjet nga viti 1385 deri në vitin 1912 .

Dua që të futem pak në histori dhe t’i sqarojë disa gjëra ku i sqarojë për shqiptarët . pra për një pjesë të shqiptarëve që thonë se Turqit i kemi “vëllezër” por unë mendoj se duhet të mos nguten kur thonë në këtë mënyrë .

Por ne që e dimë historinë tonë shqiptare e dimë se pushtimet që ne i kemi pësuar në territorin tonë shqiptarë kanë qenë goditje të rënda .

Turko – Osmanët sic e dimë ne na kanë masakruar për më shumë se 500 vjet . Në betejën e Dardanisë e cila është zhvilluar më 28 qershor të vitit 1389 ndërmjet forcave të koalicionit dhe ushtrisë osmane ku forcat e koalicionit kishin të paktën 40.000 ushtarë kurse osmanët kishin më shumë se 100.000 ushtarë të armatosur deri në dhëmbë .

Në atë betejë të përgjakshme janë vrarë shumë ushtarë edhe në anën e forcave të koalicionit edhe në anën e osmanëve dhe të gjitha këto vrasje që osmanët i kanë bërë tek koalicioni kanë qenë edhe princat arbëror që kanë dashur t’a largojnë pushtuesin shekullor pra Perandorinë Osmane nga trojet e tyre por nuk është vetëm kjo betejë që ne kemi bërë ndaj osmanëve të tmerrshëm pasi që është zbuluar edhe një letër e një ushtari osman ku thotë se Ata (osmanet) i kanë vrarë ose i kanë masakruar më shumë se 500.000 shqiptarë .

Perandoria BOTHMANE gjatë 5 shekuj sundimi nuk e lejoi ASNJË shkollë në Gjuhën SHQIPE!!! E në të njëjtën kohë lejuan mbi 2300 shkolla turke, sllave dhe greke. Ata që i quajnë këto flliqsina “hero” e përqafojnë asimilimin dhe zhbërjën e etnisë Arbëneshe (Shqiptare). Nuk ka pushtues të mirë!!! (Viktor Paloka) .

E pamë që Osmano – Turku Ahmet Davutoglu ka thënë :
“Po punojmë në të gjithë ballkanin sidomos në Bosnjë , Maqedoni , KOSOVË dhe SHQIPËRI që të ketë një rilindje të kulturës osmane” .

Tashmë turqizimi ndaj nesh vec sa ka filluar duke filluar që në 38 komuna të Dardanisë gjuhë zyrtare të jetë Osmanishtja – Turqishtja .

Ne kurrë nuk duhet të lejojmë që ne të turqizohemi në një mënyrë apo në një tjetër dhe i bëjë thirrje disa hoxhallarëve se shqiptarët kanë prejardhje nga Pellasgo – Yllirët dhe jo nga Turko – Osmanët ( e kam fjalën për shqiptarët e Dardanisë) .

Nuk ka pushtues të mirë .

Shperndaje ne
Updated: 29 Prill, 2017 — 10:49

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Si shpërblim për turqit osmallinj që vranë gjuhën shqipe po ringrini turqishte-vrasësen mbi truallin shqiptar? U shofshi e këmbë mos ngelshi o fare e keqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.