Kongresi i Lushnjës (1920)

kongresi_lushnjes_delegatest_01

                                     Delegatët e Kongresit të Lushnjës – Janar 1920.

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Pushtuesit italianë u përpoqën të rritnin ndikimin e tyre në Shqipëri dhe të vinin nën kontroll qeverinë e Durrësit , ndërkohë që qerveria serbe përkrahte Esat Pashë Toptanin .

Më 28 nentor 1919 kur po festohej shpallja e Pavarsisë në Vlorë , populli shqiptarë u përlesh me italianët .

Ngjarjet rrodhën aq vrrullshëm sa që u be e domosdoshme thirrja e një Kongresi kombëtar , për të zëvendësuar qeverinë e Durrësit e cila ishte bërë e paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare .

Kongresi u mbajt më 21 – 31 janar 1920 ku në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga viset e ndryshme të vendit .

Kongresi kundërshtoi planet e Konferencës së Paqes për copëtimin e Shqipërisë . Ai u shpreh për Pavarsinë e plotë të Shqipërisë dhe për tërësinë tokësore të vendit . Kongresi i bëri një protestë kryetarit të Konferencës së Paqes ku thuhej se shqiptarët ishin të gatshëm për të sakrifikuar veten e tyre dhe të derdhnin edhe pikat e fundit të gjakut për vendin e tyre dhe ishin kundër copëtimin të vendit të tyre .

Kongresi i Lushnjës vendosi krijimin e organeve të larta drejtuese të shtetit shqiptarë . Ai zgjodhi një Këshill të Lartë prej 4 vetash të përbëre nga Aqif Pashë Elbasani , Mihal Turtulli , Luigj Bumçi dhe Abdi Bej Toptani .

Gjithashtu , Kongresi vendosi të zgjidhte një Këshill Kombëtar prej 37 antaresh , i cili do të kryente të gjitha funksionet e parlamentit .

Keshilli i lartë kryente detyrat të shtetit , kurse Këshilli Kombëtar ushtronte pushtetin ligjvënës dhe kontrollin mbi qeverinë e vendit .

Kongresi i Lushnjës e quajti qeverinë e Durrësit të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare , prandaj edhe qeveria e Durrësit u rrëzua e tëra . Qeveria e re që u zgjodh , kryesohej nga Sulejman Delvina .

Në këtë qeveri morën pjesë disa nga ministrat e qeverisë së mëparshme . Kongresi i Lushnjës vendosi që organet shtetërore t’i kishin selitë në Tiranë ku dhe kryeqytet i Shqipërisë u bë Tirana që edhe sot kryeqyteti e Shqipërisë së sotme .

Vendimet e Kongresit të Lushnjës patën një rëndësi historike për Shqipërinë dhe për tërësinë tokësore të shtetit shqiptarë ngase janë mbrojtur interesat kombëtare të vendit dhe u vendos një rregull i ri tek shteti shqiptarë .

Shperndaje ne
Updated: 14 Korrik, 2015 — 14:17

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.