Çerçiz Topulli , hero i kombit shqiptarë

12ceta_cerqiztopullit“Edhe kjo është tokë shqiptare” – ka thënë Çerçiz Topulli para se t’a pushkatonin në Shkodër .

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Çerçiz Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhe u vra më 15 korrik 1915 në Shkodër . Ishte një shkrimtar , atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare shqiptare . Luftoi si një trim i vërtet kundër sunduesve osman ku më së shumti ka vepruar me çeta të armatosura ku më së shumti ka luftuar në Korçë dhe në Gjirokastër dhe ne të gjithë Shqipërinë e Jugut .

Çerçiz Topulli pasi që dënonte administratën osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputet nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e pavarur dhe e lirë .

Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë është që të kapnim armët dhe të bëjmë një kryengritje të përgjithshme të armatosur dhe ftonte të gjithë shqiptarët që të dilnin në kryengritje me armë në dorë për çlirimin e Shqipërisë .

Çerçiz Topulli mori pjesë në klubin e fshehtë “Për Lirinë e Shqipërisë” dhe mjedisi familjar ku u rrit dhe vëllau i tij Bajo Topulli ndikuan që ai të bëhej një atdhetar i madh dhe i shquar .

Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës çeta e Çerçiz Topullit në pranverë të vitit 1908 , vrau komandantin e xhandarmërisë turke i cili terrorizonte shqiptarët dhe i përndjekte ata .

Në korrik të vitit 1906 , çeta e Çerçiz Topullit vrau mitropolitin grek i cili kishte dorë në vrasjen e shkrimtarit patriot Papa Kristo Negovanit dhe disa bashkëfshatarëve të tij .

Pas fitores së Revolucionit xhonturk të 1908 , Çerçiz Topulli punoi për hapjen e klubeve patriotike dhe të shkollave shqipe në viset e ndryshme të nënës Shqipëri . Në shoqeritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë .

Pas shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë , më 28 nentor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit dhe luftoi deri në fund për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut , për sprapsjen e grekëve nga jugu i Shqipërisë dhe kundër rrebelimit të Haxhi Qamilit .

Për 20 vjet eshtrat e këtij heroi ishin të pavarrosura deri kur në vitin 1936 ato u zbuluan nga Javer Hrushidi i cili ishte mik fëmijërie me Çerçizin . Në zhvarrimin e eshtrave të tij mori pjesë edhe Enver Hoxha .

LAVDI veprës dhe jetës së këtij heroi .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.