ALUSH KRYEZIU EMER KRYENGRITËSI PËR BASHKIMIN E KOMBIT

uck_emblemare

Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Për popullin shqiptar të pushtuar nga jugosllavo-serbo-malazezo-maqedon, të gjitha stinet e viteve ishin të përgjakura.

Historikisht është dëshmuar se shqiptari nuk ka qënë asnjëherë luftënxitës, por ama sa herë që të huajt – pushtuesit – ja kanë imponuar, ai ka ditur të përballet me heroizëm. Në heroizëm të tillë ranë me dhjetra shqiptar. Një heroizëm të tillë për çlirim dhe bashkim kombëtar shqiptar tregoi edhe Alushi.

alush_kryeziuALUSH Nezir KRYEZIU, u lindë më 19. 10. 1959 në fshatin Pagarushë të Malishevës familjes Kryeziu, i’u shtua edhe një gëzim, fëmija i pestë dhe i fundit me radhë, nga dy vëllezërit dhe dy motrat. Alushi nuk kishte më shumë se, dy vjet kur i vdes babai dhe barra për kujdesin ndajë fëmijëve i bjen nënë Rabishes.

Liri është pikënisja e atdhetarit. Në portat e historisë mund të hysh pa trokitur. Duke njohur komandantin e Njësitit Gueril, “Zjarri 003″ në kuadër të Lëvizjes Guerile “Shqipet e Lirisë”. Çdo tregim për Alushin të magjeps pamabarimisht. Figura e Alushit na ka frymëzuar tërë jetën, duke na treguar se si luftohet, veprohet e vdiset për çlirimin e bashkimin e Atdheut Shqiptar. Ndjehemi krenar për Alushin për komandantin ton trim e patriot. Skamja dhe vështirësitë e jetës e burrëruan para kohe atë, Pagarusha martire, kaherë, ishte, bërë çerdhe dhe strehë e shumë trimave të lirisë, ku qëndrimi me burra dhe pleq të moshuar në oda e bënë Alushin që të mësojë për shumë trima dhe të ushqejë ndjenjën e atdhedashurisë, ku edhe mori hisen e vet të dijeve dhe frymëzimit, për heronjët dhe martirët e Kombit.

Nga, Pagarusha familja e tij, vendoset në Arbanë të Prizrenit, aty Ai mbaroi tetëvjeçaren. Kushtet e vështira jetësore e penguan ta vazhdojë shkollën e mesme.

Falë talentit të tijë prej rapsodi popullor, ishte mjaftë i kërkuar në dasma e gazmende shqiptare. Me këngët patriotike dhe melosin e bukur i ndizte flakë zemrat e popullit për atdhedashuri. Me guximin e tijë Ai sfidonte armikun dhe dredharët e shitur, ai me shumë dashuri dhe shumë burrëri këndonte mes odave të burrave, në mes të rinjëve, mes miqesh e dashamirëve të këngës atdhetare, mbante gjallë ndjenjën e atdhedashurisë dhe sakrificës së martirëve të lirisë për Çlirmin dhe bashkimin kombëtarë. Me afsh të madhë i këndonte veq tjerash edhe këto vargje:

”Se Shqiptari dy gëzime i ka, Nja kur lindë tjetrën n’luftë me ra.” Ose:
“Aty ku bjen gjaku i shqiptarit, bjen në tokë me bi përsëri.”

Me makinën e tijë “taxi” ndihmonte të varfër, i gjendej në ndihmë karvanit për pajtimin e gjaqeve, protestuesve, gjendej në demonstrata, në varrime të dëshmorëve… ndjente një urrejtje të madhe ndajë pushtuesit, asnjëhere nuk dorëzohej, me trupin e ti prej atleti gjithmonë sfidonte armikun, armën e tijë asnjehere nuk e largonte nga brezi duke treguar se shqiptari asnjeher nuk dorëzohet.

Për këto vyrtyte që kishte Alushi. Lëvizja ilegale “Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve“ kishte fituar besimin e paluhatur tek ai dhe kishin vendosur që atë ta anëtarësonin në radhet e veta. Kështu më 28 nëntor 1987, Shtabi i brigades 28-te cakton atë në detyrën e komandantit të njësitit gueril “Zjarri 003” për në qytetin e Prizrenit. Kjo rrugë organizative e qëndresës aktive pa dyshim se ishte e vështirë dhe duheshin sakrifica të mëdha, porse nuk kishte se si bëhej ndryshe: Liria pa gjak nuk fitohej. Këtë kushtrim e kishte dhënë pushka e lirisë së Tahir e Nebih Mehës, nga Prekazi i përflakur, nga ku kombit shqiptar i bëhej e ditur se me jugosllavo-serbin nuk ka zgjidhje tjetër përpos luftës çlirimtare. Kjo tashmë ishte bërë moto për Alushin dhe shokët e tij që po vepronin në këtë drejtim.

Të gjitha këto aktivitete atdhetare të Alush Kryeziut, kishin rënë në sy të spiunëve, dhe një ditë prilli, saktësisht, me 19. 04. 1992, aty diku kahë mesnata në lagjen “Ortakoll” rruga “Gjerdapi” afër banesës numër VII/5 në Prizren, atij i vihet prita. Patrulla e Policisë serbe, të cilës i printe Zvonimir Gjuroviqi, nga mbrapashpina me rafale automatiku e qëllojnë për vdekje Alush Kryeziun. Falë shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë së tijë, Alushi me revolen që kurrë nuk e hoqi nga brezi dhe për të cilën gjithmonë thoshte: “ këtë e kamë babë e nanë” dhe se “Shqiptari në kohë okupimi pa armë në brezë, nuk është asgjë tjetër veqse kufomë e gjallë!” Arriti ta plagosë rëndë policin Zvonimir Gjuroviq. Për gjashtë orë rreshtë, rojet e vdekjes, policia e armatosur deri në dhëmbë, e mbajnë trupin e plagosur të Alushit, duke mos pasur mundësi që t’i ofrohen sepse trimi në asnjë moment nuk e lëshoi armën e tijë nga dora, derisa i’u ndalë edhe fryma e fundit.

Kumti pikëllues për vrasjen pas shpine të Alushit e mbuloi tërë Prizrenin me rrethinë dhe mbarë trojet etnike, shqiptare. Populli si valë lumi i’a mësynë Arbanës, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit dëshmorit të lirisë, të mbështjellur me flamurin kuq e zi, Alush Kryeziut.

Shtabi i brigades 28 të Lëvizjes Guerile “Shqipet e Lirisë”, nëpërmjet përfaqësuesit të tyre, Sanije Gecit, mbajtën një fjalim ku asokohe thuhej: “…Qëndresa prej heroizmi të pashoq nga Alushi, po i jep fuqi e guxim të pashembullt popullit shqiptar dhe bashkë luftëtarëve të tij në këtë pranverë të përgjakur drejt përgatitjes për luftë të mëtejme shumëdimensionale kundër pushtuesit gjakatar jugosllavo-serb. Kështu Ai, po e jepte lajmin duke na bërë të ditur edhe njëherë se me jugosllavo-serbin nuk ka zgjidhje tjetër, dhe kjo zgjidhje e imponuar është vetëm lufta për liri e bashkim kombëtar e të gjitha trojeve shqiptare me shtetin amë SHQIPËRINË. Patllakja e Alushit dha kushtrimin për luftë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kishin shkelur tokat tona stërgjyshore me çizme ushtarake. Ai dha shembullin se shqiptarët e duan lirinë më shumë se jetën, andaj edhe flijohen për të…”

Në Foto: Djemtë e Dëshmorit të Kombit Alush Kryeziut, Neziri, Petriti dhe Fatbardhi

Bashkëshortja Muzafere me fëmijët: Neziri, 6 vjeq, Petritin 4 vjeq dhe Fatbardhi 8 muaj bashkë me vëllezërit dhe motrat nga të gjitha anët e Kosovës po e kthenin dhembjen në forcë edhe forcën në fitore.

Edhe pse vëllezërit e Alushit, kërkuan që të inicohet lënda në Gjykatë mbi vrasjen e Alushit nga shteti terrorist serb, kjo asnjëhere nuk ndodhi, sipas hetimeve kinse të bëra nga gjykatësit hetues të asaj kohe, nxorrën verzionin se viktima nuk ishte Alushi, por polici i cili ishte sulmuar natën kur po kthehej nga puna edhe pse nga Gjyqësia e atëhershme nuk u vu drejtësia, gjë e cila edhe nuk pritej, gjaku i Alush Kryeziut u pagua shumëfishë nga shokët, të cilët e shkatërruan armikun deri në palcë, rezultat i kurorëzuar me fitore dhe Pavarësimin e vendit, duke realizuar ëndrrën e Alushit dhe shumë shokëve tjerë…

Të kujtosh e të nderosh ata që dhanë jetën për liri, është një detyrim i brezave. Ndaj këto pak rreshta që po u kushtojmë në faqet e këtij shkrimi, kur po përkujtojmë 19 vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit tone të nderuar Alush Kryeziut, është një shënjë respekti që meritojnë dëshmorët e lirisë të të gjitha kohëve. Ata përbëjnë vlera në traditën liridashëse në mbarë atdheun e shqiponjave.

Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Alushit!

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.