Sa afër nesh, Afërdita dhe Jupiteri !

(“Para disa ditësh ka ndodhur konjuksioni ( lidhja )mes Jupiterit dhe Afërditës, kjo është një shenjë se këta dy perëndi do ta kenë pushtetin, dhe besëlashta do të triumfojë sërish. Populli shqiptar do të shpëtojë. “ nga Filloreta Rexhepi )

Venera dhe Jupiteri në konjukcion me 30 Qershor 2015, foto e shkrepur nga Mohamad Fadzli , Malejzia . Venera ( Afërdita ) është më e ndritshme Hënat e Jupiterit shihen gjihashtu 

Lidhja e yjeve: Astronomet e kanë festuar së bashku me mediat sociale një takim të rrallë në mes Afërditës (Veneres) dhe Jupiterit . Ndodhi e rrallë.
Edhe pse janë largë ndëveti për rreth 670 milon kilometra , t ë dy Perenditë ( planetet) ishin shumë afër njëri tjetrit ,ku shiheshin me sy ( pa mjete skopike afruese ) edhe nga Kosova.

Ky afrim yjesh , kjo valle planetesh shihej dhe kremtohej në të gjithë botën e civilizuar
Korriku i vitit 2015 mbahet në mend për mundësinë që na dhurojnë këto planete , duke iu afruar aq shumë tokës, aq sa ne t`i shohim “valet “ e tyre Mbremjet e planeteve në Korikun që jemi: – Afërdita me shkelqimin e saj nga muzgu deri gati në mesnatë – Jupiteri me shkelqimin e tij nga muzgu e deri gati në mesnatë

-Marsi i humbur në shkëlqimin e lindjes së Diellit -Saturni nga rënja e natës e deri tek mëngjesi i herëshëm

Me një teleskop klasik , shihet Saturni dhe vallja e tij me Hënat e veta

Ishte koha e mrekullueshme të shihet Saturni në qiellin e natë, përderi sa Toka ishte futur në mes tij dhe diellit. Kjo foto e shkrepur me 13, Qershor 2015

 *Shenimet dhe fotot e mledhura nga shtypi i civilizuar perëndimor dhe revistat profesionale astronomike që neve ne mungojnë *

Fahri Xharra, 19.07.2015. Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 19 Korrik, 2015 — 06:21

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.